E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

A egzistojnë magjitë për të ftohur një çift.p.sh burr e grua ?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Selam alekum  desha të dijë a egzistojnë magjitë për të ftohur një çift.p.sh  burr e grua

Përgjigje

Falënderimi  i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri  në ditën e gjykimit.

Po ekzistojnë magjitë për të ftohur çiftin bashkëshortor dhe ka mundësi të arrij deri të ndarja e tyre dhe kjo është vepra  më e dëshiruar për shejtanin. Allahu thotë në Kuran: E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t'i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre.( Bekare 102).

Po ashtu ka ardh në transmetime se  shejtani dërgon pasuesit e tij tek njerëzit për ti devijuar ata. Kur kthehen ata i pyet shejtani secilin se çka ka vepruar. Kur njëri prej tyre i thotë se kamë arritur që t i ndaj një burrë  dhe një grua, shejtani i drejtohet dhe i thotë: t i je më i miri dhe e afron afër vetës duke e lavdëruar për këtë punë që e ka bërë.

Por, muslimani i cili është i mbështetur në Allahun dhe përdorë të gjitha masat për t u mbrojtur nga këto gjëra me lejën e Allahut nuk do ti ndodhë asgjë.

Mburoja e Myslimanit