E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

Pse është ndaluar festimi i vitit të ri?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Eselamu alejkum pse është ndaluar festimi i vitit të ri?


Përgjigje:

Viti i ri nuk është festë e muslimanëve dhe është i ndaluar festimi i tij. Sikurse është i ndaluar edhe urimi i tij.

Pasiqë viti i ri nuk është festë e muslimanëve por është festë krishtere e adoptuar nga paganët romak, islami ndalon që muslimani të festojë festat e pabesimtarëve.

Ne do ti cekim argumentet në mënyrë të përgjithshme për ndalimin e festimit të vitit të ri pa u zgjeruar në detajet e tyre.

  • Ndalimi i miqsimit dhe përgjasimit me pabesimtarët.

  • Ajo është festë e shpikur dhe e pa bazë

  • Esenca tek muslimanët është kundërshtimi dhe mospajtimi me pabesimtarët.

  • Allahu thot në Kuran: (Kështu) janë edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet. Shumë nga dijetarët dhe komentaotorë e Kuranit,shokët Pejgamberit dhe ata që kanë ardhur pas tyre thonë se ky ajet në fjalën“ edhe ata që nuk e dëshmojnë të kotën“ është për qëllim nuk prezentojnë në festat e pabesimtarëve.

  • Muslimanët kanë vëtëm dy festa në vit. Kurban Bajramin dhe Fitër Bajramin.

  • Çdo popull ka festat e veta, e edhe muslimanëve u mjaftojnë festat e tyre.

Mburoja e Myslimanit