E Mërkurë, Mars 03, 2021
A- A A+

Kam ndegjuar që ari i bardh është hallall për meshkuj

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

Kam ndegjuar që ari i bardh është hallall për meshkuj. kisha pas deshirë me ma dhënë një pergjigje rreth kësaj.

ALLAHU JU SHPERBLEFT

 

Përgjigje:

Ekspertet të cilët punojnë në prodhimin e gjërave të qmuara dhe në minerale thonë se ari i bardh ju thuhet disa gjërave.

Së pari:

Ari i bardhë quhet edhe minerali i cili quhet platin që është një metal i qmuar shumë i rëndë, i butë si ari, me ngjyrë hiri në të bardhë, që shkrihet në tempreatura të larta dhe nuk ndryshket, dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, enë kimike etj. Simboli i tij është Pt. Vendosja dhe bartja e këtij lloj minerali është i lejuar dhe nuk ka diçka të keqe për burrat. Sepse nuk ka ndonjë argument në sheriat që e ndalon këtë. Ndërsa nëse njerëzit e quajn këtë ari të bardhë, kjo nuk do të thotë se ai është haram pasi që ky nuk është ari, por është mineral tjetër. Po ashtu nëse ky lloj minerali është i shtrenjtë në blerje kjo nuk do të thotë se ëshët i ndaluar sepse njeriut i lejohet që të bartë gurë të qmuar si diamant etj.

Së dyti:

Ari i bardhë gjithashtu quhet edhe ari i verdhë i njohur, por i shtohet një sasi e platinit që ai të jetë i bardhë dhe mbajtja e këtij ari është e ndaluar për meshkujt sepse mbajtësi i tij llogaritet se mban ari të verdhë të njohur në mesin tonë, dhe mbajtja e arit të verdh është e ndaluar me konsensusin e të gjithë dijetarve sikur që ka cek Imam Neveviu në sqarimin e koleksionit të librit “Sahihul Muslim”.

Së treti:

I thuhet ari i bardh edhe arit të verdhë të njohur dhe të cilit i përzihet një sasi e paladiumit i cili po ashtu është një lloj minerali apo përzihet me lloje tjera minerale sikur nikel apo bronz, argjend apo ndonjë mineral tjetër dhe mvarsisht prej këtij minerali i jipet edhe ngjyra arit, dhe kjo është e njohur nëpër dyqanet e artaris.

Pra si fund i tërë asaj që tham konkludojmë se në esencë nuk ekziston ari i bardhë dhe esenca e arit është ngjyra e verdhë por me përzierjen që i bëhet me disa minerale tjera mund ta ndryshojë ngjyrën në të bardhë. Ari i bardhë nuk është diçka tjetër përveçse ari i verdhë por pasi atij i janë shtuar Paladiumi në vend argjendit apo bronzit dhe shtesa që i bëhet arit nga këto minerale nuk e nxjerrë atë nga qenësia e tij si ari dhe si i tillë nuk lejohet përdorimi i tij për meshkuj. Pra edhe ari i bardh është i ndaluar për meshkuj sepse në esenc ai është ari i verdhë.

Komisioni i përhershëm për fetfa në Arabin Saudite është pyet për atë që është përhap tek burrat, bartja e arit të bardhë i cili në esnecë është ari i verdhë por me shtimin e disa mineraleve është shëndrruar në ari të bardhë dhe u janë përgjegj kështu:

Nëse arit i përzihet ndonjë mineral tjetër kjo nuk del jasht dispozitave të cilat kanë të bëjnë me ndalesën e tij për meshkuj.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit