E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

Gabimet ne leximin e Ku'ranit edhe dhenja e dores farefisit

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Dua tè ju pyes se kur jemi Musliman dhe e lexojmë Kuranin dhe duam që hap për hapi me i ndalu sendet qè i kemi vepruar gabimisht për shkak tè leximit tè kuranit.
Dhe pyetja ime është: çka mendoni ju që njerëzve qè jemi rrit me ta dhe jetojmë me ta dhe jemi me të vertet xhaxhallar me ta, a është mirë me jua ndalu me ua dhanë dorën, dhe çka mendoni për këtë:
njerëzve qe jemi rrit me ta dhe qè i kemi Fis të Nënës dhe të Babit si për shembull dajat e tyre dhe kushërinjtë e tyre, si me u ndalu me jua dhanë dorën kur jemi tè sigurt qè kur asnjëherë spo martohemi me ta dhe nuk ua marrim çiken apo nuk ua japim çiken për shkak se jemi fis, a prapë duhet me ndalu me jua dhanë dorën dhe me kontaktu shumë me ta ??

Inshallah dot mè epni një Përgjigje qè është e kuptueshme...

Përgjigje

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

motër e nderuar
esselamu alejkum
Elhamdulila qe  Allahu na ka bë musliman dhe na ka bë prej atyre qe  mësojmë dhe lexojmë kuranin dhe inshalla jemi prej atyre që punojmë me të. Gjëra të cilat Allahu na i ka ndaluar ato duhet muslimani të largohet  nga to normal duke  u munduar qe  të përdor urtësinë  e tij sidomos në ato gjëra të cilat kanë mundësi me sjell probleme dhe  përçarje, mirëpo muslimani ka një qëllim tjetër, e ai është  kënaqësia e Allahut. Pra muslimani mundohet që ta kënaq Allahun edhe nëse ndonjë herë me atë vepër hidhërohen te tjerët. Nuk lejohet që ti kënaqim krijesat e ta hidhërojmë Krijuesin. Muslimani ndalet në atë që Allahu ja ka ndaluar dhe në atë që Allahu ja ka lejuar. Andaj sa i përket dhënies së dorës  njerëzve të huaj kanë ardhur shumë hadithe kërcënuese të cilat na ndalojnë një gjë të tillë, pa marr parasysh  ti a martohesh me ta apo nuk martohesh nëse është e ndaluar një gjë  nuk lejohet të veprohet. Prej haditheve  është edhe hadithi që transmeton Aishja e cila thotë: Kur besimtaret shpërnguleshin në Medine, i Dërguari i Allahut i sprovonte bazuar në fjalën e Allahut: O ju që besuat, kur t'ju vijnë besimtaret e shpërngulura (prej Mekes), provoni besnikërinë e tyre, ndonëse All-llahu di më së miri për besimin e tyre ( Mumtehine 10). Dhe kur pranonin një gjë të tillë i Dërguari i Allahu ju thoshte: Shkoni veç më keni dhënë besën. Pasha Allahun nuk ka prek dora e Pejgamberit ndonjë grua të huaj asnjëherë, por ato ja kanë dhënë besën vetëm përmes fjalëve. ( Sahihu i Buhariut dhe Muslimit).

Po ashtu në hadithin që shënon Tirmidhiu dhe thotë se hadith është i mirë i vërtetë, thotë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Un nuk ja jep dorën grave”. Ndërsa te Taberaniu shënohet hadithi me zingjir të vërtetë se i Dërguari i Allahut ka thënë: Që ti shpohet koka dikujt me një gjilpërë prej hekurit është më mirë për të se sa të prek dorën e gruas e cila nuk i lejohet”.

Të folurit për dore grat me gra nuk ka të keqe po ashtu burrat me burra nuk ka të keqe. Ti flet burri burrit për dore dhe gruaja gruas është prej dashuris mes tyre dhe prej përshëndetjes së mirë dhe është prej sunnetit të Pejgamberit. I Dërguari i Allahut ju fliste për dore shokëve të tij dhe ata i flitnin Pejgamberit. Po ashtu kur takoheshin shokët e Pejgamberit njëri me tjetrin i flisnin njëri tjetrit për dore. Por gruaja nuk lejohet që ti flas për dore përveç ati burri të cilin e ka të afërm të vetin si vllau i saj, mixha i saj, burri i saj, daja i saj, babai i saj nuk ka të keqe nëse ju flet këtyre. Por të ju flas për dore të huajve si djalit të mixhës, burrit të motrës, vllaut të burrit, mixhës së burrit këto nuk lejohen, sepse ata nuk janë të afërmit e saj. Po ashtu prej atyre që ju lejohet dhënia e dorës është edhe babai i burrit gjyshi i burrit, fëmijët e tij të gjithë këta janë të lejuar të ju flas gruaja për dore.

Islami kur ndalon diçka ndalon për arsye se ajo është e dëmshme për njeriun, qoftë në aspektin shpirtëror, material, apo moral. Islami gjithmonë synon të ndaloj edhe rrugët dhe format të cilat të shpien deri te një mëkat më i madh. Andaj muslimani duhet të ndalet me një herë tek fjala e Allahut dhe nëse e gjen argumentin nuk i lejohet që të polemizoj më në atë çështje dhe nuk i lejohet që të bëjë analiza me logjikën e tij duke dal jashtë kufijve të islamit.

Në fund o ti cekim disa nga dëmet të cilat i shkakton të folurit për dore atyre burrave apo atyre grave të cilat nuk i ke të lejuara.

  • Ngacmimi i epshit tek dy palët në shumicën e rasteve. Ne e dimë se nuk lejohet ta shikosh një grua të huaj sepse nëse vazhdon duke e shikuar atë kjo nxit epshin dhe në sprova, atëherë nëse shikimi bënë një gjë të tillë çka ta merr mendja për prekjen e dorës tënde me dorën e huaj. Pastaj jo rrallë herë pas foljes për dore dëgjojmë nga meshkujt duke thënë se çfarë dore të bukur kishte pas ajo grua, e sidomos në kohën në të cilën jetojmë kur ka humb morali dhe ka humb turpi.

  • Humbja e turpit tek grat ndal nga dal. Gruaja e cila nuk ndalohet nga të folurit për dore e njerëzve të huaj ndal nga dal pastaj futet edhe në gjëra tjera të cilat janë të ndaluara.

  • Humbja e xhelozisë së burrave ndaj grave të tyre. Nëse burri sheh gruan e tij apo përgjegjësi sheh vajzën e tij e cila mëngjes dhe mbrëmje ju flet të huajve për dore sikur me qenë një gjë e lejuar pakësohet xhelozia e burrit ndaj familjes së tij dhe të afërmeve të tij. Pastaj pas një kohë ka mundësi që ky burrë të pajtohet me ndonjë send që është edhe më e rëndë se kjo, si të vetmuarit me të, shprehjet e pa moralshme mes tyre dhe kështu me radhë

  • Të folurit e grave të huaj gjithashtu ndikon të nxit burrin në biseda me gra, buzëqeshje dhe shakaja me to e sidomos kjo ndodh në vendete punës dhe në shkolla ku janë të përziera burra dhe gra, vajza dhe meshkuj.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit