E Diel, Mars 24, 2019
A- A A+

Desha të pyes: A është Hallall apo Haram me la burri gruan kur vdes?

User Rating: 2 / 5

Star ActiveStar ActiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Pyetje:

Selamu alejkum, Allahu ju shpërbleftë me Xhenetin Firdeus. Desha të pyes: A është Hallall apo Haram me la burri gruan kur vdes?

 

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Para se të përgjigjem në pyetje e shohë të udhës që ta dimë se kush ka më shumë përparësi në larjen e xhenazes së vdekurit.

Preferohet që ta laj xhenazen njeriu më i afërt i tij prej familjes nëse ai është njeri i mirë dhe është njeri i cili ka përvojë në këtë. Sepse ata të cilët e lanë trupin fisnik të Pejgamberit kur ai vdiq ishin Aliu dhe të afërmit e tij. “Nga Salim b. Ubejd El- Eshxhai tregon se kur vdiq Pejgamberi alejhi selam i than Ebu Bekrit. O shoku i Pejgamberit kush do ta laj atë? Tha Ebu Bekri: burrat e familjes së tij më të afërt pastaj të afërtit tjerë....”

Po ashtu lejohet që të marr përsipër larjen e xhenazes dikush tjetër edhe nëse nuk është prej të afërmve të të vdekurit, në veçanti nëse ai ka njohuri në larjen e xhenazeve.

Lejohet që burri ta laj xhenazen e gruas së tij. Nga hadithi i Aishës e cila ka thënë: Kur i Dërguari i Allahut u kthye prej Bekia që kishin varros një të vdekur, un kisha dhimbje në kokë dhe thosha O koka ime! I Dërguari tha: Nuk ka të keqe nëse vdes para meje do të pastroj, të mbështjell në qefin, të fali xhenazen dhe pastaj të varrosi.. ( hadithi është i vërtetë)”

Po ashtu Allahu gruan e quajti grua të burrit të saj edhe pas vdekjes së sajë. Allahu thotë: “Juve ju takon gjysma e pasurisë nga ajo që kanë lënë bashkëshortet tuaja” ( nisa’ 12), dhe për derisa nuk ka ndonjë pengesë që burri ta laj gruan e tij kur ajo është gjallë, atëherë mbetet kjo lejes edhe pas vdekjes së saj. Sepse nuk mundë të bëjmë një dallim në këtë mes jetës së sajë dhe vdekjes, përveç nëse na vjen ndonjë argument. Ndërsa nuk kemi ndonjë argument që bënë ndonjë dallim në lidhje me këtë.

Dijetari Thevri dhe Imam Ebu Hanife kanë shkuar nga ajo që nuk duhet ta pastroj burri gruan e tij sepse ka mundësi pas saj ta martoj motrën e saj. Por, argumentet që i cekëm më lartë kundërshtojnë këtë mendim.

Po ashtu lejohet që gruaja ta laj xhenazen e burrit të sajë. Nga hadithi i Aishës e cila ka thënë: “ Sikur të më binte në mend më herët, nuk do ta lante xhenazen e Pejgamberit dikush jashtë grave të tij”.

Ka thënë Imam Bejhekiu se Aishës i erdhi keq pse nuk e ka bërë këtë. E nuk e ndien njeriu keçë vetën për gjërat që nuk i ka bërë dhe ka pas mundësi ti bëjë ato përveç ndaj atyre gjërave që janë të lejuara.

Po ashtu nga disa transmetime është vërtetuar se Ebu Bekri kur ka vdekur e kanë larë grat e tij dhe për këtë kishte porosit sa ishte gjallë.

Allahu e di më së miri

Hoxhë: Shaban Murati

Mburoja e Myslimanit