E Diel, Shtator 15, 2019
A- A A+

A lejohet që në fletore të shkruajmë Bismilahi Rrahmani Rrahim?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Pyetje:

Es selamu alejkum

 

A lejohet që në fletore të shkruajmë Bismilahi Rrahmani Rrahim, duke pasur për qëllim me këtë që të mësojmë më mirë (të na ecë mësimi më mirë) apo një gjë e tillë është e ndaluar?

 

Allahu ju shpërbleftë hoxhë

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Nuk ka te keqe qe te shkruhet bismilahirr-rrahmanirr-rrahim në fletore pasi që jemi të porositur qe çdo vepër te mirë ta fillojmë me emrin e Allahut, që ajo vepër të ketë bereqet dhe të jetë e hajrit. Ndërsa nuk duhet të mendoj besimtari se vetëm nëse e shkruan bismilahin në fletore do te ketë mundësi ti shkojnë punët mbar, e pastaj te mos angazhohet fare më me mësim. Po, shkrimi i emrit te Allahut ka bereqetin e vet por atë duhet te ja bashkëngjitësh me angazhimin dhe përpjekjet tuaja në mësim. Të mësosh mire. Ta përvetësosh mësimin, ta përsëritësh atë disa herë. Të jesh i vëmendëshm gjatë shpjegimit që e bënë profesori në mësim. Allahu thotë në librin e Tij:"Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai". ( Ali Imran 159). Allahu nuk i bënë padrejtësi askujt në këtë botë, qoftë besimtar apo jobesimtar. Ai i cili angazhohet Allahu do ti jap sukses. Andaj nuk lejohet studenti mysliman që të thotë se un pse jam mysliman do të kem sukses në mësimet e mija, edhe nëse nuk mësoj dhe nuk angazhohem.  Myslimanët shpesh herë e keq kuptojnë formën e mbështetjes në Allahun, duke u mbështetur pa i marr shkaqet e një veprimi. Sikur të ishte kështu një gjë të tillë do ta bënte vet i Dërguari i Allahut. Por ai edhe pse ishte i Dërguar i Allahut dhe fitoren e kishte të garantuar, me gjithë atë ai përgatitej dhe merrte të gjitha shkaqet që të qojnë deri te një rezultat dhe pastaj mbështetej në Allahun.

Mburoja e Myslimanit