dyshimi i atij që ka abdes se mos e ka prish abdesin. Nëse ai që ka abdes dyshon se a e ka prish abdesin apo jo, dyshimi i tij nuk ndikon tek abdesi, dhe nuk prishet abdesi qoftë edhe nëse është në namaz apo jashtë tij, gjersa ai të jetë i bindur që e ka prish abdesin. Ndërsa nëse është i sigurt se nuk ka pas abdes dhe dyshon se a ka marr abdes apo jo atëherë duhet të merr abdes se nuk ka abdes
të qeshurit në namaz nuk e prish abdesin, për shkak se nuk kemi ndonjë argument në lidhje me këtë.
larja e xhenazes nuk e prish abdesin dhe nuk e obligon marrjen e abdesit të ri për shkak të argumentit të dobët në lidhje me këtë. Ajo çka mund të thuhet në lidhje me këtë se preferohet të merret abdes pas larjes së xhenazes.





