E Mërkurë, Dhjetor 12, 2018
A- A A+

Identiteti në shenjat e gishtërinjve

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

Çdo njeri, përfshirë edhe binjakët identik, ka shenjat e gishtërinvje unike. Me fjalë tjera, identitetet e njerëzve janë të koduara në majat e gishtërinjve. Ky sistem kodimi mund të krahasohet me sistemin e barkodeve që përdoret sot.

Ndërsa është theksuar në Kur’an se është e lehtë për Allahun të ringjall njeriun pas vdekjes, shenjat e gishtërinjve të njerëzve theksohen në veçanti:

Po, do t'ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij! (Kur'an, 75:4)


Theksimi I shenjave të gishtërinjve ka një kuptim të veçantë. Kjo për shkak se format dhe detajet në shenjat e gishtërinvje janë unikat për secilin individ. Çdo person i cili është i gjallë apo që ka jetuar ndonjëherë në këtë botë ka gjurmën unike të gishtërinjve. Për më tepër, edhe binjakët identik që kanë të njëjtën ADN kanë secili shenjat unike të gishtërinjve.105

Shenjat e gishtërinjve marrin formën e tyre përfundimtare para lindjes dhe mbesin të njëjtë gjatë gjithë jetës përveç nëse ndonjë mbresë e përhershme shfaqet. Kjo është arsyeja pse shenjat e gishtërinjve janë të pranuara si një dëshmi shumë e rëndësishme e identitetit, ekskluzive për pronarin e tyre. Shkenca e shenjave të gishtërinjve është përdorur si një metodë e pagabueshme e përcaktimit të identitetit.

Megjithatë, ajo që është e rëndësishme është se kjo veçori e shenjave të gishtërinvje është zbuluar vetëm në shekullin e 19-të. Para kësaj, njerëzit i konsideronin vetëm si lakesa të rëndomta pa ndonjë domethënie apo rëndësi të veçantë.

Vlefshmëria e teknikës për përaktimin e identiteti përmes shenjave të gishtërinjve është konfirmuar nga organizata të ndryshme policore gjatë 25 viteve të fundit dhe është metodë e miratuar ligjërisht. Asnjë teknologji e verifikimit të identitetit në kohën tonë jep rezultate aq efektive sikurse shenjat e gishtërinjve. Përdorimi i shenjave të gishtërinjve për përcaktimin e identitetit është përdorur në proceset ligjore gjatë 100 viteve të fundit dhe posedon miratim ndërkombëtar.“ “Çka janë shenjat e gishtërinjve?


Në librin e tij Teknikat e Shenjave të Gishtërinjve, A.A. Moenssens analizon mënyrën si secili individ ka shenjat unikë të gishtërinjve:


... asnjëherë nuk ka ndodhur të përshtaten plotësisht dy shenja të gishtërinjve të ndryshëm. Andre A. Moenssens, “A është identifikimi i gishtërinjve një Shkencë?”

Mburoja e Myslimanit