E Hënë, Qershor 24, 2019
A- A A+

A është ë vërtetë se i kanë bërë maxhi Pejgamberit a.s.?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Pyetje:

 

Selamu alejkum

Desha ta pyes hoxhen: a është ë vërtetë se i kanë bërë maxhi Pejgamberit tonë dhe kur del njeriu prej imani nëse kërkonë sebeb te ndonjë hoxhë çka fryn bëhet fjalë për një njeri të sëmur.

Allahu ju shpërbleft.

 

Përgjigjje:

 

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri  në ditën e gjyikimit.

Në hadithin që shënon Buhariu dhe Muslimi nga Aisha e cila thotë se një njeri prej Jehudive prej Benu Zurejk i njour me emrin Lebid  b. A’sam i bëri maxhi të Dërguarit të Allahut gjersa i dukej se po bënte mardhënje me grat e tij ndërsa ai ne realitet nuk e vepronte një gjë të tillë. Gjersa i Dërguari i Allahut një ditë apo një natë ishte tek unë dhe ju lut Allahut shumë pastaj më tha. Oj Aishe a e ndjeve se Allahu mu përgjigjë në atë që kërkova prej tij?. Më erdhën dy njerëz, njëri u ul tek koka ime ndërsa tjetri tek këmbët e mija dhe njëri i tha tjetrit. Çka ankon ky njeri. Tjetri tha: këtij  njeriu iu është bë maxhi. Tha kush i ka bë maxhi. Tha: Lebid  b. A’sam. Tha në çka?. Tha në flokët e rame nga të krehurit dhe në mbështjellësin e frytit të hurmës. Tha ku është ai?. Tha në pusin Dhervan. Erdhi i Dërguari i Allahut në mesin  e njerzëve prej shokkve të tij dhe erdhi tek unë e më tha. Oj Aishe uji i atij pusi është bërë i skuqur dhe majet e hurmës janë bërë sikur koka të gjarpërit. Aishja thotë ju drejtova dhe i thashë: O i Dërguaru i Allahut a nuk e nxorre maxhin prej atij vendi. Tha: Allahu më shëroi nga kjo dhe urreja që mos po ju bëjë dëm me të më shumë njerzëve. I Dërguari i Allahut rudhëroi që të nxjerret maxhia dhe të varroset.

Kuptimi i këtij hadithi:

Jehudët Allahu i mallkoft ranë në ujdi  me Lebid  b. A’sam i cili ishte prej maxhistarve jehudi që ti bënin maxhi të Dërguarit të Allahut dhe të ja japin Lebidit tre dinar. Vërtetë ky maxhistar arriti ti bëjë magji të Dërguarit të Allahut duke i mar disa nga flokët e tij. Thuhet se këto i ka marr përmes një shërbëtores së vogël e cila shkonte në shtëpit e Pejgamberit dhe me këto flokë lidhi disa nyje të maxhis dhe e vendosi në pusin Dhervan.

Sipas përmledhjeve së të gjitha hadthive vërehet se kjo lloj maxhie ishte maxhia që i bëhet për ndalimin e mardhënjëve me gruan e tij. Të Dërguarit të Allahut ju paraqiste se ka mundësi të bëjë mardhënje me njërën prej grave të tij dhe kur i arohej nuk kishte mundësi të bëjë mardhënje me të. Ky lloj maxhie nuk kishte prek në logjikën e Pejgamberit e as në sjelljet e tij por ishte i veçant për atë që cekëm më lart.

Po ashtu sipas të gjitha rrugëve të haditheve që flasin në këtë temë qëllimi i jehudive me këtë maxhi ndaj Pejgamberit ishte mbytje e tij dhe vërtetë ishte një maxhi prej maxhive më të rrezikshme. Sepse ka prej magjis që e mbyt njeriun. Por Allahu e mbrojti të Dërguarin e tij dhe nuk arritën që të bëjnë magjin për mbytjen e Pejgamberit por e bënë magjin që mos të ketë mundësi të bëjë mardhënje me grat e tij. Thuhet se kjo magji i ka zgjatë të Dërguarit të Allahut 40 ditë por ka edhe mendime tjera. Allahu e di më së miri. Por ajo që është e vërtetë në këtë se jehudit janë munduar që ti bëjnë maxhi Pejgmaberit me qëllim të mbytjes së tij por Allahu e mbrojti atë dhe si shkak i kësaj zbritën suret Kul eudhu bi rabil felek dhe kul eudhu bi rabinnnas.

Ndërsa sa i përket njeriut i cili shkon tek ndonjë i quajtur hoxhë për shërim themi se ai i cili shkon tek ndonjë magjistar apo falltor dhe i beson në atë që e thotë ai ka mohuar atë që iu është zbrit të Dërguarit të Allahut. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ kush shkon te një falltor apo te një magjistar dhe i beson atë që e thot ai ka mohuar atë që iu është zbrit të Dërguarit të Allahut”. Ndërsa ai që shkon dhe nuk i beson por vetëm e ndëgjon ati nuk i pranohet namazi 40 ditë.

Mburoja e Myslimanit