Xhamia Imam El Buhari

E shtunë, Nëntor 01, 2014

Foto e rastit

Statistikat

2232673
SotSot648
DjeDje2129
Ketë javëKetë javë10025
Ketë muajKetë muaj648
GjithsejGjithsej2232673

Statistikat e shkarkimve

Arkivi i zbritjve përmban aktualisht 638 shkarkime në 47 kategori. Deri më sot, këto kanë qenë të shkarkuar 442136 herë.

A i kemi të lejuara dhuratat (çokollatë me forma lepujsh etj) e krishterve me rasetin e festave të tyre ?

( 1 Vote )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 1
I VarfërI Shkëlqyeshëm 

Esselamu Alejkum hoxhë i nderuar, dëshiroj të dij se a i kemi të lejuara dhuratat (çokollatë me forma lepujsh etj) e krishterve me rasetin e festave të tyre.Allahu xh.sh ju shpërbleftë. Amin.

Përgjigje

Ajo çka duhet të ketë muslimani në zemrën e  tij është urrejtja e kufrit dhe të gjitha simboleve të  tij. Prej simboleve të  kufrit  janë edhe  festat e pabesimtarëve. Çdo popull i ka festat e veta sikur se   ka treguar për këtë i Dërguari i Allahut në sahihun e Buhariut dhe në librat tjerë. Muslimani duhet  të ketë kujdes të madh në shoqërimin e pabesimtarëve në festat e tyre. Për këtë ndalesë kemi argumente nga Kurani dhe sunneti që nuk është momenti  ti sjellim këto argumente këtu. Ndërsa dispozita e  pranimit të dhuratave prej tyre në festat e tyre është e njejtë me  dispozitën e pranimit të dhuratave prej tyre jasht festës së tyre. Dhe festa nuk ka ndikim në pranimin e dhuratave prej tyre. Ndërsa në esencë ëshët pranimi i dhuratave nga pabesimtarët.

Dijetarët nuk janë në ujdi rreth asaj se a lejohet pranimi i dhuratave prej pabesimtarëve në festat e tyre apo jo. Ajo  çka e shoh se është më afër të vërtetës është pranimi i dhuratave të pasbesimtarëve në festat e tyre nëse ato nuk janë ushqim  i cili është therur për atë ditë. E sidomos  pranohet dhurata nëse shpreson se atë me  një gjë të tillë  do ta afrosh në islam ose frigohesh se ai do të dëmtojë ty me një gjë të tillë nëse ti nuk e pranon. Në sahihun e Buhariut Ajshja na tregon se i Dërguari i Allahut ka pranuar dhuratat e pabesimtarëve. Ka thënë Ibën Tejmije pasi që  flet gjër e gjatë rreth kësaj çështje:” Të gjitha këto argumentojnë se festa nuk ka ndikimi në ndalimin e pranimit të dhuratës prej tyre. Dispozita e saj është sikur jasht festës. Pranimi i dhuratës prej tyre nuk është një ndihmë në kurfin e tyre.Lejohet të hahet  ushqimi i Ithtarëve të librit  në festat e tyre përderisa  nuk është  ushqim apo mish i cili është therur për hir të kësaj dite.

Allahu e di  më së miri.

Pyetjet dhe përgjigjet - Hallal Haram

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Data Hixhri

e shtun 9 Muharram 1436 Hixhri, 1 Nentor 2014
Xhamia El Buhari ne facebook.com
Kontribut

Kohet e namazit

Kohet e namazit

Kush është në lidhje

Momentalisht kemi 145 mysafirë në linjë

Forma e Namazit

Namazi - Dokumentar