E Enjëte, Gusht 22, 2019
A- A A+

Dua një argumentim me te qarte ne lidhje , me prerjen e veshëve te kafshëve, sa i madh është mëkati?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Dua një argumentim me te qarte ne lidhje , me prerjen e veshëve te kafshëve, sa i madh është mëkati?

 

Përgjigje:

Falënderimi  i takon Allahut, përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri  në ditën e gjykimit.

Islami ka nxitur në mirësi në çdo gjë, gjerë edhe në sjelljen e njeriut me kafshë. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ Allahu ka obliguar mirësinë në çdo gjë. Nëse mbytni, bëjeni atë në formën më të mirë. Nëse therni, therni në formën më të mirë. Çdo njëri prej jush le ta mpreh thikën e tij dhe le të gjej rehati kafsha e tij” ( Myslimi). Po ashtu është transmetuar  se i Dërguari i Allahut ka treguar se një grua është futur në zjarr të xhehenemit për shkak të një mace e cila e ka mbyllur atë deri sa ka ngordhur, as nuk e ka ushqyer e as nuk e ka lënë atë që të ushqehet nga gjahu i saj.

Hadithet që nxisin në mirësinë ndaj kafshëve dhe ndalimin e dëmtimit të tyre janë të shumta dhe nga këto hadithe nënkuptohet ndalesa e dënimit të tyre me prerjen e veshëve, apo një pjesë të tyre. Po ashtu prej argumenteve që ndalojnë një gjë të tillë është edhe fjala e Allahut: “Ata nuk adhurojnë tjetër veçse idhuj femërorë dhe nuk thërrasin tjetër përveç djallit kryengritës, të cilin e ka mallkuar Allahu, sepse (djalli) ka thënë: “Unë, doemos do të marr një pjesë të caktuar të robërve të Tu. Doemos do t’i shpie ata në rrugë të shtrembër, do t’i josh me shpresa të kota dhe, me siguri, do t’i urdhëroj që t’u presin veshët bagëtive, e pastaj do t’i urdhëroj që të ndryshojnë krijesën e Allahut. “Kush merr djallin për mbrojtës në vend të Allahut, ai ka pësuar humbje të qartë” ( nisa 17,18,19).

Ka thënë Imam Shenkiti në librin e tij “ Advaul bejan” se fjala e Allahut: do t’i urdhëroj që t’u presin veshët bagëtive, tregon se prerja e veshëve të bagëtive nuk lejohet. Ndërsa nëse ju prehet veshi me qëllim që të afrohet tek zotat e tyre sikur që e bënin jobesimtarët e Mekkes, atëherë  ky është dalje nga feja. Ndërsa nëse i shpohet veshi apo i bëhet ndonjë shenjë diku ne trup përveç fytyrës vetëm me qëllim që të dallohet nga të tjerat nuk ka diçka të keqe....”.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit