Namazi- Bazuar nga fjala e Allahut: Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! ( maide 6). ( të gjitha këto vlejnë si për meshkujt ashtu edhe për femrat).
Tavafi ( rrotullimi rrethë qabes). Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut: “ Tavafi rrethë Qabes është namaz përveçse Allahu në të ka lejuar bisedën”. ( Tirmidhiu, Daru Kutni dhe Hakimi thotë se është hadith i vërtetë).
Prekja e Mus’hafit apo bartja e tij- Ndalesa prekjes së Mus’hafit dhe bartjes së tij është pajtim i Imamve dhe në këtë nuk ka pas asnjë diskutim mes shokve të Pejgamberit.
Qëndrimi në xhami- I ndalohet atij që është xhunub të qëndrojë në xhami. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut: O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç'flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, ( nisa 43). Por i lejohet njeriut nëse hyn në xhami kalimthi bazuar nga ky ajet dhe nga fjala e të Dërguarit të Allahut që i tha Aishës: “ Më jep sexhaden prej xhamis. Ajo i tha: Un jam me menstruacione. I Dërguari i Allahut i tha: Menstruacioni yt nuk është në dorën tënde” ( të gjithë transmetojnë këtë hadith përveç Buhariut).





