E Enjëte, Gusht 22, 2019
A- A A+

Xhelatina a është haram ?

User Rating: 4 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Inactive
 

Selam alejkum,nëse ka mundësi një pyetje hoxhes,nëse shohim në përmbajtjën e disa artikujve si në sheqera gome qokolata etj se përmban xhelatinë,atëherë a asht haram ngrënja e atyre produkteve ? Allahu ju shpërbleftë, selamu alekum.

Përgjigje:

 

Falenderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

 

Xhelatina nuk ka qenë e njohur në kohën e të Dërguarit të Allahut, po ashtu edhe në një kohë pas tij. Për këtë edhe nuk kanë folur juristët islam në të kaluarën për një gjë të tilllë. Por në kohën tonë një gjë e tillë është përhapur me të madhe, dhe gati nuk sheh ndonjë artikull përveçse përmbanë sasi të xhelatinës Për këtë edhe juristët islam kanë bërë hulumtime rrethë kësaj çështje, dhe në pika të shkurtëra mund të themi se

xhelatina mirret prej bimëve, prej shtazëve të tokës dhe atyre të detit.Nëse produkti ka xhelatinë prej bimës është e lejuar të hahet ai produkt dhe nuk ka asgjë të keqe.

Ndërsa nëse xhelatina është prej shtazëve atëherë këtu duhet të shikojmë. Nëse ajo është prej derrit nuk lejohet të hahet edhe nëse futet nëpër labortaore të ndryshme kimike, sepse derri më tërë atë që mban me vete prap mbetet i papastër. Produktet të cilat përmbajnë emrin Haribo bëhen nga xhelatina e derrit dhe nuk lejohen të hahen. Edhe nëse kjo shkruan se është prej lopës, sepse këto produkte me këtë emër janë të njohura se bëhen prej xhelatinës së derrit, por shënojnë se është prej lopës që ti mashtrojnë muslimanët dhe të shesin artikullin e tyre.

Xhelatina e cila miret prej shtazëve të cilat janë të lejuara për ti ngrënë.

Nëse xhelatina merret prej shtazëve të cilave u hahet mishi dhe janë prerë sipas sheriatit është e lejuar. Po ashtu është e lejuar edhe xhelatina e mishit të shtazëve të lejuara të cilat i therrin ithtarët e librit( të krishterët dhe Juehdit) nëse vërtetohet se ata i therrin këto shtazë e nuk i mbysin sikur që ndodhë sot në shumë vende përëndimore. Ndërsa nëse xhelatina merret prej shtazëve të ngordhura ose prej atyre të cilat bëhet mbytja e tyre nuk lejohet ngrënja e atij produkti. Sidomos kur e dimë sot se njerëzit nuk i kushtojnë rëndësi kësaj çështje dhe fusin në një vend të gjitha eshtërat e shtazëve qoftë ajo e ngordhur, qoftë edhe nga ato të cilave nuk u hahet mishi dhe i fusin të gjitha në një vend dhe pastaj bëjnë prje tyre xhelatinë.

Për këtë këshilloj që nëse ai produkt është prej pabesimtarëve edhe nëse i shkruan se është prej shtazëve si lopës dhe të tjerave të cilat janë të lejuara ngrënja e tyre është më mirë që mos përdorën për shkak të asajë se shumica e therjeve sot në përëndim bëhën me mbytje qoft me pistoletë apo ndonjë mjet tjetër.

Ndërsa nëse është prej produkteve të muslimanëve dhe tregon se ka xhelatinë të lopës atëherë një gjë e tillë është e lejuar dhe lejohet ngrënja e saj me lejën e Allahut.

 

Allahu e din më së miri.

Mburoja e Myslimanit