E Martë, Maj 21, 2019
A- A A+

Jetoj ne Belgjik dhe a kam gjynah të martohem me një vajzë belge për arsye te letrave?

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

Pyetje:

 

eselamu alejkum ,një pyetje kisha hoxhë i nderuar. Un jetoj ne Belgjik dhe a kam gjynah të martohem me një vajzë belge për arsye te letrave e pastaj ta lëshoj te ndahem pra.

 

 

Përgjigje:

 

I Dërguari i Allahut thotë: “ Tri gjëra serioziteti në to është seriozitet dhe tallja në to është seriozitet: Kurorëzimi, shkurorëzimi dhe lirimi i robërve”. Po ashtu Allahu në librin e Tij për martesën thotë: dhe kur ato kanë marrë nga ju besë të fortë? ( Nisa’ 21) . Allahu martesën mesë burrit dhe gruas e quajti besë të fortë.

Prej llojeve të kurorëzimeve të ndaluara tek të gjithë dijetarët është nikahu mut’a ( kurorëzimi deri në një afat të caktuar). Sepse ky akt humb cilësinë e për hershmërisë në martesë. Po ashtu në këtë akt humb edhe kuptimi i fjalës “besë e fortë” në martesë. Nëse kurorëzimi i tillë deri me një afat të caktuar është i ndaluar edhe pse në të plotësohen të pesë shtyllat e martesës, e që janë: qifti ( pajtimi i tyre), dhurata martesore, përgjegjësi, dhe forma e shprehjes, atëherë çka mbetet me kurorëzimin vetëm për letra i cili kundërshton në esencë bazat e fesë. Po ashtu me këtë njeriu nuk i madhëron simbolet dhe dispozitat e Allahut. Ndërsa Allahu thotë: “Po, kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij” ( Haxhxh 32).

Shkaku i veprimit të njerëzve me këtë lloj kurorëzimi është mungesa e bindjes në Allahun i Cili është betuar se Ai do ti furnizoj robërit e Tij, jo vetëm njerëzit por të gjitha krijesat që i ka krijuar. Allahu në kaptinën Dharijat thotë: “Në qiell është furnizimi juaj dhe gjithçka që ju është premtuar. Betohem për Zotin e qiellit dhe të Tokës, se kjo (që ju premtohet) është e vërtetë, ashtu siç është të folurit tuaj”. ( Dharijat 22,23).

Pra vëlla i nderuar duhet ti marrësh shkaqet e lejuara. Ndërsa nëse nuk arrihet asgjë atëherë i mençur është ai i cili merr mësim nga të tjerët. Ti e di sa nga njerëzit në vendin tënd jetojnë me hallall dhe me djersët e ballit të tyre. Ata kanë fëmijë dhe hallalli i pakt është më i mirë se harami i shumtë. Allahu thotë në Kuran: “Thuaju: “Nuk barazohet e keqja me të mirën, edhe sikur të habisë bollëku i së keqes. Prandaj kijeni frikë Allahun, o njerëz me intelekt, me qëllim që të shpëtoni”. ( Maide 100).

Andaj myslimani duhet të jetë i kënaqur me atë që Allahu ja ka dhuruar prej hallallit. Nëse të lehtësohet marrja e letrave përmes formave të lejuara nuk ka të keqe. Por duhet të ketë kujdes prej rrugëve të haramit.

Le të ja ketë frikën myslimani Allahut dhe mos te bie viktimë e fjalëve të ndryshme që lejojnë një gjë të tillë sepse hallalli është i qartë dhe harami është i qartë.

Lusim Allahun që ta furnizoj me gjëra të lejuara dhe ti jap bereqet në to. Po ashtu ta largoj nga gjërat e ndaluara edhe nëse ai haram është i shumtë. Andaj ky kurorëzim është i ndaluar me të gjitha argumentet dhe dispozitat e fesë.

Allahu e di më së miri

Hoxhë: Shaban Murati

Mburoja e Myslimanit