E Mërkurë, Janar 16, 2019
A- A A+

Në shumtën e rasteve po flitet se për momentin nuk ekziston as xhehenemi e as xheneti, po thuhet se ato do ekzistojnë që nga dita e kiametit!

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Pyetje:


I nderuari Hoxhë! Në shumtën e rasteve po flitet se për momentin nuk ekziston as xhehenemi e as xheneti, po thuhet se ato do ekzistojnë që nga dita e kiametit! Disi po mu duket e pa mundur, për ata kam dëshirë te ju pyes juve dhe te ma shpjegoni pak?????

 

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Xheneti dhe xhehenemi janë të krijuar ato ekzistojnë. Vendin e tyre nuk e di askush përveç Allahut. Edhe pse mendimi më i saktë është se xheneti është lartë ndërsa xhehenemi është poshtë. Por më saktë e di vetëm Allahu.

Në lidhje me këtë po cekim përgjigjen e hoxhës së nderuar ( Allahu e mëshiroftë) Ibën Xhibrinin.

“ Drejtimi i Ehli sunnetit në lidhje me këtë çështje është se xheneti dhe xhehenemi janë të krijuara dhe ekzistojnë sot, dhe ata janë në një vend që nuk e di askush përveç Allahut. Ndërsa një grup i devijuar ( Mu’tezilij) kanë thënë se ata nuk ekzistojnë dhe kanë thënë : “ Allahu do ti krijoj ata në ditën e gjykimit”. Po ashtu kanë thënë: “ Ata nuk janë të nevojshëm që të ekzistojnë tash. Çka është dobia që ata të qëndrojnë me mijëra vite të mos ketë dobi prej tyre dhe të jenë dyert e tyre të mbyllura deri tash”?

Por, pasi që argumentet kanë ardhur dhe kanë vërtetuar ekzistimin e tyre, atëherë ne besojmë në ekzistimin e tyre. Allahu ka cekuar përgatitjen e xhenetit në Kuran: “ Është përgatitur për të devotshmit”. Po ashtu Allahu ka cekur këtë në kaptinën Nexhm: “ te Sidretul Munteha-ja, ku ndodhet Xheneti i Strehimit. ( 14-15). Ky ajet tregon se ai ( xheneti ) gjendet tek Sidretul Munteha-ja.

Po kështu edhe në shumë ajete përmendet se zjarri i xhehenemit është përgatitur për banorët e tij, për ata që shkelin normat e Allahut. Këto argumente tregojnë se ai ekziston. Po ashtu është përmendur në hadith se xhehenemi është ndezur 1000 vite gjersa është skuqur. Pastaj është ndezur 1000 vite gjersa është zbardhur. Pastaj është ndezur 1000 vite gjersa është nxirë. Ky argument gjithashtu tregon se ai ekziston. Sikur që edhe në Kuran janë përshkruar cilësitë e zjarrit. E tërë kjo jep rezultat se xheneti dhe xhehenemi janë të krijuar, ekzistojnë dhe ky është besimi i ehli sunetit dhe xhematit. Ibnul Kajjimi ka folur për këtë çështje në librin e tij “ Hadil Ervah” dhe pasi që përmend mendimet e ndryshme sjell në përfundim se xheneti dhe xhehenemi ekzistojnë. Po ashtu Ibnul Kajjimi fletë për xhenetin në të cilin ka banuar Ademi në fillim se a është për qëllim xheneti i përhershëm apo ndonjë xhenet tjetër? I ka cekur argumentet e dy mendimeve në këtë libër po ashtu i ka cekur në fillim të librit “ Miftahu darus-seade dhe sikur që Ibnul Kajjimi anon ka ajo se xheneti i Ademit ka qenë xhenet i kësaj bote edhe pse nuk e shpreh këtë qartazi. Ndërsa sa i përket xhenetit të botës tjetër, Allahu e ka cilësuar me cilësi që do të jenë kur të hynë besimtarët në të. Allahu ka cekur lumenjtë e xhenetit, drunjtë, frytet, dhomat. Po ashtu ka cekur edhe frytet të cilat do të ketë mundësi secili ti arrin ato. Pastaj mishin e xhenetit , atë që ju pëlqen banorëve të tij dhe atë që ju kënaq dhe atë që e do shpirti i xhenetliut. Allahu cek këto gjersa besimtarët në këtë botë të përmallohen për të.

Kur dëgjuan për këtë mushrikët filluan ta mohojn një gjë të tillë. Gjersa Amr b. Abdu Vudi takoi disa nga shokët e Pejgamberit dhe ju tha: “ Ku është xheneti i juaj që pretendoni se ai që lufton hynë në të? Ata thanë: “ Ai është tek Allahu, nuk e di askush vendin e tij vetëm Allahu”. Pejgamberi i urdhëroi disa nga shokët e tij që të thonë në luftën e Uhudit se ata që janë vrarë prej nesh janë në xhenet. Ndërsa ata që janë vrarë prej jush janë në xhehenem. Pasi që Allahu ceku se besimtarët janë në xhenet ndërsa Faraoni dhe pasuesit e tij janë në zjarr atëherë bëhet e çart se xheneti dhe xhehenemi ekzistojnë. Po ashtu ehli sunneti beson se për secilin prej xhenetit dhe xhehenemit ka banorë që do ty hyjnë. Allahu i ka thënë xhenetit se ti je mëshira Ime që un me ty i mëshiroj ata që dëshiroj. Po ashtu i ka thënë zjarrit. Ti je dënimi Im, dënoj me ty kë dëshiroj prej robve të Mi, dhe secili prej jush do të jetë i mbushur.

Në xhenet ka begati që Allahu në të ka krijuar. Ndërsa xhehenemi banohet me ata që e kanë merituar atë, me gjithë atë në xhehenem mbeten ende vende. I Dërguari i Allahut thotë: “ Vazhdon xhehenemi të thotë: a ka ende, gjersa Allahu i Madhëruar të vendos këmbën e Tij dhe atëherë thotë xhehenemi mjaft, mjaft, pasha Madhërinë Tuaj dhe xhehenemi e gëlltit njëri tjetrin.

Ky është argument se xhehenemi ka edhe zë dhe nuk e di askush madhësinë e xhehenemit përveç Allahut. Dijetarët kanë diskutuar lidhur me këto vendbanime dhe kanë sjell shumë argumente. Sikur që Ibnul Kajjimi në librat e tij ka përshkruar xhenetin dhe çdo cilësi që ka të bëjë me xhenetin. Po ashtu edhe për xhehenemin kanë shkruar shumë nga dijetarët. Prej dijetarëve më të njohur që kanë shkruar në këtë temë është Ibnu Rexhebi duke cekur dënimin e tij, lumenjtë e tij, shkallët e ulëta të tij.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit