Xhamia Imam El Buhari

E shtunë, Gusht 02, 2014

Foto e rastit

Statistikat

2070103
SotSot562
DjeDje1980
Ketë javëKetë javë9459
Ketë muajKetë muaj2542
GjithsejGjithsej2070103

Statistikat e shkarkimve

Arkivi i zbritjve përmban aktualisht 635 shkarkime në 47 kategori. Deri më sot, këto kanë qenë të shkarkuar 426573 herë.

A ka mundesi një shpjegim te qartë për formen e faljes së namazeve nafile?

( 16 Votes )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 16
I VarfërI Shkëlqyeshëm 

Esselamu alejkum hoxhe i nderuar,


A ka mundesi një shpjegim te qartë për formen e faljes së namazeve nafile?


A dallohet nga falja suneteve të thjeshta? Nese po, në cilën formë?


ALLAHU ju shperblefte,

esselamu alejkum.


Përgjigje:

Namazet nafile janë një kapitull i gjërë në librat e fikhut.

Ajo çka shkakton tek huti tek shumë njerëz, është se si të falen namazet nafile dhe si të bëhen njet. Nuk ka nevoj që të shqiptohet fjalë e veçant për namaz nafile mjafton njeti i zemrës se qfarë namazi je duke falur.

Fjala namaz nafile është për qëllim çdo namaz jashtë farzeve. Edhe sunnetet bëjnë pjesë në namaze vullnetare. Në përgjithësi namazet nafile falen nga dy reqate.

Namazet nafile ndahen në dy lloje:

Nafile të cilat falen para farzit apo pas farzit e që quhen sunnete. Këto ndahen në dy grupe sunnete të rregullta e që janë 12 reqate brenda ditës. Bazuar në hadithin e të Dërguarit të Allahut në hadithin të cilin transmeton Aishja, se i Dërguari i Allahut ka thënë:“ Nuk ka ndonjë musliman i cili i falë 12 reqate mbrenda ditës jasht farzeve, përveç se Allahu do të ja ndërtojë një shtëpi në xhennet“. Këto sunnete janë: Katër reqate para farzit të drekës dhe dy pas farzit. Dy reqate pas farzit të akshamit, dy reqate pas namazit të jacisë dhe dy reqate para farzit të sabahut.

Ndërsa sunnetet jo të rregullta janë: Katër reqate para ikindis, dy reqate para akshamit.

Pastaj, nafilet të cilat nuk bëjnë pjesë në ato sunnete që i cekëm më lartë janë të shumta. Prej tyre vitri i cili është prej nafileve më të forta në përgjithësi. Më së paku që mund të fal njeriu prej namazit të vitrit është një reqat ndërsa më së shumti 11 reqate me të cilën e përfundon me vitër (një reqat). Koha e namazit të vitrit është me një herë pas përfundimit të namazit të jacisë e zgjat deri para namazit të sabahut.

Pastaj kemi nafile e cila quhet namazi i duhas. Më së paku prej namazit të duhas mund të falen dy reqate ndërsa më së shumti 12 reqate. Koha e këtij namazi fillon 15 minuta pasi të lind dielli përafërsisht dhe vazhdon deri pak para hyrjes së drekës.

Pastaj kemi nafile tjera të cilat falen në kohra të caktuara sikur që janë dy reqate pasi të mirret abdes. Namazi i istihares kur njeriu dëshiron te vendos diçka dhe nuk e dinë se a është në të mirën e tij apo jo, i fal dy reqate namaz të istiharës pastaj bënë duan të cilën e ka bërë i Dërguari i All-llahut.

Po ashtu ka namaz nafile, e që është dy reqate me rastin e martesës, natën e dhëndërris, para se të filloj njeriu mardhënjet me gruan e tij.

Mirëpo duhet ta kemi të qartë se të gjitha këto janë namaze vullnetare dhe njeriu me lënjen e ndonjërit prej këtyre namazeve vullnetare nuk bënë mëkat. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut kur e prositi një njeri dhe i tha se Allahu të ka obliguar me pesë namaze brenda ditës dhe natës përveç nëse njeriu shton më shumë.

Por, falja e namazeve vullnetare është prej gjërave me të cilat më së shumti njeriu afrohet tek Allahu. Njeriu i cili nuk është i kujdesshëm ndaj namazeve vullnetare është në rrezik që pastaj të mos kujdeset edhe për farzet. Po ashtu namazet nafile kan një ndikim shumë të madhë në përmisimin e zemrës.

Ai njeri i cili i lenë sunnetet nuk ka bërë ndonjë mëkat por ka lënë një gjë të cilën i Dërguari i Allahut gati vazhdimisht i ka bërë. Ai i cili i lenë sunnetet dhe nuk kujdeset për ato ka mundësi që pastaj edhe të mos kujdeset për farzet.

Dije, se këto sunnete të mbrojnë farzet që njeriu mos të lë ndonjë mangësi në farze sikur që lëvozhga e mbron farën nga prishja. Sepse zakonisht ai njeri i cili ju rrinë gati sunneteve nuk ka mundësi që të bëjë lëshime në farze sikur që këto sunnete plotësojnë farzet në ditën e gjykimit, sikur që ka ardhë na hadithe se Allahu do të ju thotë në ditën e gjykimit kur të pyetet robi për namazin e tij nëse ka pas mangësi do ti thuhet shiqoni mos ka ndonjë namaz vullnetarë që të ja plotësojmë ndonjë farz të cilin nuk e ka kryar.

Andaj këshilla ime është që muslimani të jetë i kujdesshëm në kryerjen e namazeve vullnetare e sidomos sunneteve të cilave edhe i Dërguari i Allahut ju ka kushtuar një vëmendje të veçantë të cilat i cekëm më lartë.

Allahu e dinë më së miri.

Pyetjet dhe përgjigjet - Fikh

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Forma e Namazit

Namazi - Dokumentar