E Shtunë, Prill 04, 2020
A- A A+

Çelsi i namazit është pastrimi

 Na kanë traguar Kutejbe, Hennadi dhe Mahmud b. Gajlani të cilët thonë: Na ka treguar Veki’u duke e përcjell prej Sufjanit (h.). Na ka treguar Muahmmed b. Beshshari i cili thotë: Na ka treguar Abdu-Rrahman b. Mehdi i cili thotë: Na ka treguar Sufjani duke e përcjell prej Abdullah b. Muhammed b. Akilit, ai prej Muhammed b. El-Hanefiut , ai prej Alit, ndërsa ai prej Pejgamberit alejhi selam se ka thënë: “Çelsi i namazit është pastrimi, fillimi (i tij) me të cilin shumë veprime ndalohen është tekbiri fillestar ndërsa selami është përfundimi i tij”

Ebu Isa thotë: “Ky hadith është më autentik dhe më i miri në këtë temë”

Abdullah b. Muahmmed b. Akili është i sinqertë(sadik). Disa prej dijetarëve kanë pasur vërejtje rreth hifzit dhe memories së tij.

Ebu Isa thotë: “E kam dëgjuar Muhammed b. Ismailin duke thënë: Ahmed b. Hambeli,Is’hak b. Ibrahimi dhe Humejdi i kanë marrur hadithet të cilat i ka transmetuar Abdullah b. Muhammed b. Akili. Muahmmedi (Buhariu) thotë: “Ai, si përcjellës i haditheve, ka kualitet mesatare”.

Ebu Isa thotë se në këtë temë janë transmetuar edhe shumë hadithe nga Xhabiri dhe Ebu Seidi.

 

Suneni i tirmidhiut I Shkup, 2003 Faqja 76-77

 

 

Mburoja e Myslimanit