E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

Es-selamu Alejkum kam një pyetje për hoxhen. Çka ësht sufizmi. Diqka më shum për sufizmin

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Përgjigje


Falënderimi  i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri  në ditën e gjykimit.

Besimtari  është i obliguar gjithmon që të kapet për Kuranin dhe sunnetin e të Dërguarit të Tij. Me këtë në ka porosit Allahu dhe i Dërguari i Tij. I Dërguari i Allahut ka njoftuar se do të ndahet ky ummet në  73 grupe dhe vetëm një grup prej këtyre grupeve do të jetë në rrugën e drejtë. Ky grup janë ata të cilët jan të kapur për Librin e Allahut dhe sunnetin e  të Dërguarit të Tij. Në këto dy gjëra është shpëtimi dhe garanca për këtë botë dhe për botën tjetër. Çdo herë kur njeriu largohet nga këto dy baza të shëndosha ska dyshim se devijimi i tij është i patjetërsueshëm.

Prej grupeve të devijuara dhe të larguara nga rruga e të Dërguarit të Allahut janë edhe sufit, të cilët dita e ditës  po marrin përmasa të gjëra në botën islame e edhe tek ne në vendet tona. Andaj do të mundohem që flasë më gjatë rreth  sufizmit dhe  besimeve dhe risive të tyre të kota.

Sufizmi është një grup i larguar nga ehli sunneti dhe xhemati. Fjala sufizëm ka kuptimin edhe të leshit të delës. Thuhet se e kanë marrë këtë emër për arsye se mendojn se veshja e këtyre rrobave  të afron tek Allahu sepse mbajtja e rrobave të leshta është një lloj dënimi i njeriut dhe e ndien vetën më të nënshtruar para Allahut. Një gjë e tillë është një risi në fe. I dërguari i Allahut ka vesh prej rrobave të cilat  iu kanë mundësuar dhe  veshja e lesht nuk ka qen specifik e të Dërguarit të Allahut. Po ashtu i Dërguari i Allahut ka ngrën çka ka pas mundësi prej hallallit, e donte zbukurimin, e donte mjaltën dhe ushqimet e mira. Ai ka thënë: Ai i cili largohet prej sunnetit tim nuk është prej nesh.

Po ashtu të veçuarit me veshjen e lesht është përgjasim i të krishterve. Disa dijetar kanë thënë se fjala sufi ka bazën prej fjalës greke sofja që do të thotë urtësi. Për këtë krishterët ortodoks i quajn  nxënësit e tyre me këtë emër.

Sufit të cilët janë sotë  që mendojn se i përkasin islamit janë  grupe të shumta si: Kaderije, Rifaije, Adevije, Bejanije, Xheshtije, Shadhilije, Nakshibendije, Halvetije, Idrisije, Rreshidije, Fergalije etj.

Sufit janë grupe të shumta  që është vështir të numrohen të gjitha. Çdo emër e kanë të marrur prej atij i cili e ka shpik këtë  rrugë. Ç do grup tubon afër vetes njerëz të cilët e ndihmojn dhe e trashëgojn prej njëri tjetrit, gjersa ka mundësi që ai i cili merr udhheqjen e këtij grupi të jetë prej njerzëve më të kqinjë por e merr këtë përgjegjësi për shkak se gjyshi apo babi i tij ka qenë i pari i tyre.

Në besimin e tyre rrugët e shumta dhe grupet e shumta nuk jë bëjnë dëm, për arsye se ata besojn se rrugët për të arrit tek Allahu janë aq të shumta sa frymmarrjet e njeriut. Çdo grup prej tyre  ka dhikre të posaqshme dhe  forma të veçanta për kryerjen e tyre dhe secili prej tyre mundohet të shpik diçka çka të tjerët nuk e kanë pas më herët.

Sufizmi ka shkalla të ndryshme. Sufizmi i cili është i bazuar mbi bidate dhe mbi gjëra të shpikura në fe, sufizmi i cili është i bazuar mbi besime të devijuara por nuk dalin prej islamit, sufizmi i cili është i bazuar mbi besime të cilat njeriun e nxjerrin nga feja. Ky grup i fundit është prej grupeve më të rrezikshme nga të tjerat, dhe posedojn besime të cilat i fshehin prej njerëzve të thjeshtë, besime të cilat përmbajn në vete kufër të qartë. Prej këti grupi jan edhe  Batinit të cilët mendojn se fshehtësit e besimit nuk duhet të ju tregohen për veç njerzëve të zgjedhur.

Me këtë që thamë vrehet se shkalla me e ult e sufive ëshët bidat dhe  shpikje në fe diçka çka Allahu nuk urdhëruar. Shkalla e mesme e tyre është devijim ndërsa shkalla më e lartë e tyre është kufër dhe dalje nga feja.

Ka prej sufive të cilët besojn në panteizëm, në barazin e asaj që ekziston dhe thonë se nuk ka dallim mes Krijuesit dhe krijesave. Gjithësia dhe ajo që ekziston në të është Allahu dhe  Allahu është gjithësia. I Lartësuar është Allahu nga ajo që thonë pabesimtarët.

Prej tyre ka që thon se Allahu është Muhamedi. I Lartësuar është Allahu nga ajo që thonë pabesimtarët.

Prej tyre ka që thonë se Allahu bashkohet me kë do prej robve të Tij. I Lartësuar është Allahu nga ajo që thonë pabesimtarët.

Pra devijimet dhe risit e tyre janë të llojllojshme. Prej risive të tyre në besim janë gjithashtu se evlijat sillen si të dojn në këtë gjithësi dhe se ata janë që ndajn furnizimin dhe se tju drejtohesh atyre me ibadet është prej gjërave  më të mira me të cilat afrohesh tek Allahu. Sepse sipas tyre evlijat do të ndërmjetësojn tek Allahu për ata të cilët sillen rrethë varreve të tyre. Pastaj presin kurbana për ta. Të gjitha këto gjëra janë prej shirkut dhe  prej gjërave që njeriun e nxjerrin nga islami.

Prej risive të tyre të zemrës janë frika prej varrit  të filanit dhe shpresa në të se ai do ti bëjë dobi apo frika se ai do ti sjell ndonjë dëm.

Prej risive të shprehjes janë shikret të cilat i kan shpik sufit, lutja e të vdekurve kërkimin i ndihmës prej varreve e tjera.

Prej risive të pasuris janë zotimet që i nxjerrin për të vvaret e eviljave të tyre.

Pra këto janë disa prej njohurive  rreth këti  sekti të devijuar.

Lusim Allahun që të na udhëzoj  në rrugën e drejtë, në rrugëne  atyreve të cilët Allahu i ka begatuar. Amin.

Mburoja e Myslimanit