E Hënë, Maj 25, 2020
A- A A+

Cka thotë Islami për këtë temë tè Mevludit dhe a është haram me bo Mevlud,

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Selamun Aleykum ve rahmetullah ve berekatuhu

 

Dua tè pyes për Mevludin siç e bëjnë tek ne, e kam ndëgju se kur vdes ndokush dhe po i bëjnë mbas 40 ditëve Mevlud apo në krye të 7 ditëve e kështu me radhë..

 

çka thotë Islami për këtë temë tè Mevludit dhe a është haram me bo Mevlud,

 

Përgjigje:

 

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Duhet ta dimë se nuk plotësohet imani gjersa të duhet i Dërguari i Allahut dhe të respektohet ai. Dërgimi i tij është mëshirë për njerëzimin sikur që ka thënë Allahu në Kuran: Thuaj (Muhammed): "O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahu te të gjithë ju. vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, s'ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën. ( A’raf 158).

Nëse është kështu atëherë prej respektimit, dashurisë dhe pasimit të tij është që ne mos ti tejkalojmë kufijtë në çështjet e adhurimit. I Dërguari i Allahut ka vdekur dhe nuk ka lënë ndonjë të mirë përveç se ka nxit në të dhe nuk ka lënë ndonjë të keqe përveç se ka tërheq vërejtjen nga ajo. Nuk është e drejt e jona që ta ligjësojmë ndonjë ibadet të cilin Allahu nuk e ka ligjësuar. Mevludi llogaritet njëra prej gjërave të shpikura në fenë e Allahut. I Dërguari i Allahut ka thënë: “çdo risi është humbje”. Këtë fjalë e ka thënë në përgjithësi dhe i Dërguari i Allahu është i vetëdijshëm atë që e thotë. I Dërguari i Allahut është këshilltari më i mirë në rrugën e drejtë. Në këtë hadith i Dërguari i Allahut nuk ka përjashtuar asnjë risi të çpikur në fe, për të gjitha ka thënë se të dërgojnë në humbje. Devijimi është e kundërta e udhëzimit. Për këtë edhe çdo humbje të shpie në zjarr. Sikur mevludi të ishte një gjë me sheriat dhe prej gjërave të mira do të kishte porosit sheriati për të dhe sikur të porosiste sheriati për të do të ishte e ruajtur dhe do të përmendej se i Dërguari i Allahut e ka bë një gjë të tillë. Një gjë të tillë nuk e ka bë as Pejgamberi e as udhëheqësit e drejtë të myslimanëve e as shokët e Pejgamberit. Pasi që ata nuk e kanë bë një gjë të tillë bëhet e ditur se ai nuk ka të bëjë asgjë me fenë e Allahut.

Andaj myslimanët duhet të largohen nga ato gjëra të cilat nuk kanë baza në fe, as në librin e Allahut, as në sunetin e Pejgamberit, e as nuk është përmend se ndonjëri prej shokëve të tij e ka bë një gjë të tillë. Myslimanit duhet ti mjaftojnë obligimet e Allahut, sunnetet e Pejgamberit sepse janë të mjaftuara dhe janë të dobishme në përmirësimin e individit dhe shoqërisë.

Nëse i shikon ata të cilët kujdesën më shumë për këtë risi të pa bazë në fe do të shohish se shumica prej tyre nuk ju përmbahen fesë së Allahut, nuk janë të rregullt në namazet e tyre e as në sunnetet e Pejgamberit.

Pastaj në mevlud ka ekstremitet ndaj Pejgamberit dhe e ngritin Pejgamberin në at shkallë në të cilën nuk ka qenë i kënaqur Pejgamberi që ta ngritin . Ky ekstremitet dhe ky tejkalim i kufijve njeriun ka mundësi ta sjell edhe në shirk. Në të gjenden disa rreshta në të cilët ka shirk. Të Dërguarin e Allahut ne e respektojmë por nuk e ngritim në at shkallë në të cilën nuk e ka ngrit Allahu i Madhëruar. Allahu i madhëruar thotë për Pejgmaberin në Kuran: Thuaj: "Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë despotë e All-llahut (e t'ju sjellë mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t'ju tregojë se kur do t'ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: "A janë baras i verbëti dhe ai që sheh?" A nuk mendoni?( Enam 50)

Thuaj: "Unë nuk kam në dorë që t'ju largojë dëmin, as t'ju sjell dobi!" ( Xhinn 21)

Thuaj: "Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit) të All-llahut dhe përveç Tij, unë nuk gjej mbështetje".( xhinn22)

Pra nga kjo që u tha pamë se mevludi është një gjë e shpikur në fenë e Allahut dhe është e ndaluar që myslimani ta bëjë një gjë të tillë qoftë në gëzime apo pikëllime dhe ajo që ke cek në pyetje këndimi i mevludit për të vdekurin pas 40 ditëve apo në krye të 7 ditëve janë gjëra të shpikura dhe të pabazuara në fe dhe si të tilla myslimani duhet të largohet nga këto gjëra.

Mevludi nuk është vetëm një risi e shpikur në fe por në të ka shumë gjëra të cilat bien ndesh dhe në kundërshtim me fenë e Allahut të cilat njeriun e qojnë deri në shirk.

Le ti mjaftoj myslimanit ajo në të cilën ka urdhëruar Allahu dhe ka porosit i Dërguari i Tij.

 

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit