E diel, Maj 20, 2012
Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...
![]() | Sot | 235 |
![]() | Dje | 1283 |
![]() | Ketë javë | 8439 |
![]() | Ketë muaj | 27533 |
![]() | Gjithsej | 1099792 |
Kur meditojmë në jetën e të Dërguarit të Allahut e gjejmë atë të mbushur përplot me çaste morale dhe edukative. Këto sjellje të Dërguarit të Allahut japin një dritë me të cilën kanë mundësi të udhëzohen prindërit dhe edukatorët e fëmijëve. I Dërguari i Allahut ishte shumë i kujdesshëm që të sqaroj metodën e sjelljes me bijtë dhe bijat si dhe me fëmijët në përgjithësi.
Cila është forma e vërtetë dhe e dobishme për edukimin e tyre? Kjo do të jetë artikulli që do ta lexoni më poshtë. Ky artikull përmban një sqarim profetik për mes së cilës bëhet e çart sjellja e të Dërguarit të Allahut me fëmijë. Nga Enes b. Malik transmetohet të ketë thënë: “ I Dërguari i Allahut hynte tek ne fëmijët. Un kisha një vëlla që quhej Ebu Umejr. Ai kishte një harabel ( zog) me të cilin luante dhe një ditë i kishte ngordhur. I Dërguari i Allahut hyri tek ai një ditë dhe e pa të mërzitur dhe të pikëlluar dhe tha: Çfarë ka ky vogëlush? I than i ka vdekur harabeli i tij. Atëherë i Dërguari i Allahut me përkëdhelje iudrejtua: “ O Umejr çfarë ndodhi me harabelin tuaj të vogël”? ( Albani thotë se është hadithe i vërtetë).
Nëse shikojmë në këtë rast do të shohim se si i Dërguari i Allahut shfrytëzoi këtë shans me këtë fëmijë. Sepse fëmijët i duan ata që janë të but me ta dhe ata që kujdesën për çështjet e tyre. Pra kështu i Dërguari i Allahut edhe pse është krijesa më e ndershme dhe me ngritur, me gjithë atë kjo nuk i pengon që ta pyes Ebu Umejrin, këtë fëmijë të vogël për zogun e tij që i kishte ngordhur.
Pyetja që ne dëshirojmë ta parashtrojmë ty si prindër, si edukator se a je nga ata që interesohesh dhe pyet fëmijën tuaj në vazhdimësi për gjendjen e tij?
Ai i cili di të meditoj në këtë tregim nxjerr disa kuptime të rëndësishme:
Kujdesi ndaj fëmijës
Kujdesi ndaj fëmijës është prej çështjeve që duhet ti kushtojmë një rëndësi të veçantë. Nëse dëshiron ta mësosh fëmijën tuaj dhe të mbjellsh tek ai vlera duhet që të formosh lidhje të forta me të dhe ti dhurosh dashuri. Kjo është një rregull të cilën e ka vendosur i Dërguari i Allahut. Kjo është një rregull e përgjithshme në lidhjet që duhet ti kemi me të tjerët e në veçanti me ata të cilët jetojmë me ta e sidomos me fëmijët e vegjël, për shkak të nevojës sa madhe që ka fëmija i vogël. Sepse fëmija i vogël ka nevojë që të sillesh me të me butësi dhe dashuri, për shkak se fëmija kuptimin e dashurisë dhe butësisë nuk ka mundësi ta kuptoj përveç për mes sjelljes dhe etikës së dukshme dhe praktike. Andaj është obligim i prindërve dhe i të mëdhenjve në përgjithësi që të gjejnë format dhe metodat e përshtatshme praktike me të cilat i shprehin fëmijëve dashuri dhe butësi. Si p.sh bartja e fëmijës, puthja e tij, loja me ta, shoqërimin me ta jashtë shtëpisë për shëtitje. Po ashtu është shumë me rëndësi që prindi të përgjigjet në të gjitha pyetjet që ia parashtron fëmija. Po ashtu prindi duhet të luaj me fëmijën dhe ti lejoj atij që të marr pjesë në mysafirët e shtëpisë. Po ashtu duhet që ti lavdërojmë për sjelljen e tyre të mirë, ta shpërblejmë punën e tyre me dhurata, ëmbëlsira etj. Nuk duhet ti qortojmë dhe ti ndalojmë nga loja dhe lëvizjet e ndryshme. Këto forma dhe të tjera sikur këto forcojnë lidhjet tua me fëmijën dhe e bindin fëmijën se dikush e do atë dhe dikush kujdeset për të. Nga Xhabir b. Semrete transmetohet të ketë thënë: “ Fala me Pejgamberin namazin e parë. Pastaj ai doli tek familja e tij dhe un dola me të dhe e takuan dy fëmijë. I Dërguari i Allahut filloi të ledhatoj faqet e njërit pastaj tjetrit. Edhe mua mi ledhatoj faqet dhe në dorën e tij gjeta një freski dhe shijova një erë të këndshme sikur ta nxirrte at dorë prej një pakete të miskut. Çfarë çaste mund të ketë më të mirë se kjo të cilën e shpreh i Dërguari i Allahut kur ai takonte fëmijët ku me butësi dhe dashuri lëmonte faqet e fëmijëve njërin pas tjetrit. Sa dallim të madh ka mes kësaj sjellje dhe atij që ku do që takon fëmijët i qorton dhe largohet prej tyre, ose së paku nuk ju flet atyre e as nëse ata i japin selam ai nuk ua kthen selamin.
Mëshira dhe dhembshuria
Fjalët e Pejgamberit që ia tha Ebu Umejrit janë argumentet më të forta që tregojnë për mëshirën dhe dhembshurin e tij. I Dërguari i Allahu e pa Ebu Umejrin të pikëlluar dhe shprehu dhembshurin ndaj tij. I Dërguari i Allahut pyeti për pikëllimin e tij dhe kur e vërejti se çka kishte, shkoi vet tek Ebu Umejri që të ja lehtësoj pak pikëllimin. A ka mëshirë dhe dhembshuri më të madhe se kjo. Islami me metodologjinë e tij të urtë thërret edukatorët sidomos prindërit që të pajisen me moral të lartë dhe të kenë sjellje të shkëlqyera të cilat derdhin mëshirën, butësinë, dhembshurin, në mënyrë që fëmijët të rriten në rrugën e drejt dhe të edukohen n burrëri dhe pavarësim të vetës së tyre, ku si rezultat të kësaj ata pastaj din ta vlerësojnë vetën e tyre dhe të tjerët. Islami sjelljen e mirë e ka urdhëruar me të gjithë njerëzit e sidomos me të afërmit: “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin” (Nahl 90). Po ashtu Allahu thotë: “do t’u thoni fjalë të mira njerëzve” (Bekare 83). Po ashtu na hadithin të cilin shënon Davudi dhe Tirmidhiu se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Të mëshirshmit i mëshiron Mëshiruesi. Mëshironi ata që janë në tokë ju mëshiron ai që është në qiell”. ( Albani thotë se është hadithe i vërtetë). Prej sjelljes me fëmijët është gjithashtu edhe biseda me ta me fjalët më të mira, dhe të kesh butësi me ta gjatë bisedës. Po ashtu prej sjelljes së mirë me ta është edhe të mbjellësh tek fëmija garanci në vetën e tij. Po ashtu ti japësh shans që të shpreh dëshirat dhe ambiciet e tij. Sepse fëmija përmes kësaj e ndien se është i rëndësishëm në rrethin familjar dhe në shoqëri.
Lutja për ta
Prej dukurive të sjelljes së mirë me fëmijën është që ti të lutesh për ta dhe t shpresosh që ata të furnizohen me të mira dhe me udhëzim të drejt. Lutja ka një ndikim të çuditshëm në përmisimin e fëmijëve dhe drejtimin e tyre në rrugën e drejt, sepse lutja e prindërve është e pranuar. Me lutjen që bënë prindi ndaj fëmijës, prindi shton edhe më shumë dashurin dhe dhembshurin që buron prej zemrës së prindërve. Prindi i lutet Allahut në përmisimin e fëmijës së tij dhe kjo ka qenë një traditë e Pejgamberëve të Allahut. Ata ishin njerëzit që më së shumti i luteshin Allahut për përmisimin e fëmijëve të tyre. Shikoni Ibrahimin, Mikun e Allahut se si ju drejtua Allahut: “më ruaj mua dhe pasardhësit e mi nga adhurimi i idhujve!” ( Ibrahim 35). Ky është Zekerija të cilit Allahu i dhuroi fëmijë kur ai ishte në moshë të shtyrë , sikur që ishte edhe Ibrahimi në moshë të shtyrë kur Allahu i dhuroi fëmijë. Allahu thotë për Zekerijën: “Atëherë Zekerija iu lut Zotit të vet e tha: “Zoti im! Dhuromë nga ana Jote një pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je Dëgjues i lutjes!” ( Ali Imran 38). Pra, Zekerija iu lut Allahu që Ai ta furnizoj me një pasardhës. Çfarë pasardhësi? Pasardhës të mirë dhe të dobishëm. Shumë nga njerëzit për fat të keq kur Allahu i furnizon me pasardhës luten me shkatërrimin e fëmijëve të tyre. Me fatkeqësi, me verbërim etj. Pastaj ka mundësi që lutja edhe nëse është e keqe ta qëlloj momentin e pranimit dhe të pranohet nga Allahu, e të bëhemi shkaktar për humbjen e fëmijëve tan.
Allahu gjithashtu na lajmëron për robërit e mirë dhe përmend fjalët e tyre: “edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!”. ( Furkan 74). Për këtë është shumë rrezik i madh që të lutemi kundër fëmijëve tanë, sepse lutja është një faktor shumë i rrezikshëm në shkatërrimin e fëmijëve dhe shkatërrimin e të ardhmes së tyre. Po ashtu një gjë e tillë është shkatërrim edhe për prindërit kur shohin pranimin e lutjes së tyre kundër fëmijëve dhe vdesin nga pendimi për shkak të lutjes që kanë përdor më herët.
Ke kujdes ti oj nënë e dashur dhe ti o baba i dashur dhe mos u lutni kundër fëmijëve tuaj, në veçanti në momentet e hidhërimit. Ndoshta në momentet e hidhërimit e lëshojmë gjuhën ton me fyerje, mallkim duke mos menduar pastaj në rezultatet e saj.
I Dërguari i Allahut ka ndaluar që të lutemi kundër fëmijëve sepse kjo kundërshton moralin islam, dhe metodologjinë e Pejgamberëve të Allahut. Gjersa i Dërguari i Allahut nuk u lut as kundër jobesimtarëve në Taif që e munduan të Dërguarin e Allahut shumë ja thyen dhëmbët, e gjuajtën me gur ai me gjithat i tha Melekut të kodrave : “ Shpresoj që Allahu të nxjerrë prej këtyre njerëz të cilët do ta adhurojnë Allahun.
Nga Ebu Hurejre transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Tri lutje nuk ka dyshim në pranimin e tyre. Lutja e atij që iu është bë zullum. Lutja e udhëtarit. Dhe lutja e prindit ndaj fëmijës së tij”. Po ashtu i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Mos u lutni kundër vetës tuaj, as kundër fëmijëve tuaj, as kundër shërbëtorit dhe pasurisë suaj. Mos bëni kështu se mundë të jetë momenti i pranimit të lutjes dhe të ju pranohet”. ( Albani thotë se është hadithe i vërtetë)
Fjala e fundit:
Para se ta përfundojmë artikullin tanë duam edhe një herë të tregojmë interesin e madh që kishte i Dërguari i Allahut për fëmijët e vegjël. Nga Usame b. Zejd transmetohet të ketë thënë: “ E dërgova vajzën e Pejgamberit që ta njoftoj Pejgamberin se një fëmijë më ka vdekur dhe të vij tek ne. I Dërguari i Allahut ma përcolli selamin duke më thënë: Allahut i takon ajo që ka marrë dhe ajo që ka dhënë dhe çdo gjë tek Allahu është me afat të caktuar. Le të bëjë durim dhe le të llogaris shpërblimin tek Allahu. Un thotë Usame b. Zejd e dërgova prapë dhe i kërkova që të vij. U ngrit i Dërguari i Allahut dhe me të ishte Sa’d b. Ubade dhe disa njerëz prej shokëve të tij. E ngrita fëmijën te i Dërguari i Allahut dhe Pejgamberit filluan ti rrjedhin lotët. Atëherë Sa’di tha: Ç’është është kjo e qajtur o i Dërguari i Allahut? Tha: Kjo është mëshira që Allahu ka vendos në zemrat e robërve të Tij. Allahu i mëshiron robit e tij të cilët janë të mëshirshëm” ( muttefekun alejhi).
Ndoshta tash e ke kuptuar rëndësinë e dashurisë së fëmijëve dhe kujdesin e madh që duhet të kemi për ta. Pa dyshim ti ke dëshirë që fëmija yt të jetë një person me vlerë dhe të jetë i ngritur, të realizoj aspiratat e tij, të ketë rezultat në jetë. Fillo prej tash ta gdhendësh gurin tuaj të çmuar duke u kujdes ti për fëmijën tuaj. Mendo në përpunimin e arit se si ari duhet të kaloj në disa faza, të pastrohet nga çdo njollë gjersa të marrë atë formë që shitet nëpër dyqane. Kështu edhe fëmija i juaj, kujdesu për të gjersa të jetë një ari që shndrit në rrugën e shërbimit të islamit, dhe mos harro vëlla i dashur dhe motër e nderuar veprimin e këtyre gjërave:
Mendo si të kujdesesh për fëmijën tuaj? Hulumto format e duhura që të shpien deri te rezultati i kërkuar. Kujdesu që të dëgjosh prej fëmijës tuaj dhe të kuptosh kërkesat e tij. Kujtoje se fëmija yt është në natyrshmërinë e pastër dhe ai ka nevojë për dikë i cili e udhëzon dhe e drejton në moralin e drejtë.
Nëse hidhërohesh prej fëmijës tuaj mos u lut kundër tij asnjëherë. Por, nëse je në këtë pozitë atëherë lutu për të, për të mirën e tij dhe për udhëzimin e drejtë.
| < Paraprake |
|---|
Islam - Martesa dhe familja