E Mërkurë, Dhjetor 12, 2018
A- A A+

Proporcioni i shiut

Një tjetër informatë e dhënë në Kur’an rreth shiut është se ai bie në Tokë në “masë të duhur”. Kjo përmendet në Suren Zuhruf si më poshtë:

“Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni (të gjallë nga varrezat)” (Kur’an, 43:11)

 


Kjo sasi e matur e shiut është zbuluar përsëri nga zbulimet moderne. Është vlerësuar se në një sekondë përafërsisht 16 milion ton ujë avullohen nga Toka. Kjo shifër arrin në 513 trilion ton ujë në një vit. Ky numër është i barabartë me sasinë e shiut që bie në Tokë në një vit. Prandaj, uji qarkullon vazhdimisht në një cikël të balancuar, në përputhje me “masën”. Jeta në Tokë varet nga ky cikël i ujit. Edhe po të përdorej e gjithë teknologjia që është në dispozicion për këtë qëllim, ky cikël nuk do të mund të riprodhohej artificialisht. 

Madje edhe një devijim i vogël në këtë ekuilibër do të sjellte lindjen e një çekuilibri ekologjik që do të sillte fundin e jetës në Tokë. Megjithatë, kjo nuk ndodh, dhe shiu vazhdon të bie çdo vit pikërisht në të njëjtën masë, ashtu siç është shpallur në Kur’an.

Proporcioni i shiut nuk aplikohet vetëm në sasinë e tij, por gjithashtu edhe në shpejtësinë me të cilën bien pikat e shiut. Shpejtësia e pikave të shiut, pavarësisht madhësisë së tyre, nuk e kalon një kufi të caktuar.

 

 

 


Philipp Lenard, një fizikant Gjerman i cili mori Qmimin Nobel për fizikë në vitin 1905, zbuloj që shpejtësia e rënies rritej me diametrin e pikës deri në madhësinë prej 4.5 mm (0.18 inç). Për pikat më të mëdha, megjithatë, shpejtësia e rënies nuk rritej përtej 8 metra në sekondë (26 ft/sec). 54 Ai ia atribuoi këtë ndryshimeve në formën e pikave shkaktuar nga rrjedha e ajrit përderisa madhësia e pikës rritej. Ndryshimet në formë, si rrjedhojë, rritën rezistencën e ajrit të pikës dhe ngadalësuan shpejtësinë e rënies.

Siç mund të shihet, Kur’ani mund të na tërheq vëmendjen në rrëgullimin delikat të shiut i cili nuk mund të ketë qenë i njohur 1,400 vitë më parë.

Mburoja e Myslimanit