Transmetohet prej të Dërguarit të All-llahut alejhi selam:
Na ka treguar Hennadi i cili thotë: Na ka treguar Veki‘u duke përcjellë prej Israilit, ai prej Simakut, ai prej Musa‘b b. Sa‘dit, ai prej Ibn Umerit, ndërsa ai prej Pejgamberit alejhi selam se ka thënë:
„Namazi nuk do të pranohet pa pastërti të mbajtur sipas rregullave, e as sadakja (e cila ndahet) nga pasuria e fituar padrejtësisht“
1. Na ka treguar Kutejbe b. Seid i cili thotë: Na ka treguar Ebu Avane, ai e përcjell prej Simak b. Harbit „Përveçse me pastrimin e kryer sipas rregullave të përcaktuara“.
Ebu Isa thotë:“Ky hadith është më i besueshmi dhe më i miri në këtë temë“.
Në këtë temë hadithe kanë përcjellë edhe Ebu Melihi prej babait të tij, Ebu Hurejre dhe Enesi. Emri i Ebu Melih b. Usame është Amir, ndërsa disa thonë Zejd b. Usame b. Umejr el – Hudheli.
Suneni i tirmidhiut I Shkup,2003 Faqja 70-71