
Nuk plotësohet gusli në sheriat përveç nëse plotësonë dy gjëra:
Njeti( vendosja)- Njeti është ai i cili dallon zakonin prej ibadetit. Njeti është vepër vetëm e zemrës ndërsa të shqiptuarit e njetit me gojë sikur që veprojnë shumë nga njerëzit nuk ka bazë në fe dhe është një çështje e shpikur.
Larja e tërë trupit- Bazuar nga fjala e Allahut: Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! ( maide 6). Po ashtu fjala e Allahut: O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç'flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, ( nisa 43). Ky ajet është argument se fjala pastrim është për qëllim gusli. Ndërsa realiteti i pastrimit të njeriut është kur ai pastron tërë trupin sikur që është e njohur në gjuhën e njerzëve.





