E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

A lejohet Masturbimi(vetknaqja) te ata qe nuk jan te martuar ?

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

SELAM ALEJKUM . Kam nje pytje , skom pas guxim ta ves askend jam nje djal i ri beqar i pamartuar pytja qe kam eshte A lejohet Masturbimi(vetknaqja) te ata qe nuk jan te martuar ?

 

Allahu ju shperbleft

 

Përgjigjje:

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Masturbimi është i ndaluar në islam në bazë të argumenteve nga Kurani dhe sunneti:

Së pari:

Ka thënë Ibnu Kethiri se Imam Shafiu dhe të tjerët që janë pajtuar me këtë mendim e kanë ndaluar masturbimin me dorë duke u bazuar në këtë ajet: dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, ( mu’minun 5,6). Ka thënë Imam shafiu në kapitullin “ nikah”të librit Umm: është e qartë në përmendjen e ruajtjës së nderit të tyre përveç ndaj grave apo ndaj atyre që i kanë nën sundim se ndalohet çdo gjë jasht kësaj. Pastaj Allahu e ka vërtetuar dhe e ka thekësuar këtë edhe më qartë me fjalën e Tij: e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara, ( mu’minun 7). Nuk lejohet veprimi me organ përveç në grua apo në atë që është nën sundimin tëndë ( robresh) dhe nuk lejohet masturbimi. Allahu e di më së miri. ( Kitabul Umm).

Gjithashtu disa dijetar janë argumentuar me fjalën e Allahut: E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa All-llahu t'i begatojë me të mirat e veta.( nur 33). Pra urdhëri për ruajtjen e nderit vërteton për durimin që duhet të ket njeriu jasht lidhjes martesore.

Së dyti:

Po ashtu për ndalimin e masturbimit janë argumentuar me hadithin e Pejgamberit nga hadithi i Abdullah b. Mes’udit i cili thotë: Ishim disa të rinjë me të Dërguarin e Allahut që nuk gjenim asgjë ( për martes) dhe i Dërguari i Allahut na tha: “ o ju të rinjë kush ka mundësi le të martohet sepse kjo ia ruan syrin dhe ia ruan nderin. Kurse ai që nuk ka mundësi le të agjëroj sepse agjërimi është mburoj nga mëkatet”. ( Buhariu 5066). Pra i Dërguari i Allahut në rastë pamundësie për martesë na udhëzoi në agjërim edhe pse agjërimi është më i vështir e nuk na udhëzoi në masturbim me gjith fuqin që e posedon i riu. Andaj masturbimi është më i lehtë për të riun se agjërimi, sikur të ishte i lejuar i Dërguari i Allahut do të udhëzonte në të.

Po ashtu edhe medicina ka vërtetuar dëmet e masturbimit në shëndetin e njeriut, prej tyre:

  1. Dëmton organet gjenitale ku shkaktom diarre ( urnimi i shpesht) të pjesërishme.

  2. Shkakton dobësim në muskujt e njeriut për shkak të ngurtësimit të tyre gjat kryerjes së masturbimit.

  3. Një masturbim me dorë barazohet me 12 mardhënje intime.

  4. Shkakton infektim të farës në vezet e mashkullitdhe pastaj njeriu ejakulon shpejt.

  5. Shkakton dhimbje në kurrizin e shpinës.

  6. Shkakton dridhje në disa muskuj si ata të duarve , të këmbve.

  7. Sqetësimi shpirtëror.

  8. Dobësimi i fuqisë së njeriut.

  9. Dobësimi i mësimit dhe leximit.

  10. Dobësimi i të pamurit dhe shumë dëme tjera që nuk kemi cek ketu.

Pasi që kjo smundje është e përhapur me të madhe në mesin e të rinjëve atëherë me lejën e Allahut do të japim edhe metodat prej shërimit të kësaj sumndje.

  1. Si shtytës për largimin nga kjo smundje duhet të jetë zbatimi i urdhërave të Allahut dhe largimi nga hidhërimi i Tij.

  2. Largoje këtë smundje me përmisimin bazamental e ai është martesa duke zbatuar porosin e të Dërguarit të Allahut që ua dha të rinjëve.

  3. Largoj vesveset, mendimet angazhimet e shpiërtit me të. Mendo gjithmon në atë që të bënë dobi në këtë botë dhe në botën tjetër. Sepse vazdhimsia në vese të ndryshme qon deri në vepër pastaj ajo vepër e mbizotëron njeriun gjersa të bëhet tek ai një tradit e zakonshme që pastaj është vështir të evitohet.

  4. Ulja e shiqimit. Sepse shiqimi në femra dhe në ftografi që nxisin epshin qoft ato të gjalla apo të vizatuara nxitë në të ndaluarën.

  5. Angazhimi me ibadete të llojllojshme dhe mos lënja e kohës së lirë për të rënë në mëkate.

  6. Marrja parasysh e dëmeve shëndetësore të cilat dalin si rezultat i masturbimit sikur: dobësimi i të pamurit, dobësimi i muskujve, dobësimi i organeve gjenitale, dhimbje në shpin dhe smundjet tjera të cilat i kanë cek shkenctarët e medicinës.

  7. Të pajisurit me armën e vendosshmërisë që përsoni mos ti dorzohet shejtanit. Ti largohet vetmimit, si fjetja dhe të tjera, sikur që i Dërguari i Allahut ka ndaluar që të flej njeriu në vetmi.

  8. Marrja parasysh porosin profetike në këtë çështje e që është agjërimi. Sepse agjërimi thenë epshin e njeriut.

  9. Të jesh i përpikët gjat të fjeturit, të flesh me rregullat e sheriatit sikur leximi i lutjeve që kanë ardh në hadithe para gjumit, të fjeturit në anën e djathtë, largimi nga fjetja në bark duke pas parasysh ndalesën e Pejgamberit për këtë.

  10. Të pajisesh me durim, me ruajtjen e nderit sepse këto janë obligim ndaj nesh që të ndalohemi nga të ndaluarat edhe nëse nefsi i njeriut i dëshiron. Nëse njeriu mundohet që ta stolis vetën e tij me këto cilësi, pastaj këto cilësi do të bëhen pjesë e tij e pandashme. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ kush angazhohet në ruajtjen e nderit Allahu do të ja ruaj nderin atij. Kush këkon ndihmë Allahu do ta ndihmoj atë. Kush kërkon durimin Allahu do të ja jap atë. Nuk ka diçka më të mirë që iu është dhënë dikujt se sa durimi”. (Buhariu).

  11. Dhe në fund të përkujtoj për ilaqin më të madh dhe më të efektshëm e që është kthimi tek Allahu, lutja tek Ai dhe kërkimi i ndihmës nga Ai që të shpëtosh prej këti zakoni të keq. Mos të harrojmë se Allahu i përgjigjet thiërrsit kur ai i lutet Allahut.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit