E Hënë, Maj 25, 2020
A- A A+

Duhet qe te udhëtoj prej Kosovës në Turqi .pasi qe jam femen a me lejohet te shkoj atje apo

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Wesselamu alejkum .un kam vendos qe ta kryej hafëzllëkun ,pasi qe ne kosov nuk ka kurs per femra dhe për këtë me duhet qe te udhëtoj prej Kosovës në Turqi .pasi qe jam femen a me lejohet te shkoj atje apo jo .Allahu ju shpërbleftë...

 

Përgjigje

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

E Falënderojmë Allahun që ke vendos të mësosh librin e Allahut përmendësh. Me të vërtetë mësimi i Kuranit është një dhunti e madhe që Allahu ia dhuron kujt të doj. Mjafton me qenë ti prej atyre që Allahu për mes teje e ruan Kuranin. Kjo është një mrekulli e Kuranit që Allahu e ka lehtësua mësimin e tij. Është i vetmi libër në botë i cili mësohet aq lehtë dhe aq shumë. Sot në botë ekzistojnë miliona njerëz të cilët mësojnë librin e Allahu përmendësh. Mirëpo mësimin e Kuranit Allahu nuk e ka bë obligim për çdo person, ai është farz kifaje që do të thotë nëse e mësojnë disa përmendësh të tjerët lirohen nga ky obligim. Femra nuk guxon të largohet dhe të marr udhëtim të gjatë pa mahrem pa shoqërimin e ndonjë të afërmi të sajë edhe nëse është qëllimi për mësimin e Kuranit. Andaj motër e nderuar mos e humb vullnetin tanë, mirëpo nuk të lejohet që të shkosh në Turqi apo diku tjetër për ta mësuar Kuranin nëse nuk je me ndonjë të afërm tëndin. Andaj bën sabër dhe mundohu që ta mësosh Kuranin në vendin tënd te dikush që e din kuranin përmendesh apo së paku e din leximin e tij mirë, ose për mes kasetave apo CD-ve të cilat janë të programuara për mësimin e Kuranit.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit