E Shtunë, Dhjetor 07, 2019
A- A A+

A falet gjynahu i shirkut nga Allahu subhane vë teala nëqoftëse ai person ka berë shirk pa dije, nuk ka pasur dijeni në këtë aspekt se është aq mëkat i madh dhe njëkohësisht është penduar prej ati momenti që është informuar?.

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve barakatuhu

Pyetja ime për Hoxhën është: a falet gjynahu i shirkut nga Allahu subhane vë teala nëqoftëse ai person ka berë shirk pa dije, nuk ka pasur dijeni në këtë aspekt se është aq mëkat i madh dhe njëkohësisht është penduar prej ati momenti që është informuar?.

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Shirku është mëkati më i madh që nuk ka mëkat pas tij, është krimi dhe padrejtësia më e madhe që bëhët në tokë. Allahu në surën Llukman tregon për porosinë që ia la Llukmani birit të tij: "O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!"(llukman 13). Pastaj ajeti tjetër: e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bjerë nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur( Haxhxh 31). Gjithashtu Allahu thot në Kuran: Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).(nisa 116) Po ashtu Allahu thotë: sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.( Maide 72)

Nga këto arugmente dhe argumente tjera tregojnë se ai njeri i cili bënë shirk Allahut dhe vdes në një gjendje të tillë, ai do të jetë përgjithmonë në zjarr. Mirëpo ai njeri i cili pendohet në këtë botë dhe largohet nga shirku Allahu ia pranon atij pendimin dhe ia falë mëkatet qoftë edhe shirkun, po ashtu nëse ka bërë pa dije shirk dhe pastaj largohet nga ajo dhe pendohet me një pendim të sinqertë. Allahu ia falë mëkatet, duke përfshirë edhe shirkun. Allahu thotë në Kuran: Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqiat ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë. ( Furkan 68-70).

Lusim Allahun që të pranojë pendimet tona dhe ti falë të metat dhe gabimet tona.

 

Allahu e din më së miri.

Mburoja e Myslimanit