E Hënë, Nëntor 19, 2018
A- A A+

Bleta femërore e mjaltit

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

Zoti yt i dha instinkt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë. (Kur'an, 16:68-69)

 

Në kolonitë e bletëve të mjaltit ku secilës nga shumë bletët i është caktuar një detyrë e veçantë, të vetmin përjashtim e bën bleta mashkullore. Mashkujt nuk kontribuojnë për mbrojtjen e kosherës apo pastrimin e saj, për mbledhjen e ushqimit, apo prodhimin e huallit dhe mjaltës. Funksioni i vetëm i bletëve mashkullore në koshere është të mbarësojë bletën mbretëreshë.106 Përveç organeve riprodhuese, mashkujt nuk posedojnë pothuajse asnjë nga karakteristikat e poseduara nga bletët tjera dhe për këtë arsye është e pamundur për to të bëjnë diçka tjetër pos të mbarësojnë mbretëreshën.

Bletët punëtore bartin të gjithë ngarkesën e kolonisë. Edhe pse ato janë femra sikurse mbretëresha, vezoret e tyre nuk kanë pjekuri. Kjo i bën ato sterile. Ato kanë detyra të ndryshme: pastrimin e kosherës, mirëmbajtjen e larvave dhe të rinjve, të ushqyerit e bletës mbretëreshë dhe mashkujve, prodhimin e mjaltës, ndërtimin dhe riparimin e huallit, ventilimin dhe ruajtjen e kosherës, grumbullimin e furnizimeve si nektar, polen, ujë dhe rrëshirë, dhe ruajtjen e tyre në koshere.

Në Arabisht, ka dy përdorime të ndryshme të foljeve. Sipas mënyrës së përdorimit, është e mundshme të përcaktohet se a është tema për femër apo mashkull. Në fakt, foljet e përdorura për bletën e mjaltit në ajete janë përdorur në formatin e foljes për femra. Përmes kësaj, Kur’ani tregon se bletët e mjaltit që punojnë në prodhimin e mjaltit janë fema.107

Ne nuk duhet të harrojmë se është e pamundshme që ky fakt për bletët e mjaltit të ketë qenë i njohur në kohën e Profetit Muhamed (savs). Por, Allahu ka vënë në dukje këtë fakt dhe na ka treguar edhe një mrekulli të Kur’anit.

Mburoja e Myslimanit