E Mërkurë, Prill 24, 2019
A- A A+

Ardhja e gjithësisë në ekzistencë

 

Deri në mesin e shekullit 20, pikëpamja e përhapur në botë ishte se gjithësia është e pafund, ka ekzistuar përgjithmonë dhe se do të vazhdoj së ekzistuari kështu për të gjithë kohën. Sipas kësaj pikëpamje, e njohur si “model statik i gjithësisë”, gjithësia nuk kishte fillim apo fund.

 


Në ruajtjen e tezës se gjithësia është një grumbull i substancave fikse, statike dhe të pandryshueshme, kjo pikëpamje ka përbërë bazën e filozofisë materialiste dhe rrjedhimisht ka hedhur poshtë ekzistencën e një Krijuesi. Megjithatë, me përparimin e shkencës dhe teknologjisë gjatë shekullit 20, modeli i gjithësisë statike është çrrënjosur tërësisht.

Tani ne kemi hyrë në shekullin 21 dhe një agim i ri është mbi ne. Nëpërmjet eksperimenteve të shumta, vëzhgimeve dhe llogaritjeve të kryera nga disa prej mendimtarëve më të shquar të botës, fizika moderne ka vërtetuar se gjithësia në të vërtetë kishte një fillim, se ajo erdhi në ekzistencë nga asgjëja në një moment të vetëm nga një shpërthim i madh. Për më tepër, është vërtetuar se gjithësia nuk është fikse dhe statike, siç pohojnë ende materialistët me kryeneçësi. Përkundrazi, ajo po kalon një proces të vazhdueshëm të lëvizjes, ndryshimit dhe zgjerimit.

Këto fakte të vërtetuara së fundi të gjitha veprojnë si gozhda në arkivolin e teorisë së gjithësisë statike. Sot, të gjitha këto fakte janë të pranuara univerzalisht nga komuniteti i shkencëtarve.

Origjina e universit përshkruhet në Kur'an në ajetin vijues:

Ai (Allahu) është që krijoi (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën. (Kur'an, 6:101)

Ky informacion është në përputhje të plotë me zbulimet e shkencëtarëve bashkëkohorë.
Siç e kemi theksuar më parë, përfundimi që Astrofizika ka arritur sot është se e gjithë gjithësia, së bashku me dimenzionet e materies dhe kohës, erdhi në ekzistencë si rezultat i një shpërthimi të madh që ndodhi shumë kohë më parë. Kjo ngjarje, e njohur si “Big Bang”, është katalizator për krijimin e gjithësisë nga asgjëja. Ky shpërthim, të gjitha palët në komunitetin shkencor pajtohen, buroj nga një pikë e vetme rreth 15 miliardë vjet më parë. (Shih Harun Yahya, The Creation of the Universe, Al-Attique Publishers Inc. Canada, 2000)

Para Big Bang-ut, nuk ka pasur një gjë të tillë si materia. Nga një gjendje e joekzistencës në të cilën as materia, as energjia dhe madje as koha nuk ekzistuan - dhe e cila mund të përshkruhet metafizikisht – materia, energjia, dhe koha janë krijuar të gjitha në një çast. Ky fakt, i zbuluar vetëm kohët e fundit nga fizika moderne, na është shpallur në Kur’an 1,400 vjet më parë.

Senzorët e ndjeshëm në bordin e satelitit hapësinor COBE, të lëshuar nga NASA më 1992, kapën prova të mbetjeve të Big Bang-ut. Ky zbulim shërbeu si dëshmi e Big Bang-ut, që është shpjegimi shkencor i faktit se gjithësia u krijua nga asgjëja.

Mburoja e Myslimanit