E Mërkurë, Shtator 19, 2018
A- A A+

Dualiteti në krijim

User Rating: 0 / 5

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

“I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.” (Kur’an, 36:36)

 

Ka ekuivalente të anti-materies të të gjitha grimcave bazë në gjithësi.
Anti-materiet posedojnë masën e njëjtë por mbajnë ngarkesë të kundërt. Për këtë arsye, kur materia dhe anti-materia vijnë në kontakt ato zhduken duke u kthyer në energji.

Ndërsa “mashkull dhe femër” është ekuivalent me konceptin e “çiftit”, “çka ata nuk dinë”, siç shprehet në Kur’an, bart një kuptim më të gjerë. Në të vërtetë, ne hasim në një nga kuptimet e vëna në dukje në ajet në ditët e sotme. Fizikanti Britanez Paul Dirac, i cili zbuloi se materia është krijuar në çifte, fitoi Çmimin Nobel për Fizikë në vitin 1933. Ky rezultat, i njohur si “barazia”, zbuloi dualitetin e njohur si materia dhe anti-materia. Anti-materia bart karakteristikat e kundërta me materien. Për shembull, e kundërta e materies, elektronet e anti-materies janë pozitive dhe protonet jane negative. Ky fakt është shprehur në një burim shkencor siç vijon:

... çdo grimcë ka antigrimcën e saj me ngarkesë të kundërt...Lidhja e pasigurtë na tregon se krijimi çiftor dhe asgjësimi çiftor ndodhin në vakum në të gjitha kohërat, në të gjitha vendet. 47

Një tjetër shembull i dualizmit në krijim janë bimët. Botanistët zbuluan tek para 100 vitesh se ka një dallim gjinor në bimë. 48 Megjithatë, fakti që bimët janë krijuar në çifte është zbuluar në ajetet vijuese të Kur’anit 1,400 vjet më parë:

“Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni e në tokë vendosi kodra të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju e nëpër të shpërndau nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të dobishme.” (Kur'an, 31:10)

“(Zoti im) I cili për ju e bëri tokën djep, për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të, lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.” (Kur'an, 20:53)

Mburoja e Myslimanit