E Diel, Mars 24, 2019
A- A A+

A lejohet punësimi tek varret e jobesimtarëve?

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

Pyetje:

Es selamu alejkum

 

A lejohet punësimi tek varret e jobesimtarëve? Do të thotë, pastrimi, rregullimi dhe mbikëqyrja e varreve të jobesimtarëve?

 

Allahu ju shpërbleftë hoxhë i nderuar.

 

Përgjigje

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Punësimi tek varret e jobesimtarëve është i ndaluar për disa shkaqe:

  1. Ato vende janë vende të dënimit. Jemi të ndaluar që të afrohemi tek vendet e dënimit përveç duke qajtë. Imam Kurtubiu duke sqaruar fjalën e Allahut Edhe banorët e Hixhrës (fisi Themud), i quajtën të dërguarit për gënjeshtarë. ( hixhr 80) thotë: “Shënon Buhariu nga Ibën Umeri se kur të Dërguarit të Allahut i zbriti kaptina hixhr- vendbanimet e popullit të Themudit e që i Dërguari i Allahut ishte në betejën e Tebukut i urdhëroi që mos të pinë ujë prej atij vendi dhe mos të marinë për gatim. Shokët i thanë se vetëm kishin bërë një gjë të tillë. Atëherë i Dërguari i Allahut urdhëroi që të derdhin at ujë dhe ta hedhin at brumë që e kishin bërë prej këtij uji. Po ashtu në koleksionin e vërtet shënohet se disa shokë zbritën me Pejgamberin në banimet e Themudit. Morën ujë prej puseve të këtij vendi dhe bërën bukë. I Dërguari i Allahut urdhëroi që të derdhin ujin që e kishin marr nga ato puse dhe bukën të ua japin deveve. Po ashtu është transmetuar nga Ibën Umeri i cili thotë: kaluam me të Dërguarin e Allahut kah vendet e popullit të Themudit dhe i Dërguari i Allahut na tha: Mos hyni në vendbanimet e atyre të cilët i kanë bërë zullum vetës së tyre përveç duke qajtur, nga frika se mos po ju godit edhe juve me atë që i ka goditur ata. Pastaj i Dërguari i Allahut i qortoi shokët e tij dhe shpejtoi në largimin nga ky vend. Nga ky ajet i Kuranit dijetarët i kanë nxjerr tetë çështje. E para prej këtyre është të urryerit e hyrjes në këto vende, dhe disa dijetar kanë thënë se këtu përfshihen edhe varret e jobesimtarëve. Nëse njeriu hynë nëpër këto vende le të hyjë sipas asaj që na ka porosit i Dërguari i Allahut, duke marrë mësim prej asaj që ju ka ndodhur atyre, me frikë dhe duke shpejtuar për të kaluar atë vend ( Tefsiri i Kurtubiut 10/ 46).

  2. Punësimi në varrezat e jobesimtarëve nënkupton pastrimin e tyre, renditjen dhe zbukurimin e tyre. Po ashtu aty ka edhe gjëra tjera të ndaluara sikur kryqi i cili duhet të vendoset në shumë prej varreve të tyre. Myslimanit nuk i lejohet që të madhëroj kryqin e tyre, të kujdeset për të dhe ta ruaj atë. Njeriu i cili punon nëpër këto varreza pa tjetër duhet të kujdeset për të. Ne nuk themi që të ngritët dikush dhe ti thyej ata, por nuk i lejohet një myslimani që të kujdeset për ta dhe ti ruaj ata.

  3. Puna në këto vende është një lloj i nënçmimit të myslimanit dhe nuk i lejohet myslimanit që ta nënçmoj vetën e tij deri në këtë gjendje

Allahu e di më së miri

Mburoja e Myslimanit