Xhamia Imam El Buhari

E diel, Maj 20, 2012

Njohuri rrethë Islamit

Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...

AddThis Social Bookmark Button

Foto e rastit

Statistikat

1099805
SotSot248
DjeDje1283
Ketë javëKetë javë8452
Ketë muajKetë muaj27546
GjithsejGjithsej1099805
Namazi
Namazi

Namazi (19)

E mërkurë, 29 Shkurt 2012 22:11

Namazi i atij i cili nuk ka as ujë e as dhe

Shkruar nga

Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila kishte huazuar prej Esmes një qafore dhe i kishte humbur. I Dërguari i Allahut i dërgoi disa nga shokët e tij që ta kërkojnë atë dhe kur i zuri ata namazi u falën pa abdes. Kur u kthyen iu ankuan të Dërguarit të Allahut dhe zbriti pastaj ajeti i tejemumit. Usejd b. Hudejr atëherë tha: Allahu të shpërbleftë. Nuk të ka ardhur ty ndonjë çështje përveçse ka zbrit për atë gjë ndonjë ajet që të nxjerr nga situata dhe për myslimanët është bereqet. Këta shokë të Pejgamberit kur nuk gjetën me çka të marrin abdes prej ujit u falën pa abdes dhe kur iu ankuan të Dërguarit të Allahut ai nuk ua kundërshtoi një gjë të tillë dhe nuk i urdhëroi që ta përsërisin namazin prapë.

Ka thënë Imam Neveviu se ky është argumenti më i fortë në këtë çështje.

E mërkurë, 29 Shkurt 2012 22:10

Gjërat që e prishin tejemumin

Shkruar nga

1. Tejemumin e prishin ato gjëra të cilat e prishin abdesin sepse ai është zëvendësim i abdesit, sikur që e prish tejemumin gjetja e ujit, ose mundësia e përdorimit të tij për atë që nuk ka pas mundësi.

2. Nëse njeriu është falë me tejemum pastaj e ka gjet ujin ose ka mundësi ta përdor atë pasi që ka përfunduar namazin nuk ka nevojë që ta përsërisë namazin edhe nëse koha namazit ende nuk ka kaluar.

E mërkurë, 22 Shkurt 2012 22:19

Çka i lejohet atij që është me tejemum

Shkruar nga

Tejemumi është zëvendësim i abdesit dhe i pastrimit kur nuk ka ujë dhe ai që ka tejemum i lejohen të gjitha ato gjëra që i lejohen atij që është i pastër apo është me abdes. I lejohet atij namazi, prekja e mus’hafit dhe gjërat tjera. Që tejemumi të jetë i vleshëm nuk është i obliguar që të ketë hy koha e namazit dhe me një tejemum mund të falë sa të dojë prej namazit, prej farzeve dhe prej nafileve. Dispozita e tejemumit është sikur dispozita e abdesit. Bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut: “ dheu është i pastër edhe nëse nuk gjen ujë dhjet vite. Ndërsa nëse gjen ujë le të prek lëkurën e tij se kjo është për të mirën e tij”. ( transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu thotë se është hadith i vërtetë)

E mërkurë, 22 Shkurt 2012 22:19

Forma e marrjes së tejemumit

Shkruar nga

1. Ai i cili merr tejemum duhet të bëj njet me zemër pastrimin prej ndytësirës së vogël apo xhunubllëkut.

2. Të thotë bismil-lah.

3. Ti bie dheut me dy duart e tij pastaj ju fryn atyre dhe pastaj përshkon fytyrën e tij dhe duart e tij deri tek nyja e dorës ( byzylyku i dorës). Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut i cili ka thënë: “ të mjafton kështu dhe i ra dheut me duart e tij pastaj ju fryu atyre pastaj përshkoi fytyrën e tij dhe duart e tij”. ( muttfekun alejhi).

E mërkurë, 22 Shkurt 2012 22:17

Dheu me të cilin mirret tejemumi

Shkruar nga

Lejohet tejemumi me dhe të pastër dhe çdo gjë që është prej llojit të tokës sikur zalli, guri, gjipsi. Bazuar në fjalën e Allahut: atëherë mësyne dheun dhe fërkoni me duart (tejemmum). Janë ra në ujdi shkenctarët e gjuhës se fjala “ said” që ka ardhë në këtë ajet ka kuptimin sipërfaqen e tokës pa marrë parasysh a është dhe apo diçka tjetër.

E mërkurë, 22 Shkurt 2012 22:08

Tejemumi dhe shkaqet që e lejojnë atë

Shkruar nga

Allahu i Madhëruar thotë: O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç'flitni, e as duke qenë xhunubë (të papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyne dheun dhe fërkoni me duart (tejemmum). All-llahu shlyen e falë mëkatet.( nisa 43). Lejohet tejemumi për atë që është i pa pastër prej pastërtisë së vogël dhe asaj të madhe,qoftë në udhëtim apo edhe kur je vendas, nëse gjendet ndonjë shkak prej shkaqeve që do të cekën më poshtë.

E martë, 31 Maj 2011 19:20

Mesti mbi fash

Shkruar nga

Mesti mbi fash është i ligjësuar për atë i cili me fashën e ti ka të lidhur ndonjë pjes të trupit.

Me i dhan mes fashës është obligim kur të merresh abdes apo kur të pastrohesh nga xhunubllëku, dhe kjo zavendësonë larjen e asaj pjese.

Kur duhet ti jipet mest?- Ai i cili ka ndonjë plagë, thyrje dhe dëshiron të merrë abdes, ose ai i cili frikësohet se dëmton gjymtyrën e tij, ose me pastrimin e asaj gjymtyre të plagosur i shtohet smundja edhe më shumë ose vonohet shërimi me larjen e asaj gjymtyre, në këto raste i jipet mest mbi pjesën e cila është e lidhur me fash. Nëse frikohet me i dhënë mest fashës atëherë mbështjell fashën me ndonjë çorap apo diq tjetër dhe i jep mest asaj pastaj. Mesti mbi fash nuk është kusht që momentin kur lidh fashën të jesh me abdes dhe as nuk ka kohë të kalimit ta afatit por gjithmonë i jep mest kur merr abdes apo kur pastrohet përderisa arsyeja qëndronë.

Kur prishet mesti mbi fash?- Mesti mbi fash prishet me hjekjen e sajë prej vendit te vetë, ose nëse ajo lëviz prej vendit të vetë ose nëse varra është shëndosh.

 

E diel, 03 Prill 2011 17:24

Çështje që kanë të bëjnë me guslin

Shkruar nga

PastrimNjë gusël mjafton që njeriu të pastrohet prej menstruacioneve dhe prej xhunubllëkut. Po ashtu mjafton një gusël nëse bajrami është në ditën e xhuma. Po ashtu mjafton një gusël për xhunubllëkun dhe për ditën e xhuma, nëse ai i bënë këto me njet. Bazuar në hadithin e të Dërguarit të Allahut: “ Çdo njeri merr atë për të cilën ka bërë njet”. Disa dijetar e mendojn se për çdo gusël duhet të ketë njet te veqantë.

 

Nëse është pastruar prej xhunubllëkut dhe nuk ka marr abdes, gusli zavendëson edhe abdesin. Ka thënë Ebu Bekr b. Arabij: “ Nuk ka diskutim mes dijetarve se abdesi hynë nën guslin dhe njeti i pastrimit nga xhunubllëku mjafton edhe për abdes.

E diel, 03 Prill 2011 17:21

Gusli i preferuar

Shkruar nga

PastrimiGusli i preferuar është gusli që njeriu me të shpërblehet tek Allahu ndërsa nëse e len atë nuk ka mëkat tek Allahu:

Gusli ditën e xhuma- Pasi që xhumaja është ditë bashkimi i muslimanve për ibadet dhe për namaz, Allahu urdhëroi me gusël, duke i kushtuar një kujdesë të veçant në mynyrë që muslimanët në tubimet e tyre të jenë në formën më të mirë të pastërtisë. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ Gusli në ditën e xhuma është obligim për çdo të rritur musliman. Po ashtu të përdor sivakun dhe misk aq sa ka mundësi”. ( Buhariu). Shiqimi i parë i këtij hadithi tregon se gusli ditën e xhuma është obligim e jo një gjë e pëlqyeshme ashtu sikur që është mendimi i hadithologve.

Gusli në dy bajramet- Dijetarët kanë pëlqyer pastrimin para namazit të bajramit.

E diel, 16 Janar 2011 15:05

Sunetet e guslit

Shkruar nga

Ai i cili pastrohet duhet të ju kushtoj kujdesë veprimit të Pejgamberit kur ai pastrohej duke filluar:

 

Me pastrimin e duarve tri herë.

Pastaj pastron organin e tij.

Pastaj pastron tërë trupin e tij duke filluar nga ana e djatht pastaj të majtën duke pas parasysh vendet ku uji depërton me vështërsi si sqetullat, rrethë birave të veshve, kërthiza, gishtrinjët e këmbëve, fërkimi i trupit që ka mundësi fërkimi i tij. Esenca e tërë kësaj është ajo që transmetohet nga Aisha se i Dërguari i Allahut kur pastrohej prej xhunubllëkut fillonte me pastrimin e duarve të tij. Pastaj merte uj me të djathtën e vendoste në të majtën dhe e pastronte organin e tij. Pastaj merte abdest sikur që merte për namaz. Pastaj merte ujin dhe i fuste gishtrinjët e tij në rrënjët e flokve gjersa mendonte se ka arrit uji në rrënjët e tyre. Pastaj merrte tre grushta uj dhe hudhte mbi koken e tij, pastaj përshkonte me uj tërë trupin e tij.( Muttefekun alejhi).

Faqja 1 prej 2

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Duatë për në banjo apo nevojtore
a) Kur hymë në banjo apo nevojtore: Muhammedi alejhisselam thotë: " Fjala, e cila i ruan vendet e turpshme të njeriut nga vështrimet e xhinnëve kur hyn në banjo apo nevojtore, është: BISMIL-LAHI, ALL-LLAHUMME INNI E'UDHU BIKE MINEL HUBUTHI VEL HABAITHI [" Me emër të All-llahut, o Zot, më ruaj nga e ndyra dhe... Lexo më shumë...
Duatë e udhëtimit
a) Kur i hipim mjetit, veturës apo kafshës: Kur e vendosim këmbën themi: BISMIL-LAH [Me emër të All-llahut], e kur të drejtohemi themi: EL HAMDULIL-LAH [Falënderimi All-llahut], pastaj vazhdojmë: SUBHANEL-LEDHI SEHHARE LENA HADHA VE MA KUNNA LEHU MUKRININ VE INNA ILA RABBINA LE MUNKALIBUN [" I madhëruar qoftë Ai që i... Lexo më shumë...
Duaja e istihares
"All-llahume inní estehíruke bi ‘ilmike ve estakdiruke bi kudretike ve es`eluke min fadlikel-’adhim, fe inneke takdiru ve la akdiru, ve ta’lemu ve la a’ëlemu ve ente al-lámul gujúb. All-llahume in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru - (e emërton nevojën e tij) - hajrun lí fi diní ve... Lexo më shumë...
Duaja pas ngrënies së ushqimit
ELHAMDULI-LAHIL-LEDHI AT'AMENA VE SEKANA VE XHE'ALENA MUSLIMIN     ["Falënderimi All-llahut i cili na mundësoi të hamë e të pimë dhe na bëri muslimanë".] (Hadithi hasen, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ebu Seid eI Huderiu)
Çka thuhet për largimin e kurtheve të shejtanit
EUDHU BI KELIMATIL-LAHIT TÄMMÄTI EL-LETI LA JUXHÄVIZUHUNNE BERRUN VE LA FAXHIRUN MIN SHERRI MA HALEK, VE BERE-E VE DHER-E, VE MIN SHERRI MA JENZILU MINES SEMÄI, VE MIN SHERRI MA JA'ERUXHU FIHA, VE MIN SHERRI MA DHERE-E FIL ARDI, VE MIN SHERRI MA JEHRUXHU MINHA, VE MIN SHERRI FITENIL LEJLI VEN NEHÄR, VE MIN SHERRI KUL-LI TÄRIKIN IL-LA TÄRIKAN, JETRUKU BI... Lexo më shumë...
Duaja pas tubimit
Muhammedi alejhisselam thotë: " Kush merr pjesë në një tubim që bëhet polemikë në të, e para se të ngrihet thotë:   SUBHANEKELL-LLAHUMME VE BI HAMDIKE, ESH'HEDU ENLA ILAHE IL-LA ENTE, ESTAGFIRUKE VE ETUBU ILEJK [" I madhëruar je o All-llahu im, dëshmoj se nuk ka hyjni tjetër përveç Teje,... Lexo më shumë...
Duaja me rastin e sprovimit
All-llahumme inni es’eluker-rida badel-kadai ve berdel-ajshi ba’del-mevti ve ledhdheten-nazari ila vexhhike vesh-shevka ila likaike fi gajri darrae mudirretin ve la fitnetin mudil-letin, ve eudhu bike en adhime ev uzleme ev a’tedije ev ju’teda alejje ev eksibe hatieten ev dhenben la tagfiruh. O Zot, të lutem që t’më falësh kënaqësi pas... Lexo më shumë...
Dhikri pas përfundimit të abdesit
  Esh-hedu en lá Iláhe il-lAlláhu vahdehu lá sheríke lehu ve esh-hedu enne Muhammeden abduhú ve resúluhú. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut Një, i vetëm dhe i pashoq dhe dëshmoj se Muhammedi (s.a.v.s.) është rob dhe i Dërguar i Tij. Muslimi 1/209 .... Lexo më shumë...
Istigfari dhe Teubja
I Dërguari i Allahut, Muhamedi (salall-llahu alejhi ue selem) thotë në disa hadithe: "Për Allahun, unë i kërkoj falje e pendohem tek Ai më shumë se shtatë-dhjetë herë në ditë." "O njerëz! Pendohuni tek Allahu që të gjithë. Unë i kërkoj falje Atij njëqind herë në... Lexo më shumë...
Duaja e rëskut-furnizimit
All-llahummeftah lena ebvabe rahmetike ve sehhil lena ebvabe rizkik. O Zot, na hap dyert e mëshirës Tënde dhe na lehtëso dyert e nafakës Tënde! All-lahummehdini li ahsenil-ahlaki la jehdi li ahseniha il-la ente vasfir anni sejjieha la jesrifu anni sejjieha il-la ent. O Zot, më udhëzo me mrekullitë në të mëdha, ngase në... Lexo më shumë...

Namazi - Dokumentar

Forma e Namazit