E Hënë, Qershor 24, 2019
A- A A+

Ja kam nis mu falur por i kam vetullat e ngjirosura i kam ra shumë pishmon qe e kam berë kete!

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Selamun alejkum desha nje pytje nese ka mundsi allahu ju shperbleft. Ja kam nis mu falur por i kam vetullat e ngjirosura i kam ra shumë pishmon qe e kam berë kete, jam pendue shumë por nuk e di a ma pranon Zoti ketë namaz

 

 

Përgjigjje

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Allahu me mëshirën e Tij ka hap derën për pranimin e pendimit të robërve të Tij. Çdo njeri ka mundësi që të bëjë mëkate qoftë me vetëdije apo pa vetëdije dhe nuk ka njeri i cili nuk ka ndonëj mëkat sa do i devotshëm të jetë. Allahu thotë në në njëj hadith kudësij: “Sikur robërit e mi mos të bënin mëkate do ti shkatërroja ata dhe do të sillja disa të cilët bëjnë mëkate dhe pastaj kërkojnë falje tek Unë dhe unë ua fali mëkatet atyre”. Allahu thotë: S'ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqiat.( hud 114). Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.( nisa 31). Po ashtu Allahu thotë: Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!"( zner 53). Transmetohet nga Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Pesë namazet xhumaja prej xhumas, ramazani prej ramazanit, shlyejnë mëkatet që bëhen ndërmjet tyre nëse njeriu iu largohet mëkateve të mëdha”. ( Muslimi).

Andaj të gjitha këto argumente tregojnë se Allahu pranon pendimin dhe besimtari duhet të jetë optimist në mëshirën e Allahut dhe të kërkoj falje tek Ai. Andaj ajo qe ke cek në pyetje ska dyshim se është një mëkat por nëse njeriu pendohet tek Allahu, Allahu pranon pendimin e tij nga çdo mëkat.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit