E Mërkurë, Mars 03, 2021
A- A A+

Më kanë thënë se Produktet për fytyrën, pèr dorët etj. që përmbajn Alkohol nuk janë tè ndaluar ti përdorish përshkak se ti spo e pin Alkoholin,

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Selamun aleykum


Më kanë thënë se Produktet për fytyrën, pèr dorët etj. që përmbajn Alkohol nuk janë tè ndaluar ti përdorish përshkak se ti spo e pin Alkoholin,


A është e vërtetë ky mendim apo produktet me Alkohol janë haram?


Ju lutem ma shpjegoni, si dhe me citate nga Qurani inshallah


Selam alejkum


Allahu ju shperbleft! Amin


Përgjigjje


Kremat e ndryshme, parfumet e ndryshme të cilat përmbajnë alkool nuk dalin nga dy gjëra:

E para që sasia e alkoolit të jetë shumë e vogël që nuk ndikon në të p.sh. 5% , ose 3%, ose 1%. Nëse ka këtë sasi të vogël nuk ka të keqe që të përdorët për pjesë të trupit, sepse kjo sasi është e vogël sa që tretet në sasinë që është përzier dhe nuk ndikon asgjë në përbërjen e saj.

E dyta që sasia e alkoolit në të, të jetë e madhe p.sh. 50%. Sa i përket kësaj dijetarët nuk janë të një mendimi. Disa mendojnë se lejohet të përdoret edhe kjo për arsye se njeriu nuk e ka marrë alkoolin për pije por e ka marrë për parfymosje apo zbutje të lëkurës. Kanë thënë se ajo e cila është e ndaluar prej alkoolit është prija e tij, dhe shkaku i ndalimit të alkoolit është për shkak se ai shkakton armiqësi, ngatërresa dhe ndalon nga rruga e Allahut e jo për shkak se ai është i ndytë në vetën e tij si materie. Ndërsa disa dijetarë të tjerë kanë thënë se nëse sasia e tij është e madhe atëherë mos të përdoret për parfymosje e as për lyerje të lëkurës, për shkak të fjalës së Allahut e cila ka ardhë në formë të përgjithshme “ .... dhe largohuni prej tij nëse dëshironi të jeni të shpëtuar”. ( Maide 90). Ajo çka mendoj se është më e saktë është që nëse e përdorë nuk bënë ndonjë mëkat por më mirë është për të që mos ta përdor sidomos nëse gjen diç që zëvendëson këtë e që nuk përmban në vetë sasi të alkoolit. Kjo sa i përket përdorimit. Ndërsa sa i përket pastërtisë së këtyre produkteve që përmbajnë sasi të alkoolit themi se ato janë të pastërtia edhe nëse kanë sasi të madhe. Sepse nuk ka ndonjë argument nga Kurani apo nga sunneti që tregon se alkooli është i papastër si materie dhe nëse Allahu ndalon diçka nuk është pa tjetër që ai të jetë i ndytë në vetën e tij, sepse ndalesa mund të jetë për shkaqe tjera. Gjërat të cilat dëmtojnë njeriun janë të ndaluara edhe nëse nuk janë të ndyta. Helmi është i ndaluar edhe pse nuk është i ndytë në vetën e tij. Ska dyshim se alkooli është i ndaluar por nuk është i ndytë në vetën e tij. Argumenti se alkooli si materie nuk është i ndytë kemi atë që ka shënuar Muslimi në koleksionin e tij se një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut me një enë që kishte në të alkool dhe ia dhuroi të Dërguarit të Allahut. I Dërguari i Allahut tha: Alkooli është ndaluar dhe ajo që është e ndaluar nuk duhet të pranohet por duhet të humbet. Një njeri bisedoi me pronarin e kësaj ene duke i pëshpërit në vesh. I dërguari i Allahut i tha: Çka i pëshpërite në vesh? Tha: I thash që ta shes atë. I Dërguari i Allahut tha: Allahu kur ndalon diçka ndalon edhe çmimin e tij. Njeriu duke qenë në prezencën e Pejgamberit mori enën dhe e derdhi në tokë. Ndërsa, i Dërguari i Allahut nuk urdhëroi që të pastrohet toka apo ena prej alkoolit. Sikur të ishte e ndytë do të kishte urdhëruar i Dërguari i Allahut që të pastrohet. Po ashtu argumenti tjetër është se kur zbriti ajeti që ndaloi alkoolin, shokët e Pejgamberit tërë atë që kishin e derdhën nëpër rrugët e Medinës dhe nuk është transmetuar se ata pastaj i kanë pastruar enët e tyre pas kësaj.

 

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit