E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

A është haram mbajtja e macës brenda në shtëpi se mami nuk po më lejon

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Jam 11 vjeqare,fali pesë kohet e namazit,desha të pyes hoxhë i nderuar a është haram mbajtja e macës brenda në shtëpi se mami nuk po më lejon


Përgjigje


Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Mbajtja e shtazëve dhe edukimi i tyre në esencë është i lejuar përveq atë të cilën ka argument se është i ndytë si përshembull derri. Macet nuk janë prej shtazëve të ndyta. Ka transmetuar Tirmidhiu Ahmedi dhe Ebu Davudi se i Dërguari i Allahut ka thënë:“ Ajo( Macja) nuk është e ndytë. Ato janë shërbëtoret e tuaja“. Ndërsa në një transmetim tjetër:“Macja është prej kënaqësive të shtëpisë,ajo nuk bën asgjë të ndytë“.

Pas kësaj nuk ka diçka të keqe në mbajtjen dhe edukimin e maceve e sidomos kur është nevoja për to sikur zënja e minjëve etj. Por me kusht që tia plotëosh të drejtat që i takojnë asaj. Ndërsa nëse edukimi i saj nuk është për ndonjë qëllim është më mirë që muslimani të mos e humb kohën në edukimin e saj. Sepse besimtari duhet të kujdeset për kohën e tij dhe nuk duhet që atë ta kalojë pa ansjë dobi.

Ndërsa sa i përket rastit tënd mendoj se më mirë është që ta dëgjosh nënën tënde përderisa ajo nuk e pelqen një gjë të tillë. Ose ta mbash macën në oborrin tënd tia rregullosh një vend të posaqëm e jo ta fusësh brenda, sepse respketimi i nënës është obligim nëse ajo nuk të urdhëron në diçka e cila është e ndaluar.

Allahu e di më së miri.


Mburoja e Myslimanit