Falënderimi i takon Atij që u premtoi durimtarëve shpërblim pa llogari dhe i përgëzoi falënderuesit e begative të Tij me shtim dhe iu kërcënua jobesimtarëve me dënim. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç se Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, i cili më së miri e falënderoi Zotin e tij dhe bëri durim në ligjet e Allahut pa asnjë ankim. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasuan me të mira deri Ditën e Kiametit.
O ju njerëz frikojuni Allahut dhe dijeni se nuk ka njeri vetëm se jeta e tij është e rrethakuar me vështirësi apo me rehati. Robi në të dy gjendjet është i detyruar me detyra që duhet t’i realizon me qëllim që të plotësohet besimi i tij. Në gjendje vështirësie është i detyruar që të jetë me durimtarët, të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe tek Allahu është kthimi jonë”. Allahu është Krijuesi i robit dhe Sunduesi i tij dhe Ai që ia përcakton jetën e tij dhe me të vepron çka të donë, kurse njeriu është rob i Allahut, atij i takon që t’i nënshtrohet Zotit të tij, mos të irritohet nga caktimi i Tij dhe ta din se kthimi është vetëm se tek Ai dhe nuk mundet të ik askush nga Ai. Kush goditet me një sprovë e fatkeqësi dhe dëshiron t’ia lehtëson vetvetes mundimet le ta rikujton shpërblimin e durimit dhe fjalën e të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, i cili tha: “Nuk goditet besimtari me ndonjë vuajtje, shqetësim, sëmundje dhe pikëllim, derisa edhe ndonjë brengë e brengosë e që Allahu me të mos t’ia shlyejë mëkatet”.