Kurani dhe shkenca

Nje Fabrike Gjigante qe nuk shihet me Sy te lire: QELIZA

 

NJË FABRIKË GJIGANDE QË NUK SHIHET ME SY TË LIRË: QELIZA

 

Trupat tanë përbëhen nga triljona qeliza. Ky numër nuk duhet të kalohet pa u vënë re. Në të vërtetë një triljon është një numër jashtzakonisht mjaft i madh.

Vazhdo leximin...

Mrekullia e Krijimit te Njeriut 3

 

HORMONET MUND T’I DALLOJNË GJINITË

 

Hipotalamusi ndërmerr hapat e parë të nevojshëm që të sjell meshkujt dhe femrat në fazën e pubertetit duke dërguar Gn-RH hormonin (duke liruar – Gonadtropinën) nëpërmes qarkullimit të gjakut te gjëndrra e hipofizës. Gjëndrra e hipofizës fillon funksionin e saj me urdhër nga hipotalamusi dhe fillon të dërgoj hormone të cilat aktivizojnë organet riprodhuese.  Këto janë LH (luteinizing) hormoni dhe FSH hormoni (stimulojnë folikulin).  Secila nga këto hormone sekretohen (tajiten) te meshkujt dhe te femrat, por efekti i tyre është i ndryshëm.

Vazhdo leximin...

Mrekullia e Krijimit te Njeriut 2

 

NJË ARMATË PERFEKTE E CAKTUAR NË QËLLIMIN E SAJ

 

Mendo për një armatë tejet të madhe e përbërë nga miliona ushtarë. Ata lëvizin drejt një caku të përbashkët, hasin në pengesa gjatë rrugës dhe përballohen me rrezik vdekjeprurës, por përkundër të gjitha këtyre vështirësive armata nuk dorëzohet.  Hapësirën që këta ushtarë duhet t'a përshkojnë në mënyrë që të arrijnë tek caku është njëqind mijë herë më e madhe se sa ata vetë.  Natyrisht,  një armatë e tillë e ngjeshur e caktuar për një rrugë të tillë të vështirë ka nevojë për udhëzime dhe pajisje që të sigurohet arritja e qëllimit.

Vazhdo leximin...

Mrekullia e Krijimit te Njeriut 1

NJË SISTEM I MREKULLUESHËM I KRIJUAR PËR NJË JETË TË RE

 

Vazhdimësia e racës njerëzore në botë është e mundur me punën perfekte të sistemit riprodhues. Trupat e meshkujve dhe të femrave janë mjaft të ndryshëm nga njëri tjetri në funksionin e organeve të tyre riprodhuese, por këto sisteme shumë të ndryshme funksionale në mënyrë perfekte plotësojnë njëra tjetrën me rezultatin që një qenie e re njerëzore lind në këtë botë. Nga elementet themelore të prodhuara në dy trupa të ndryshëm, të pavarur nga njëri tjetri, një nga mrekullitë më të mëdha të botës ndodh: mrekullia e krijimit të njeriut. 

 

ËSHTË AI I CILI IU FORMON NË MITËR ASHTU SI DËSHIRON AI. NUK KA ZOT TJETËR PËRPOS TIJ, I PLOTËFUSHISHMI, I URTI. (KUR'AN, 3: 6)

 
Vazhdo leximin...

Qelizat:Njesit ndertuese te njerezve

 

Fekondimi i qelizës vezë nga spermatozoidi do të thotë fillimi i jetës së re njerëzore. Miliona spermatozoide garojnë për të fekonduar qelizën vezë, por vetëm një nga ta arrin ta bëjë këtë. Megjithatë, kjo garë nuk i është lënë shansit apo rastësisë, pasi që çdo fazë e saj është krijuar nga Zoti me përmasa të fiksuara. Perëndia e shpallë këtë të vërtetë në ajetin e shenjtë:

 

"Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni? A keni menduar për farën që e dredhni. A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?" (Kur'ani 56:57-59)

Vazhdo leximin...

Qielli kthyes


 Ajeti i njëmbëdhjetë i sures Et-Tarik në Kuran, i referohet vetisë "kthyese" të qiellit:

 

"Betohem në qiellin që kthen." (Et-Tarik 11)

 

Siç dihet, atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet nga disa shtresa. Secila prej tyre luan një rol të rëndësishëm në dobi të jetës. Kërkimet kanë nxjerrë në dritë se këto shtresa janë të specializuara në kthimin mbrapsht të trupave apo rrezeve që vijnë nga hapësira apo nga vetë Toka. Tani le të shqyrtojmë disa shembuj të funksionit "kthyes" të shtresave që e rrethojnë Tokën.

 

Vazhdo leximin...

Page 12 of 15