Bëhu musliman - dhe mos u bë jobesimtar
Bëhu pasues (selefi) – dhe mos u bë shpikës (bidatxhi)
Bëhu rob i Allahut – dhe mos u bë rob i shejtanit
Bëhu njeri që kërkon ndihmë nga Allahu – dhe mos u bë njeri që kërkon ndihmë nga varezat dhe xhindet
Bëhu njeri që ha ushqimet e mira – dhe mos u bë prej atyre që hanë ushqimet e flliqura
Bëhu i tëri në Islam - dhe mos u bë labil
Bëhu njeri që shpenzon në rugë të Allahut – dhe mos u bë njeri koprac
Bëhu njeri që ri larg kamatës – dhe mos u bë njeri që je zhytur në kamatë
Bëhu njeri që e do vëllaun tënd për Allahun – dhe mos u bë prej atyre që e do për shkak të epshit dhe gjërave materiale
Bëhu lexues i Kuranit Fisnik – dhe mos u bë prej atyre e kanë braktisur atë
Bëhu modest për Allahun – dhe mos iu nënshtro jomuslimanit
Bëhu tolerant – dhe mos u bë i ashpër e i vrazhdë
Bëhu me xhematin e muslimanëve – dhe mos e kundërshto xhematin e muslimanëve
Bëhu dijetar ose nxënës – e mos u bë injorant e mendjemadh nga mësimit
Bëhu gjuhëlagur duke e përmend Allahun – dhe mos u bë gojëflliqur
Bëhu i sinqertë në punët tuaja – e mos bë vepra për syfaqje e për nam
Bëhu fjalëdrejtë – dhe mos u bë rrencak
Bëhu bartës i brengës së Islamit – dhe mos ke brengë vetëm barkun dhe organin
Bëhu mik i besimtarëve – dhe mos u bë mik i jobesimtarëve
Bëhu kumtues i Pejgamberit – dhe mos u bë heshtës i të vërtetës
Bëhu zbatues i premtimit – dhe mos u bë mashtrues dhe tradhtar
Bëhu mbështetës në Allahun – dhe mos u bë prej atyre që shkojnë tek magjistarët dhe fallxhorët
Bëhu falënderues për begatitë e Allahut – dhe mos u bë njeri mohues
Bëhu njeri që flet fjalë të mira ose hesht – dhe mos u bë llafazan
Bëhu njeri që thërret në fe të Allahut me heshtjen tënde – e mos u bë largues nga Islami me sjelljen tënde
Bëhu në ndihmë të vëllaut tënd – dhe mos u bë njeri që i bën padrejtësi
Bëhu njeri që ke zemër të kënaqur – e mos u bë lakmues dhe lypës
Bëhu i kujdeshëm ndaj farefisit – dhe mos u bë shpërfillës ndaj familjes
Bëhu bamirës ndaj prindërve – dhe mos u bë keqbërës ndaj tyre
Bëhu i buzëqeshur në fytyrën e muslimanit – dhe mos u bë fytyrzymtë
Bëhu konfirmues i të mirave – dhe mos u bë mohues i begative
Bëhu zemërpastër nga zilia – dhe mos i përbuz dhuntitë e Allahut
Bëhu krenar çdo her me fenë Islame – dhe mos u bë frikacak e nënçmues i vetvetes
Përshtati: Bekir Halimi
E Diel, Janar 24, 2021