Kapitulli:
Allahu ju kundërpërgjigj atyre që thërrasin në njohjen e Allahut vetëm për mes mendjes.
Allahu ju kundërpërgjigj në formë të përgjithshme :
Se pari:
Ju kundërpërgjigj duke ju thënë se mendja nuk është ajo e cila vetvetiu mund të gjej rrugën e drejtë. Por pa tjetër duhet të ketë një udhëzues i cili e drejton atë. Mendja është sikur njeriu i verbër i cili pa tjetër duhet ta ketë një drejtues. Allahu thotë: Thuaj: “A ka ndër idhujt tuaj ndonjë që mund të udhëzojë në rrugë të drejtë?” Thuaj: “Vetëm Allahu udhëzon në rrugë të drejtë! E pra, pas cilit ia vlen të shkosh, pas atij që udhëzon në rrugë të drejtë apo pas atij i cili as vetë nuk është në rrugë të drejtë, veç nëse e shpie dikush? Çfarë keni? Si po gjykoni kështu?!” ( Junus 35).






Falënderimi i takon Allahut i Cili mësoi njeriun të shkruaj. I mësoi atij atë që nuk dinte. Falënderimi i takon Allahut i Cili e krijoi njeriun dhe i ka mësuar atij të folurit e qartë.
Islami është një dhuratë e dhuruar prej Mëshiruesit për njerëzimin. Me islamin Allahu ka dëshiruar të rregulloj jetën e njeriut në gjërat e përgjithshme dhe ato të pjesërishme. Islami është kod i për mësimit, mirësjelljes dhe kod i shëndetit. Shëndeti në kuptiamin e gjerë të tij është njëri prej objektivave kryesore të islamit. Shëndeti përfshin tërë jetën e njeriut, nga ana fizike, mendore dhe nga ajo shpirtërore. Po ashtu përfshinë edhe anën etike dhe morale të atyre gjërave që janë natyrshmëri e njeriut dhe ato që i përfiton njeriu. Individit, që është tulla e parë e jetës njerëzore islame i kushton një rëndësi dhe kujdes të veçantë, që ky të rritet i shëndosh. Përmes këtij individi të shëndosh formohet edhe shoqëria. Islami i sfidon të gjitha kodet dhe ligjet tjera me rëndësinë dhe përkushtimin që ka ndaj shëndetit të njeriut nga të gjitha fushat.
O ti mësues mysliman, o ti i cili edukon gjenerata. O ti i cili ndërton burra. O ti i cili Allahu të ka nderuar me profesionin e Pejgamberëve të Tij.



