E Enjëte, Gusht 22, 2019
A- A A+

Me intereson te dij se çka thot feja në pika të shkurtëra për muzikën ?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Me intereson te dij se çka thot feja në pika të shkurtëra për muzikën ?

Përgjigjje:

Çështja e muzikës është njëra prej çështjeve me të cilën janë sprovuar sot muslimanët . Sidomos kur dëgjojmë nga disa të cilët lejojnë një gjë të tillë duke llogaritur se ajo ti qetëson zemrat. Sikur muzika të qetësonte zemrat do të qetësoheshin zemrat e këngëtarve dhe do të përmisohej morali dhe sjellja e tyre.

më gjerësisht do të ketë edhe Argumentet për ndalimin e muzikës janë të shumta dhe ne do ti cekim disa prej tyre, ndërsa një temë në faqen tonë rreth muzikës, edhe pse muslimanit duhet ti mjaftojë në islam qoftë edhe vetëm një argument që tregon për ndalimin e një gjëje. Sepse nuk i takon një muslimani e as një mulimaneje që të bëjë zgjidhje jasht asaj të cilën ka caktuar Allahu dhe i Dërguari i Tij.

Prej argumenteve të cilat ndalojnë muzikën janë:

  1. Fjala e Allahut në suren Llukman ajeti 6. Allahu thot: Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e më qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgaditur dënim i turpshëm. (Llukman 6). Ka thënë Ibn Abasi: Ajo (fjala boshe) është muzika. Ka thënë Hasen el-Basriu ky ajet ka zbritur për muzikën dhe instrumentet e saj.
  2. Fjala e Allahut: Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.(Isra 64). Ka thënë Imam Kurtubiu: Në këtë ajet ka gjithashtu argument për ndalimin e muzikës dhe instrumenteve.
  3. Fjala e Allahut: (Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet. (Furkan 72). Kanë thënë Imam Kurtbiu, Taberiu dhe Muxhahidi se kuptimi i këtij ajeti është: Ata të cilët nuk dëgjojnë muzikën.
  4. Fjala e Pejgmaberit: “ Do të jenë prej umetit tim disa njerëz të cilët kërkojnë lejimin e kurvërisë (zinasë), mëndafshit, alkoolit dhe instrumentet e muzikës”.( Hadithi i vërtetë). Me këtë hadith argumentojmë në dy forma për ndalimin e muzikës: e para se fjala kërkojnë lejimin aludon se këto gjëra të cilat janë cekur në këtë hadith janë të ndaluara dhe do të vijnë disa njerëz të cilët do ti lejojnë ato. Ndërsa e dyta. I Dërguari i Allahut në këtë hadith ka bashkuar dhe ka krahasuar muzikën dhe instrumentet e saj me ato gjëra të cilat kanë ardhur argumente të çarta për ndalimin e tyre, siq janë: Zinaja, vera dhe mëndafshi. Po ashtu trasnmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Dy zëra janë të mallkuar zëri e fyllit në gëzime dhe zëri i mjerimit në fatkeqësi. Po ashtu i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Do të ketë në këtë ummet shafitje, shëndrrime tw njerzve në krijesa tjera dhe kjo do të bëhet nëse pihet alkooli me të madhe, shfaqen këngtaret dhe ju bihet instrumenteve( Hadith i vërtet).
  5. Gjithashtu fjalët e dijetarëve tregojnë për ndalimin e muzikës dhe instrumenteve të saj. Ka thënë Kasim b.Muhamed: Muzika është e kotë dhe e kota e ka vendin në zjarr. Po ashtu edhe dijetarët dhe imamët e medhhebve si Imam Ebu Hanife, Imam Maliku, Imam Shafiu dhe Imam Ahmed b.Hambeli ndalojnë muzikën dhe instrumentet e muzikës.

Nga këto argumente që cekëm në formë të shkurtuar na tregojnë se muzika me instrumentet e saj është e ndaluar në fenë e Allahut dhe ajo është Kurani shejtanit.

 

Allahu e din më së miri.

Mburoja e Myslimanit