E Mërkurë, Mars 03, 2021
A- A A+

Desha te pyes se a është haram të perdoren kontaceptivët p.sh të merrën barna apo të bëhet sterilizimi.

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Eseselamu alejkum! Desha te pyes se a është haram të perdoren kontaceptivët p.sh të merrën barna apo të bëhet sterilizimi.

Përgjegjje:


Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri  në ditën e gjykimit.
Fillimisht duhet te themi se përkufizimi i lindjeve apo përkufizimi familjar dhe thirrja në të janë beteja kundër islamit. Armiqët e islamit i kanë larguar myslimanët nga çdo mjet i forcës, i pasurisë, i përparimit, i dijes dhe i teknologjisë. Të gjithë këtë armatim larguan nga myslimanët dhe nuk ka mbet tek myslimanët vetëm shumimi i i tyre. Numri i myslimanëve për çdo dit më shumë po rritet ndërsa numri i njerëzve në perëndim për çdo dit po bie. Një gjë të tillë kohëve të fundit ka pranuar edhe vatikani zyrtar dhe ka tërheq vërejtjen për një gjë të tillë. Për këtë një gjë e tillë duhet të shikohet në këtë prizëm se e tërë kjo është një luftë kundër myslimanëve që ti largojnë myslimanët edhe nga kjo forcë e cila ju ka mbet.

 

Pastaj, gruaja nga një herë ka nevojë që të pengoj shtatëzanin, për shkak të ndonjë sëmundje , apo për shkak se nuk ka mundësi ti edukoj fëmijët si duhet nëse ata janë njëri pas tjetrit. Për këtë lejohet pengimi i shtatëzanis për një kohë të caktuar nëse është nevoja por nuk lejohet në islam të bëhet sterilizimi, apo prishja e mitrës së gruas që mos lind më.
Sheriati islam ka parasysh nevojat e njerëzve dhe për këtë ka lejuar pengimin e shtatëzanisë qoftë për mes hedhjes së spermës jashtë mitrës së gruas apo përdorimin e mjeteve pengues për shtatzani nëse ato barna apo gjilpëra që përdoren për pengim nuk janë të dëmshme.
Por në pengimin e shtatzanis duhet të kihen parasysh disa kushte:
Të bëhet me pëlqimin e të dyve, gruas dhe burrit. Nuk lejohet që gruaja të përdor barna nëse burri ka dëshirë që të ketë ndonjë fëmijë, sikur që burri nuk duhet ta privoj gruan e tij nga lindja nëse ajo dëshiron një gjë të tillë.
Mos të jetë pengesë e përhershme sikur që është sterilizimi, që pastaj më nuk ka mundësi të bëhet lindje.
Mos të jenë të dëmshme përdorimi i atyre pengesave. Shumë prej spiraleve që përdorën, apo lidhja e mitrës apo plastikat që përdor burri apo barnat që përdorën janë të dëmshme. Një gjë të tillë kanë vërtetuar mjekët dhe medicina.
Format më të mira dhe që nuk janë të dëmshme për pengimin e shtatëzanis janë:
E para:
Hedhja e spermës jashtë mitrës së gruas dhe kjo siç thamë më herët është e lejuar  nëse  bëhet me pajtimin e qiftit bashkëshortor. Argument për këtë është fjala e shokëve të Pejgamberit të cilët kanë thënë se ne e bënim një gjë të tillë dhe Kurani zbriste. Do të thotë nuk janë ndaluar nga një gjë e tillë.
E dyta:
Pengimi nga hedhja e spermës në kohën e zbritjes së vezorëve tek gruaja që këto shkaktojnë fekondimin. Fekondimi i këtyre vezorëve zakonisht bëhet në ditën e katërmbdhjet dhe në ditën e pesëmbdhjetë duke i llogaritur prej fillimit të kohës së paraqitjes së menstruacioneve.
Këto janë dy format më të mira dhe jo të dëmshme për pengimin e shtatzanis. Pra pengimi i shtazanisë lejohet për një afat të caktuar, lejohet përdorimi i barnave apo spiraleve të ndryshme nëse ato nuk janë të dëmshme. Ndërsa nuk lejohet sterilizimi i përhershëm. Allahu e di më së miri.

 

Mburoja e Myslimanit