E Hënë, Nëntor 19, 2018
A- A A+

Në Evropë Islami është më i rëndësishëm sesa krishterimi

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Islami është feja e dytë për nga numri në Evropë. Por kjo është vetëm në pikëpamje statistikore. Nëse njeriu e shikon gjallërinë e ideve që përmban, islami është fe me më shumë rëndësi sesa krishterimi. Tani nëpër gazeta ka aq shumë artikuj dhe aq shumë debate ndërmjet muslimanëve dhe jomuslimanëve që merren me çështjet se çfarë thotë Kur`ani mbi shehidin ose mbi shaminë, sesa çfarë thotë krishterimi, të cilat askush nuk i sheh si të rëndësishme.

“Në Evropë Islami është më i rëndësishëm sesa Krishterimi“ Intervistë e Speigel Online me Christopher Caldwell: Përktheu Naxhi Ibrahimi

S.O.: Zotëri Caldwell, Zvicra në referendumin gjithëpopullor e ka ndaluar ndërtimin e minareve. Çfarë menduat kur e dëgjuat këtë për herë të parë? Caldwell: Për mua ka qenë mbresëlënëse e çara ndërmjet refuzimit të qartë gjatë anketave dhe votimi pro ditën e votimit. Kjo do të thotë, se ekziston një debat zyrtar dhe një nën hije mbi islamin, gjë që duhet t`i brengosë evropianët.

S.O.: Ju mendoni, që në Evropë nuk ka debate të hapura mbi islamin? Caldwell: Po, ka pasur disa. Sot debatohet më hapur se para disa vitesh. Në Holandë ose në Danimarkë ka disa debate shumë të ashpra. Unë nuk e besoj që shumica daneze dhe holandeze mburren me partitë e tyre popullore, kur i debatojnë temat mbi emigrimin. Megjithatë, mendoj se më mirë është të bisedohet më shpesh për këto tema.

S.O.: Sipas mendimit tuaj cilat tema nuk diskutohen hapur? Caldwell: Në shtetet si Franca ekzistojnë ligje mbi të gjitha artet e mundshme të të shprehurit. Kjo krijon ndjenjën e kufizimit të të shprehurit. Shumë njerëz kanë frikë të thonë, çka në fakt mendojnë. Ndonjëherë, bile gjatë anketave flitet hapur, sikurse që tregon shembulli i Zvicrës.

S.O.: Në librin tuaj “Refleksione të revolucionit në Evropë” jepni një shikim skeptik mbi raportin evropian mbi emigrantët e saj musliman. Sipas jush e rrezikojnë emigrantët muslimanë kontinentin? Caldwell: Unë nuk po flas për ndonjë kërcënim. Kjo është shumë me rëndësi për mua. Këto debate deri tani janë zhvilluar ndërmjet dy ekstremeve. Nga njëra anë ata që shohim vetëm zi, dhe thonë, islami do t`ia marri fuqinë Evropës. Në anën tjetër njerëzit që thonë nuk ka probleme, problemi i vetëm është racizmi. Të dy pozicionet unë i konsideroj të gabuara. Unë jam përpjekur ta shtroj në ton të ri.

S.O.: Nga leximi i librit tuaj krijohet ndjenja, se ju e shihni shumë të vështirë, që Evropa ndonjëherë nuk do të mund t`i integrojë emigrantët e saj. Caldwell: Në fakt unë mendoj që me islamin do t`i kenë ato probleme që me grupet tjera të emigrantëve nuk do t`i kenë. Ajo që brengos është rritja e domethënies së islamit politik në 50 vitet e fundit. Një pjesë e evropianëve muslimanë solidarizohen me pjesën tjetër të botës islame, dhe e ka ndjenjën se perendimi me atë pjesë është në luftë. Kjo është e vështirë për ta që të integrohen plotësisht. Por me rëndësi për mua janë vështirësitë kulturore.

S.O.: Domethënë? Caldwell: Shumë njerëz janë optimist dhe mendojnë që muslimanët në Evropë me kohë në një masë të caktuar do ta braktisin religjionin e tyre. Religjioni i tyre do të zbutet, do të ndryshojë, por ne nuk e dimë saktësisht sesi do të ndodh një gjë e këtillë. Kur flitet për fenë kemi të bëjmë me disa qëndrime ndryshe, dhe atë mbi të drejtat e femrave, raporteve familjare dhe të drejtat e homoseksualëve.

S.O.: Numri i muslimanëve në raport me popullatën e përgjithshme në Evropë është shumë i vogël. Ajo është afërsisht pesë përqind. Caldwell: Unë e pranoj këtë. Në librin tim e kam shënuar që popullsia e përgjithshme e Evropës është 400 milion dhe se numri i muslimanëve është 20 mil. dhe se rritet edhe më.

S.O.: Sa shpejt rritet në të vërtet? Ju e argumentoni me lindjet e larta, por sipas shumë studimeve te gjenerata e dytë dhe e tretë e emigrantëve ajo i afrohet popullatës vendase. Caldwell: Kjo është e saktë. Shifra është e lartë, sepse ende vijnë emigrantë, por megjithatë nataliteti është ende i lartë. Do të ishte vendimtare dhe me rëndësi që në Evropë muslimanët ta ndryshojnë strukturën e tyre. Shumica e të emigruarve në 20 vitet e fundit në shumë çështje kanë qenë kundër. Në disa raste kemi të bëjmë me disa zhvillime të vogla si shfaqja e “dhomave të lutjes” (namazit) në vende pune. Por edhe me çështje madhore, si tregon vendimi i një gjykate franceze, që e anuloi një martesë për shkak sepse gruaja nuk ishte e virgjër.

S.O.: Dhe me këtë po ndërron karakteri i Evropës? Caldwell: Nëse kultura e popullit shumicë, ndjehet e pasigurtë dhe që çdo gjë e relativizon dhe takohet me një kulturë që në fakt është e popullatës pakicë, por që ka një vetëbesim dhe është dinamike, atëherë natyrisht që kultura e shumicës do t`i përshtatet kulturës së minoritetit.

S.O.: E konsideroni kulturën e shumicës evropiane aq të dobët për arsye se është sekulare? Caldwell: Islami është feja e dytë për nga numri në Evropë. Por kjo është vetëm në pikëpamje statistikore. Nëse njeriu e shikon gjallërinë e ideve që përmban, islami është fe me më shumë rëndësi sesa krishterimi. Tani nëpër gazeta ka aq shumë artikuj dhe aq shumë debate ndërmjet muslimanëve dhe jomuslimanëve që merren me çështjet se çfarë thotë Kur`ani mbi shehidin ose mbi shaminë, sesa çfarë thotë krishterimi, të cilat askush nuk i sheh si të rëndësishme.

S.O.: Tani po dëgjoj diçka që të ndjell keqardhje. Caldwell: Unë nuk dua t`i jap Evropës këshilla. Mua më duket që shumë evropianë e mbajnë veten si njohës të problemit dhe islamin e konsiderojnë si fe barbarësh. Është gabim, që religjiozitetin e muslimanëve ta përçmojmë. Unë kam përshtypjen se ai ofron diçka që u mungon evropianëve. Dhe ky është njëri nga shkaqet, që edhe përkundër prezencës kaq të vogël të muslimanëve, evropianët nuk ndihen mirë.

S.O.: Si e vlerësoni situatën në Gjermani? Caldwell: Gjermania në shumë pikëpamje është një rast special. Nuk ka asnjë shtet evropian në të cilën komuniteti islam është aq i fortë dhe aq homogjen. Gjermania turke më ngjan pak sikur Amerika kineze: Ka aq shumë njerëz të suksesshëm, por një shkallë shumë të ulët integrimi.

S.O.: Ka dijetar sikurse Bassam Tibi apo i kontestuari Tarik Ramadan, që e shpallin ekzistencën e një Euro-Islami dhe thonë, që muslimanët mund t`u përshtaten vlerave evropiane shumë lehtë. Caldwell: Sigurisht që Islami do t`i përshtatet Evropës. Këtë e ka bërë gjithandej nga është përhapur. Muslimanët mund të jenë evropian të mirë. Këtë mendim e ndajnë edhe jomuslimanët evropianë. Referendumi gjithpopullor në Zvicër tregon: muslimanët mund të jenë evropianë dhe të krijojnë ndjenjën se mund të jetojnë me shumicën. Dhe nëse kjo nuk është e kënaqshme për jomuslimanët.

S.O.: E kemi edhe një pyetje me shumë rëndësi që duam përgjigje: Ku qëndron zgjidhja? Caldwell: Unë nuk kam zgjidhje dhe jam kritikuar për këtë. Detyra ime ka qenë mjaft me rëndësi, që t`i përcaktoj qartë vijat e konflikteve, që në Evropë për një kohë të gjatë ka qenë një temë tabu.

S.O.: Ju jeni amerikan, sa me të vërtetë ia keni qëlluar. Caldwell: Kur njeriu shikon nga anash ka epërsi. Është i lire nga temat tabu.Unë vij nga një vend që ka përvojë me shoqëritë multietnike. Si amerikan kurrë nuk do ta kisha menduar që një bashkësi kaq e vogël sikurse që janë muslimanët evropianë mund të kenë një ndikim më të fuqishëm në një shoqëri. Afroamerikanët përbëjnë vetëm 10 përqind të shoqërisë amerikane, por ne kishim probleme të mëdha racore që e tronditën shoqërinë tonë.

S.O.: Në pikëpamje të integrimit të emigrantëve a është më e suksesshme Amerika. Caldwell: Unë mendoj që kjo ka të bëjë me egërsinë e ekonomisë amerikane. Ose njeriu bëhet pjesë e saj ose kthehet përsëri nga ka ardhur. Në vendin ku punon ka shumë emigrantë dhe aty ndodh pjesa më e rëndësishme e integrimit. Në Evropë emigrantëve u mvishet në mënyrë permanente ideja se nuk duan të punojnë. Kjo nuk ndodh në SHBA.

S.O.: Ku qëndron problemi? Caldwell: Në SHBA nuk ka shtete me rregullimin social sipas shembullit të Evropës. Në një shoqëri me etnitete të ndryshme njerëzit njihen shumë pak mes vete, prandaj janë më pak të gatshëm të paguajnë tatim për cështje sociale. Në Francë dy të tretat e imamëve marrin ndihma sociale. Unë nuk kam asgjë kundër imamëve, por nuk besoj që shumicës franceze i pëlqen ky subvencionim i shtetit ndaj fesë.

Marre nga http://gazetaimpakt.com

Mburoja e Myslimanit