E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

Selam Alejkum Hoxhë i nderuar jam një vëlla musliman, i fali 5 kohë namaz po nganjëher më vijnë disa mendime të cilat më bëjnë shumë te mërzitur

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Selam Alejkum Hoxhë i nderuar jam një vëlla musliman, i fali 5 kohë namaz po nganjëher më vijnë disa mendime të cilat më bëjnë shumë te mërzitur, e këto mendime janë: 1) a thua dikush tjetër është Zot e jo ALLAHU

2) E qka nese ALLAHU i futë të gjithë në Xhehnem edhe besimtarët edhe jobesimtarët atëhere pse besuam ne.

inshallah gjej një përgjegjje që do të më qetësojë. ALLAHU ju shpërbleftë

 

Përgjigjje:

Ska dyshim se këto janë prej veseve të shejtanit që besimtari duhet të bëjë përpjekje për ti larguar ato. Në realitet vesveset janë një smundje shumë e rrezikshme. Ato janë prej intrigave të shejtanit ndaj bijve të Ademit me anë të të cilave dëshiron që të ngushtoj gjoksin e besimtarit, ta devijoj atë, dhe ta angazhoj atë me gjëra jasht adhurimit të Allahut. Për këtë Allahu urdhëroi të Dërguarin e Tij që të kërkoj mbrojtje për këto vesvese. Në lidhje me këtë e zbriti një kaptinë të tërë. Allahu thotë: Thuaj: "Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! Sunduesin e njerëzve, Të adhuruarin e njerëzve, Prej të keqes së cytësit që fshihet. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve, Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit". ( nas 1-6).

Andaj duhet të kërkosh mbrojtje tek Allahu prej shejtanit të mallkuar dhe të thuash se besoj në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij. Bëhu i pakujdesshëmn nga këto vese dhe mos i fut ato në mendime. Ndërpreje këtë mendim dhe mundohu që të harrosh atë. Pastaj nëse ti angazhohesh në këtë masë për ti larguar këto vese atëherë nuk të dëmton asgjë nëse diçka kalon pran mendjes tënde nga këto vese. Disa nga shokët e Pejgamberit erdhën tek i Dërguari i Allahut për të shëruar atë që ndonjë herë ju shkonte mendja për atë që nuk kishin dëshirë të flasin për të. Ata thonin për këtë: më lehtë për ne është që të biem prej qiellit se sa të flasim për këtë. I Dërguari i Allahut ju tha: “ kjo është e vërteta e imanit”. ( do të thotë imani i fort është ai i cili nuk i dëshiron këto vesvese dhe mundohet ti largoj ato)

Kujdes, mos ju drozo mendimeve të kqija dhe mos vazhdo të mendosh në to. Forcoje zemrën tënde me iman para se të vijnë veset e nëse të vijnë ato atëherë largoji ato me përmendjen e Allahut dhe me kërkimin e ndihmës prej Allahut.

Po ashtu të përgëzoj vlla i nderuar se ardhja e shejtanit me këto mendime të kqija dhe dhimbja e jote për to janë argument për zemrën tënde të mbushur me iman. Sepse shejtani nuk të ka ardhur me këso mendime përveçse të të largoj ty nga besimi i drejtë. Shejtanit nuk i intereson dhe nuk angazhohet që pabesimtarët t’i fut në dyshime sepse në realitet ata vetëm janë në rrugën e shejtanit, dhe nuk i intereson pabesimtarit se a futet në dyshime në fen e tij apo jo. Ai i cili ankohet prej veseve dhe prej dyshimeve dhe mundohet ti largojë ato, është besimtari. I është thënë Ibën Abasit apo Ibën mes’udit se jehuditë thonë se neve nuk na bënë shejtani vesvese në namazin tonë. Tha: Po ashtu është sepse shejtani nuk angazhohet në atë zemër e cila në esencë është e prishur.

Andaj largimin e vesveseve e arrinë përmes këtyre këshillave me lejën e Allahut:

  • Të kërkosh mbrojtje tek Allahu dhe t’i ndërpresësh këto mendime përgjithmonë sikur që na ka urdhëruar i Dërguari i Allahut.

  • Përmendja e Allahut dhe forcimi i vetës tënde që mos të vazhdosh në këto vesvese.

  • Angazhim më serioz në adhurimin e Allahut dhe në zbatimin e urdhërave të Tij. Kërko knaqësinë e Allahut, sepse ai i cili angazhohet thellë me adhurimin e Allahut, me lejen e Allahut ka për ti harruar ato vesvese.

  • Ti kthehesh Allahut dhe ta lutësh atë shumë që të shpëtoj nga këto vesvese.

  • Të lexosh shpesh kaptinën nas.

Allahu të ruajt dhe të shpëtoft nga çdo e keqe dhe nga çdo mashtrim i shejtanit.

Mburoja e Myslimanit