E Mërkurë, Dhjetor 12, 2018
A- A A+

Biomimetika

 

DIZAJNE INSIPRUESE BAZUAR NË DIZAJNET E QENIEVE TË GJALLA

Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë. (Qur’an, 16:66)

Ju edhe nga kafshët keni një mësim, ngase ju freskojmë me lëng prej barqeve të tyre dhe keni shumë dobi prej tyre, e edhe prej tyre ushqeheni. Dhe mbi to e mbi anije bartni (hipni). (Qur’an, 23:21-22)

 



Para se shkenctarët, expertët hulumtues dhe zhvillues të ngarkohen me një projekt të ri, ata zakonisht kërkojn për një model tek qeniet e gjalla dhe e imitojn sistemin dhe formën nga ajo. Me fjalë të tjera, ata e shiqojn dhe e studiojn formën e krijuar në natyrë nga All-llahu dhe, inspiruar nga ato, ata vazhdojn dhe zhvillojn teknologjitë e tyre të reja.

Kjo qasje u bë shkak të lind Biommetika, një degë e re e shkencës që përpiqet të imitoj qeniet e gjalla. Kohëve të fundit, kjo degë e shkencës ka filluar të aplikohet shumë në botën e teknologjisë. Përdorimi I fjalës “ibratun,” (të mësojm nga, këshillë, gjë e rëndësishme ose model) në ajetet e cekura më lartë është mëse e mundshme që aludon në biomimetikën.

Biommetika I referohet të gjitha substancave, mjeteve, mekanizmave dhe sistemeve që njerezit e prodhojn me qëllim që të imitojn sistemin që është prezent në natyrë. Komuniteti I shkenctarëve për momentin ndjejn nevojë për përdorim e këtyre mjeteve, posaqërisht në fushën e nanoteknologjisë, teknologjisë robotike, intelegjencës artificiale, mjekësisë dhe ushtrisë.

Biomimetika së pari është hedhur përpara nga Janine M. Benyus, shkrimtare dhe mbikqyrëse shkencore në Montana. Ky koncept më vonë është analizuar nga shumë njerëz tjerë dhe kanë filluar të gjejnë aplikacione. Disa nga komentet e tyre në lidhje me biomimetikën;

Motivi kryesorë i “Bimimetikës” është se ne kemi shumë të mësojm nga bota e natyrës, si model, si përmasë, si drejtues. Se në çka hulumtuesit kanë të përbashkët është nderimi ndaj formave natyrale, dhe inspirimi për ti përdorur ato për zgjidhjen e problemeve të njereëzve. 146

David Oakey, strateg I produktit për Interface Inc., kompani që e përdorë natyrën për ta ngritur kualitetin dhe produktivitetin e produktit, ka thënë:

Natyra është këshilltari im për biznes dhe dizajn, model për formën e jetesës. Sistemi I natyrës ka punuar me miliona vite. Biomimetika është një rrugë për të mësuar nga natyra. 147

Shkenctarët që kanë filluar të favorizojn vazhdimisht duke e zgjëruar idenë kanë intensifikuar studimet e tyre duke përdorur mostrat e pakrahasueshme dhe të patëmetë të natyrës. Këto dizajne paraqesin modele për hulumtime teknologjike, për shkak se ato ofrojn produktivitet maksimum për sasi më të vogël të materialit dhe energjisë, dhe janë vetë-përmbajtësore, jo e dëmshme për ambientin, e qetë, estetike, e qëndrueshme dhe afatgjatë. The High Country News gazeta ka përshkruar biomimetikën si “një lëvizje shkencore” dhe ka bërë këtë koment:

Duke përdorur sistemin natyral si model, ne mund të prodhojm teknologji që janë më të qëndrueshme se këto që përdoren sot. 148

Janine M. Benyus, beson që modelet në natyrë duhet të imitohen, ka dhënë shembujt në librin e saj, Biomimicry: Innovation Inspired by Nature (Perennial: 2002):

• Zogjët gumëzhitës kalojn Golfin e Meksikos me më pak se 3 gram (një e dhjeta e një ounce) me lëngë djegëse,

• Pilivesa e tejkalon zhdervjedhtësinë e helikpoterit më të mirë,

• Sistemi I ngrohjes dhe kondicionerit të ajrit në shtëpiat e termitëve janë më superior në aspektin e mjeteve dhe harxhimit të energjisë në krahasim me ato të qenies njeri,

• Frekuenca e lartë e Lakuriqit të natës është më I efektshëm dhe sensitiv se sistemi I radarëve sot,

• Alga që emeton dritën kombinon kemikale të ndryshme për ta ndriquar trupin e tyre,

• Peshku arktik dhe bretkocat ngrihen dhe ngjallen në pranverë, duke I mbrojtur organet e tyre nga ngrica,

• Kameleonët dhe sepjet ndryshojn ngjyrën e lëkurës së tyre duke iu përshtatur vazhdimisht ambientit përreth.

• Bletët, breshkat dhe zogjët navigojn pa pasur nevojë për hartë, dhe

• Balenat dhe pinguinët zhyten pa mjete të zhytjes.

Këto mekanizma fantastike dhe dizajnet në natyrë, që prej tyre kemi marrë shembuj pak, kanë potencialin që të na I pasurojn teknologjinë në fusha të ndryshme në një masë të gjërë.
Këto potenciale po bëhen të dukshme dhe dituritë tona akumuluese dhe mjetet teknologjike po riten vazhdimisht.

Të gjitha krijesat posedojn tipare që mahnitin njeriun. Disa prej tyre kane një formë ideale hidrodinamike që përmes saj lëvizin në ujë, e disa përdorin sense që janë të quditshme dhe të panjohura për ne. Shumica prej këtyre tipareve që hulumtuesit kanë hasur për herën e parë, ose, ndryshe, sapo I kanë zbuluar. Për këtë shkak, është e nevojshme të bashkohen shkenctarët kompetent të fushave të ndryshme sikurse të fushës së teknologjisë kompjuterike, inigjinjerisë mekanike, elektronikës, matematikës, fizikës, kimisë dhe bilogjisë që në mënyrë të drejtë ta imitojn një qenie të gjallë.

Shkenctarët janë të mahnitur kur janë konfrontuar me një strukturë dhe sistem të pakrahasueshëm që janë duke I zbuluar për çdo ditë, dhe e përdorin mahnitjen e tyre për ta inspiruar vetën për të prodhuar teknologji të re për të mirën e njeriut. Duke kuptuar që sistemet e përkryera ekzistuese dhe teknikat superiore të aplikuara në natyrë janë shumë më superiore se sa njohuritë dhe intelekti I tyre, kanë kuptuar se për zgjedhjet dhe problemet ekzistuese duhen domosdo të bazohen në dizajnet në natyrë për ti rregulluar problemet që kanë hasur gjatë viteve.

Si rezultat, ata kanë mundësinë ta arrijnë suksesin për një kohë të shkurtër. Gjithashtu, duke imituar natyrën, shkenctarët janë duke bërë arritje të mëdha për sa I përket kursimit të kohës, fuqisë punëtore dhe materialit të shpenzuar.

Sot ne shohim zhvillimin e teknologjisë gradualisht duke zbuluar mrekulli të krijiimit dhe duke përdorur dizajne fantastike nga qeniet e gjalla, në të mirë të njerëzimit. Benyus ka potencuar se “Veprimi sipas natyrës” ka potencial ta ndryshoj formën e kultivimit të ushqimit, prodhimit të materialit, shfrytëzimit të energjisë, shërojm vetën, ruajm informacionet dhe zhvillojm biznes.” 149 Në vazhdim mund të hasni në disa prej shkrimeve që kanë shtjelluar temën në fjalë;


Në shekullin 19, natyra është imituar vetëm në aspektin estetik. Artistët dhe arkitektët të asaj kohe janë influencuar nga natyra dhe kanë përdorur shembuj të strukturave’ funksioni I tyre nga pamjet e jashtme. Po, realizimi I përkryer I dizajnit superior dhe përdorimi I atyre që mund të përfitoj njeriu ka filluar vetëm në vitin shekullin e 20 duke studiuar mekanizmat natyral në nivelin molekular. Shkenctarët sot, mësojn nga qeniet e gjalla, ashtu sikurse është shpallur në Kur’an para 1,400 vjetëve.

Mburoja e Myslimanit