Të ndryshme

Hoxhë i nderuar kam degjuar qe meshkujt ne xhenet do te hyne me bukurine e Jusufit alejhi selam

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

Pyetje:


Hoxhë i nderuar kam degjuar qe meshkujt ne xhenet do te hyne me bukurine e Jusufit alejhi selam

Dua ta di a eshte e vertet kjo dhe a ka argument per kete nga hadithi,syneti apo kjo eshte thjesht nje thenie e ndonje dietari???

Eselamu Alejkum

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Allahu përshkruan se në xhennet do të ket fytyra të bukura dhe të ndritura. Prej ajeteve që përshkruajnë banorët e xhennetit nënkuptojmë se banorët e xhennetit janë me fytyra të bukura dhe me fytyra të ndritura.

Banorët e xhennetit do të kenë dallim mes tyre në bukurin e tyre, sipas veprave të mira që i kan bërë në këtë botë. Po ashtu ajo bukuri e cila iu është dhënë banorve të xhennetit koh pas kohe shtohet edheëmë shumë. Sikur që shënon Muslimi nga Enes b. Malik se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ në xhennet është nj treg. Në çdo ditë xhumaje banorët e xhennetit e vizitojnë këtë treg. Vie një erë nga ana e majt e cila bie mbi fytyrat dhe mbi rrobet e tyre dhe kështu banorve të xhennetit iu shtohet bukuria. Kur kthehen në familjet e tyre të bukur, familja ju thotë: për Zotin qenkeni bërë të bukur dhe të pamshëm më shumë se që keni qenë”.

Këto jan argumente të qarta se besimtari nuk hynë në xhennet në pamjen dhe në bukurin që ka qenë në këtë botë. Por do të hyjnë në një pamje dhe në një bukuri ta pa parë. Lexo këtë shprehje të Pejgamberit: “ çka syri nuk ka pa. Veshi nuk ka dëgjue dhe nuk prek zemrën e njeriut ndonjëherë.

Kanë ardh disa hadithie që tregojnë se banorët e xhennetit janë në bukurin e Jusufit alejhi selam. Por, këto hadithe të gjitha janë me transmetime të dobta. Ndoshta forcojnë njëra me tjetrën. Por, e vërteta se bukuria e banorve të xhennetit është edhe më e lart se bukuria e Jusufit. Sepse bukurin e Jusufit alejhi selam e kanë par syt e njerëzve. Ndërsa Allahu na përgzon neve me atë që syri nuk ka pa më parë.

Allahu e di më së mirë

Komentimi te shkurter te sures Ali Imran ajetet 40-41

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

Pyetje:


Selamu alejkum hoxh i nderuar jam nje besimtar musliman nga Struga,nese ka mundesi nje komentim te shkurter te sures Ali Imran ajetet 40-41!.Zoti ju shperblefte ne kete dynja dhe ne ahiret...

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Kur pa Zekerija alejhi selam se Merjemës të cilën e kishte marr në përkujdesje Allahu e furnizonte me begatit e Tij. Në dimer e furnizonte me fruta të verës ndërsa në ver e furnizonte me fruta të dimrit. Atëherë Zekerija alejhi selam lakmoi në fëmijë, sepse deri në at kohë Allahu nuk I kishte falur ndonje femijë. Zekerija alejhi selam në atë kohë ishte në mosh të shtyer dhe gruaja e tij ishte po ashtu sterile, që nuk kishte lind më herët ndonjë fëmijë. Por ai me gjithë moshën e tij të shtyrë dhe me gjithë se gruaja e tij ishte shterp, ai ju lut Allahut për një pasardhës. Ai qëndroi në mihrabin e tij, në vendin ku adhuronte Allahun dhe ju lut Allahut më një lutje në formë të fshehur “Zoti im! Dhuromë nga ana Jote një pasardhës të mirë!. Allahu tregon se si iu ka lutur Allahut për këtë fëmija që pastaj Allahu e përgëzoi këtë fëmij me emrin Jahja: E ndërsa lutej në këmbë, në faltore, engjëjt e thirrën (Zekerijan): “Allahu të jep lajmin e mirë për Jahjain, i cili do të vërtetojë Fjalën e Allahut (Isain a.s.), do të jetë një fisnik, i dëlirë dhe profet, një prej të mirëve”. ( Ali Imran 39). Pra Meleket iu drejtuan Zekerijës me një thirrje dhe ai dëgjoi këtë thirrje kur ishte duke u falur në vendin ku i bënte adhurim Allahut. E përgëzuan me një djalosh që e quajti Jahja. Thuhet se është quajtur Jahja që do të thotë “i gjallë” se Allahu e gjallëroi me iman(besim), dhe Jahja do të jetë vërtetus i asaj me të cilën do të vije Isau alejhi selam. Ibën Xhurejxh transmeton nga ibën Abasi se ka ai ka thënë: “ Jahja dhe Isau ishin djeme të Tezës mes veti dhe nana e Jahjas i thoshte Merjemës: Unë po e shoh se ai i cili është në barkun tim po i bie në sexhde atij që është në barkun tuaj. Pra Jahja ishte i pari që i besoi Isaut dhe ishte para Isaut në mosh.

Kur u realizua kjo lutje dhe e përgzuan meleket Zekerijan për djalin e tij Jahjan, Zekerija nga gzimi i madhë që kishte filloi të çuditet dhe të habitet me këtë realizim të kësaj lutje pasi që ai ishte në mosh të shtyrë dhe gruaja e tij ishte shterp. Allahu cek fjalët e Zekerijës: (Zekerija) tha: “Zoti im! Qysh do të kem djalë, kur mua më ka zënë pleqëria, e gruaja ime është shterpë?! (Engjëlli i) tha: “Kështu! Allahu bën çfarë të dojë”. ( Ali Imran 40). Pra kështu është fuçia e Allahut që nuk e pengon asgjë në realizimin e asaj që Ai dëshiron. Atëherë Zekerija Kërkoi nga Allahu që ti jap ndonjë shenjë, apo ndonjë argument që të argumentoj me të për ekzistimin e djalit të tij. Allahu i dha si argument heshtjen e tij dhe pamunëdsinë për të komunikuar me njerëz tri ditë dhe tri net, edhe pse Zekerija ishte i shëndoshdhe nuk kishte ndonjë penges në këtë më herët. Pastaj Allahu e urdhëroi që të shpeshtoj përmendjen dhe madhërimin e Allahut duke qenë ai në atë gjendje. Ai ( Zekerija) tha: “O Zot! Më jep një shenjë!” (Zoti) i tha: “Shenjë për ty është se tri ditë nuk do t’u flasësh njerëzve, veçse me gjeste. Por, Zotin tënd përmende shumë dhe adhuroje Atë në mbrëmje dhe në mëngjes”. ( Ali Imran 41).

Thotë Ibën Zejd Ibën Eslem: “ Zekerija në këtë gjendje lexonte dhe madhëronte Allahun por nuk kishte mundësi të ju flas njerëzve përveç se me shenja.

Ky ishte komentimi i këtyre ajetve në formë të shkurtuar.

Allahu e di më së miri:

A kam te drejt me ja shatirat flokët ndokujt dhe a e kam paren hallall apo haram

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

Pyetje:

Selam Alejkum pyetja ime është a kam te drejt me ja shatirat flokët ndokujt dhe a e kam paren hallall apo haram selam alejkum.

 

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Është e ditur se gruaja ka dëshirë të zbukurohet për burrin e saj. Kjo është edhe një kërkesë e islamit që të shtohet sa më shumë dashuria dhe lumturia mes qiftit bashkëshortor. Këtë zbukurim ( profesion) nuk ka mundësi ta zotëroj çdo grua. Andaj hapja e sallonit për zbukurimin e grave nëse ai sallon shërben për zbukurimin e atyre grave që zbukurohen për burrat e tyre dhe nëse ai sallon është i pastër nga gjërat e ndaluara, si heqja e vetullave, ngjitja e flokëve, shkurtimi i tyre në atë mas sa që ju përngjan burrave apo shkurtimi me qëllim të përngjasimit të ndonjë mëkatare prej artisteve apo këngëtareve, apo përngjasimi me jobesimtaret, dhe mos shikimi në pjesët e turpshme. Duhet të kemi kujdes që mos të jemi ndihmëtar në të keqen, sikur që na porosit Allahu: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! ( Maide 2).

Po ashtu puna e gruas ne zbukurimin e grave të tjera është e lejuar nëse është brenda konditave të sheriatit. Prej këtyre konditave është që mos ti zbukuroj ato gra të cilat dalin të zbuluara para njerëzve të huaj. Dhe gruaja e cila punon në këtë punë sipas konditave të sheriatit pasurinë e ka hallall dhe shpenzimin që e bënë për familjen e saj do të shpërblehet me lejen e Allahut.

A munden grat se bashku me u lar në basen?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

Pyetje:

Eselamun alejkum we rahmetullahi we berekatu,
Vëlla unë kisha një pyetje, bëhet fjalë për grat. A munden grat se bashku me u lar në basen, ose ma mir të them, a bënë ku s’ka burra baseni është veç për gra te jenë veshur me teshat per tu lar d.m.th me ato tesha brekë të shkurtra të mund te shihen së bashku. Kur e dimë se grat nuk bënë të zhvishen cullak para grave tjera, po se die a munden të lahen me tesha. Faleminderit ene Esselamu alejkum.

 

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Sheriati është kujdesur shumë për femrën, që të ruaj turpin e saj. Po ashtu sheriati ka urdhëruar që gruaja të largohet nga vendet e sprovave dhe të ekspozimit të trupit të saj. Sheriati urdhëron që gruaja të qëndroj në shtëpi që të ruaj nderin , fisnikërinë e saj dhe të ruhet nga çdo e keqe.

Po ashtu islami kujdeset që të pengoj çdo rrugë e cila të shpie tek mëkati, ndalon rrugët të cilat e shpien njeriun në shkatërrim. Allahu thotë në Kuran: “Mos i shani idhujt që ata i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht nga padija” ( Enam 108). Pra, Allahu ndaloi që të fyhen zotat e idhujtarëve sepse fyerja e tyre bëhet shkak që ata ( jobesimtarët) pastaj ta fyejnë Allahun. Po ashtu edhe shkuarja e gruas në pishina, apo në klube të ndryshme lidhet me këtë rregull, sepse kjo bëhet shkak në hapjen e të keqes dhe zhveshjen e femrës myslimane nga turpi i saj.

Dalja e gruas nëpër klube të ndryshme apo shkuarja e saj në pishina është prej çështjeve që duhet të kundërshtohen dhe të ndalohen. Sepse në ato vende ka shumë gjëra të ndaluara dhe çrregullime të mëdha. Ndërsa nëse këto pishina janë të përziera me burra dhe gra, atëherë e keqja është edhe më e madhe. Shënon Ebu Davudi dhe Tirmidhiu që thotë se hadithi është i mirë nga Ebu Melih El- Hudheli se disa gra nga Shami apo nga Himsi hyrën tek Aisha dhe ju tha: “ Ju jeni ato gra nge ato vende që hynë grat nëpër banja publike? Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “ Nuk ka ndonjë grua që heq rrobat e saj jashtë shtëpisë së saj përveç se ka larguar perden mes saj dhe mes Zotit të saj” ( Albani thotë se është hadith i vërtetë). Po ashtu nga Xhabiri transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Kush beson në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij mos ta fus gruan e tij në banja publike”.

Fjala “ banja” në këtë rast është për qëllim banjat publike që kanë ekzistuar në at kohë. Shkaku i ndalimit të hyrjes për gra ka qenë që mos të zbulojnë pjesët e turpshme të tyre, mos të shikojnë në haram dhe mos të ekspozohen në fitne të ndryshme, edhe pse ato banja në atë kohë nuk kanë qenë të përziera burra me gra. E çka ta merr mendja për pishinat e përziera ku zbulohen pjesët e turpshme të njëri tjetrit.

Edhe nëse pishinat janë të veçanta për gra prapë nuk lejohet të shkohet në ato edhe pse mëkati është më i vogël. Sepse edhe në këto sauna apo pishina që janë të veçanta për gra, grat tjera do të zbulojnë pjesët e turpshme të tyre edhe nëse myslimania e mbulon trupin e saj dhe ajo do të detyrohet që të shikoj në avretin e të tjerave, gjë që është e ndaluar. Pastaj në shumicën e këtyre vendeve janë të vendosura kamera për mes së cilave përcillet situata nëpër ato vende dhe ka mundësi që pjesët e turpshme të gruas të shikohen nga të tjerët apo nga të tjerat për mes kamerave.

Nisur nga kjo ndalohet që gruaja të shkoj në klube të ndryshme, apo në pishina që ajo të bëjë ushtrime apo të pakësoj prej peshës së saj. Sepse në këto vende nuk ruhet nderi dhe në to ka mëkate pa marr parasysh a janë ato vende të përziera me burra dhe me gra apo janë të veçanta për gra.

Hoxha i nderuar Ibën Uthejminit i është drejtuar kjo pyetje:

Pyetja:

Ne banojmë në një lagje ku ka klube të veçanta për gra dhe në këtë klub gjendet edhe basen për gra dhe sauna për gra. Çka është dispozita e shkuarjes së grave në këto vende?

Përgjigje:

Këshilla ime për vëllezërit e mi është që mos ti lejojnë grate e tyre që të shkojnë nëpër këto vende publike. Sepse i Dërguari i Allahut ka nxitur gruan që të qëndroj në shtëpinë e saj. Pastaj nëse gruaja e bënë zakon që të shkoj në këto vende atëherë lidh ndjenjat e saj me këto vende dhe pastaj angazhohet me këtë duke i lënë anash obligimet e saj. Po ashtu nëse gruaja shkon në këto vende atëherë këto vende janë shkak që të largojnë prej grave turpin e tyre, dhe nëse gruas i largohet turpi atëherë ajo mundë të veprojë çdo të keqe. Përveç, nëse Allahu e udhëzon në rrugën e drejtë që ta kthej prapë turpin dhe fisnikërinë e saj.

Para se të përfundoj përgjigjen time përsëris edhe një herë këshillën time për vëllezërit besimtar që ti ndalojnë grat e tyre, motrat e tyre, vajzat e tyre dhe të tjerat ndaj të cilave kanë përkujdesje që mos ti frekuentojnë këto vende”.

Allahu e di më së miri

Kur lidhem në namaz shumë më hapet goja sidomos kur e këndoj suren en- nas dhe el-felek!

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

selamu alejkum hoxhë inderuar

kisha dashtë te pyes për namazin

kur lidhem në namaz shumë më hapet goja sidomos kur e këndoj suren en- nas dhe el-felek!

 

 

Përgjigje:

 

alejkum selam motër e nderuar:

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Vazhdo leximin...