E Hënë, Maj 25, 2020
A- A A+

Selam alejkum, a lejohet rruajtja e kokës se femrave për shkak te dobësimit te flokut,

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Selam alejkum, a lejohet rruajtja e kokës se femrave për shkak te dobësimit te flokut,e qe shpreson se mos dalin me te mira herën tjetër,kuptohet me pëlqimin e burrit. a hyn ne ato grat te cilat ju ngjasojnë meshkujve,pasi qe qëllimi është vetëm për rigjenerimin e flokut e jo për ngjasim me meshkuj. Allahu ju shpërbleftë

 

Përgjigje

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Nuk lejohet që gruaja ti rruaj flokët e saj përveç në raste të jashtëzakonshme si vërtetimi i ndonjë sëmundje në kokë apo shërimi me ndonjë ilaç. I Dërguari i Allahut ka ndaluar një gjë të tillë. Shkaku i ndalesës është se rruerja e flokëve nga femra është ndryshim i asaj që ka krijuar Allahu dhe përngjasimi me burra dhe me gra të pabesimtarëve. Ndërsa Imam Buhariu shënon se i Dërguari i Allahut ka thënë: Allahu i ka mallkuar burrat të cilët u përngjasin grave dhe i ka mallkuar grat të cilat ju përngjasin burrave. Për këtë edhe në haxh burri duhet ti rruaj flokët e tij ndërsa gruaja vetëm duhet të marr pak prej tyre.

Flokët janë zbukurimi i femrës dhe bukuria e saj. Ndërsa sa i përket shkurtimit të tyre lejohet nëse ajo bëhet me lejen e burrit, nëse nuk u përngjasin pabesimtareve apo femrave mëkatare prej artisteve, këngëtareve etj, sikur që jemi përgjigj në pyetjet e kaluara që na kanë ardhur në lidhje me shkurtimin e flokëve prej femrave.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit