E Hënë, Nëntor 19, 2018
A- A A+

Fazat e formimit të erës

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

 

 

...edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente. (Kur'an, 45:5)

 

 

 


Diagrami anesor tregon formimin e rrymave te ajrit dhe ererat ne Toke.

Era është një lëvizje e ajrit e cila formohet në mes të dy qendrave me temperatura të ndryshme. Për shkak të shtypjeve të ndryshme të shkaktuara nga temperaturat e ndryshme në atmosferë, ajri vazhdimisht qarkullon nga hapësirat me shtypje të lartë në hapësirat me shtypje të ulët. Nëse ndryshimet në mes të qendrave të shtypjes, me fjalë të tjera temperaturat në atmosferë, janë të mëdha, lëvizja e erës është shumë e fuqishme, madje aq e fuqishme sa që tornado të cilat mund të shkaktojnë dëme të tmerrshme mund të formohen.

Ajo që është mahnitëse këtu është se, pavarësisht zonave me temperatura dhe shtypje të ndryshme të tilla si ekuatori dhe polet, duke iu falënderuar rendit në atë që ka krijuar Allahu, Toka jonë nuk ëshë e ekspozuar ndaj erërave të ashpra shkatërruese. Po të mos ndalohej fuqia e erërave që do të fryenin në mes të poleve dhe ekuatorit, Toka do të bëhej një planet I vdekur që goditet vazhdimisht nga tornadot.

Në shprehjen Arabe “tasreefi rriyah” në ajetin e mësipërm, fjala “tasreef” do të thotë “kthim prapa disa herë, drejtim, formësimi I diqkaje, menaxhimi, shpërndarja.” Zgjedhja e kësaj fjalë për erën përshkruan plotëisht mënyrën se si fryen era në një mënyrë të rregullt. Është gjithashtu një shprehje e qartë e faktit që era nuk fryen rastësisht. Është Allahu që I drejton erërat në mënyrë të tillë që ta bëjë të mundshme jetën njerëzore.

 

 

Mburoja e Myslimanit