E Hënë, Maj 27, 2019
A- A A+

Mrekullia e Krijimit te Njeriut 2

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

 

NJË ARMATË PERFEKTE E CAKTUAR NË QËLLIMIN E SAJ

 

Mendo për një armatë tejet të madhe e përbërë nga miliona ushtarë. Ata lëvizin drejt një caku të përbashkët, hasin në pengesa gjatë rrugës dhe përballohen me rrezik vdekjeprurës, por përkundër të gjitha këtyre vështirësive armata nuk dorëzohet.  Hapësirën që këta ushtarë duhet t'a përshkojnë në mënyrë që të arrijnë tek caku është njëqind mijë herë më e madhe se sa ata vetë.  Natyrisht,  një armatë e tillë e ngjeshur e caktuar për një rrugë të tillë të vështirë ka nevojë për udhëzime dhe pajisje që të sigurohet arritja e qëllimit.

 

Kjo armatë gjigante me 300 milion ushtarë është brenda trupit të mashkullit.  Ushtarët janë spermatozoidët.  Madhësia e secilit është rreth një e qinda e milimetrit.  Caku i tyre është që të arrijnë te qeliza vezë, dhe për t'a bërë këtë, ata duhet të kalojnë një rrugë shumë të gjatë.

 

 
KY ËSHTË ALL-LLAHU, ZOTI I JUAJ. NUK KA ZOT TJETËR PËRVEQ TIJ, KRIJUES I ÇDO GJËJE. KËSHTU QË ADHUROJENI ATË. AI ËSHTË MBIKQYRËS I ÇDO GJËJE. 

(KUR'AN, 6: 102) 

 

Nga 300 milion spermatozoidet që së bashku nisen për në rrugë, vetëm më të fortit rreth 1000 kanë sukses që të arrijnë te veza.  E nga këta vetëm një spermatozoid e fiton garën dhe fekondon vezën.  Para se të fillojë kjo garë, spermatozoidet së pari kalojnë një udhëtim të gjatë brenda organeve riprodhuese të mashkullit, duke kaluar nëpër faza të ndryshme në rrugën e tyre të pjekurisë.  Në këtë proces të pjekurisë, spermatozoidet  kanë shumë ndihmësa.

 

 Marre nag libri ''Mrekullia e krijimit te njeriut'' 

Mburoja e Myslimanit