E Mërkurë, Shtator 23, 2020
A- A A+

Vlera e pastërtisë

Na ka treguar Is‘hak b. Musa el-Ensari i cili thotë: Na ka treguar Ma‘n b. Isa el-Kazzazi i cili thotë: Na ka treguar Malik b. Ensi(h), neve na tregoi Kutejbe, ai e përcjell nga Maliku, ai prej Suhejl b. Ebi Salihut, ndërsa ai prej Ebi Hurejres i cili thotë se, i Dërguari i All-llahut alejhi selam ka thënë:

Kur robi musliman ose mu‘mini duke marrur abdest, pastron fytyrën e vet, prej fytyrës së tij bashkë me ujin ose me pikën e fundit të ujit pastron të gjitha gjynahet të cilat i ka bërë (duke shikuar me sy) ose ka thënë ngjashëm me këtë. Ndërsa kur i lanë duart e veta, nga to, së bashku me ujin ose me pikën e fundit të ujit, ikin të gjitha gjynahet të cilat ai i ka bërë (me duart e veta) kështu që (pas abdestit), të mbetet plotësisht i pastruar prej gjynaheve“.

Ebu Isa thotë: Ky hadith është hasenun sahih, d.m.th. Hadithin të cilin e transmeton Malikiu nga Suhejli, ai nga babai i tij, ndërsa ai prej Ebu Hurejres. Ebu Salihu është babai i Suhejlit, ndërsa ai është Ebu Salih es-Semmani. Emri i tij është Zekvan. Sa i përket emrit të Ebu Hurejres, dijetarët ndajnë mendimet rreth emrit tij të vërtetë: disa thonë se ai quhet Abdu-Shems, ndërsa disa të tjerë thonë se ai quhet Abdulla b. Amr. Këtë të dytën e vërteton edhe Muhammed b. Ismaili dhe ky është mendimi më i qëlluar.

Ebu Isa thotë: Në këtë temë janë edhe ca hadithe të transmetuara prej Uthman b. Afanit, Theubanit, Sunabihiut, Amr b. Abesetes, Selmanit dhe Abdullah b. Amres.”

Sunabihiu, i cili hadithet i përcjell prej Ebu Bekr es-Siddikut, i cili në të vërtetë nuk e ka dëgjuar drejpërsedrejti nga i Dërguari i All-llahut, All-llahu e bekoftë dhe e shpëtoftë, quhet Abdu-Rrahman b. Usejlete, kurse Ebu Abdullahu mban ofiqin nga fëmijëria. Ai u nis për në Medine me qëllim që të takohet me Pejgamberin alejhi selam. Mirëpo Pejgamberi alejhi selam u shpërngul në Ahiret duke qenë ai ende në rrugë për në Medine.

Sunabihiu b. el-A’ser el-Ahmesi,i cili i përcjell hadithet nga i Dërguari i All-llahut, është shoku i vërtetë i Muhammedit alejhi selam, të cilin dikush e ngatërron me emrin e Sunabihiut.

Sunabih b. el-Aseri el-Ahmesi, me fjalët e tij thotë:

E kam dëgjuar Pejgamberin alejhi selam duke thënë: Unë do të jemë krenar me numrin Tuaj të madh në krahasim me popujt e më parshëm, prandaj pas meje mos u vrani mes veti!”

 

 

 

Suneni i tirmidhiut I Shkup,2003 Faqja 73-75

 

 

Mburoja e Myslimanit