Xhamia Imam El Buhari

E diel, Maj 20, 2012

Njohuri rrethë Islamit

Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...

AddThis Social Bookmark Button

Foto e rastit

Statistikat

1099787
SotSot230
DjeDje1283
Ketë javëKetë javë8434
Ketë muajKetë muaj27528
GjithsejGjithsej1099787

Rezymeja e dispozitave të ( suxhudu sehv) sexhdes së harresës

( 26 Votes )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 26
I VarfërI Shkëlqyeshëm 

Nr

Çështja

Gjendja e saj

Vendi i bërjes së sexhdes

1

Dhënja e selamit para namazit:

Nëse njeriu nga harresa jep selam para se të përfundoj namazin

 

Nëse i kujtohet pasi të ketë kaluar një kohë e gjatë pas namazit, e fillon namazin prej fillimit. Nëse i kujtohet pas një kohe të shkurtër afërsisht pesë minuta, atëherë ai plotëson namazin e tij dhe pastaj jep selam.

Bënë dy sexhde pasi të jap selam dhe pastaj prapë pas dy sexhdeve jep selam.

2

Nëse shtonë në namaz:

Nëse shton diç në namaz, qëndrim në këmbë, ulje, ruku apo sexhde.

Nëse i kujtohet pas përfundimit të asaj shtese, atëherë nuk i mbetet tjetër vetëm se të bëjë sexhdet e harresës. Ndërsa nëse kujtohet gjatë veprimit të saj, atëherë duhet me një herë të tërhiqet nga ajo shtesë.

Bënë sexhdet e harresës pas selamit dhe pastaj prapë jep selam.

3

Në lërjen e ndonjë shtylle të namazit: Nëse përveç tekbririt fillestar nga harresa len ndonjë shtyllë të namazit.

Nëse në rekatën vijuese vjen deri tek ajo shtyllë që e ka harruar në rekatën paraprake, atëherë rekatja e par anulohet, ndërsa e dyta zëvendëson rekatin e parë. E nëse ende nuk ka arrit me rekatën vijuese në vendin ku ka harruar në rekatën paraprake atëherë duhet të kthehet tek ajo shtyllë që e ka harruar ( e ka lënë), ta bëjë atë dhe ato që vinë pas saj.

Në të dy gjendjet duhet të bëjë sexhden e harresës dhe atë duhet ta bëjë pas selamit.

4

Kur njeriu dyshon në namaz: Nëse dyshon në numrin e rekateve se a i ka fal dy rekate apo tre rekate, atëherë ky mund të jetë në dy situata

Gjendja e parë: të jetë më i saktë në njërën prej dy çështjeve, atëherë vepron me atë që i duket më e saktë, e plotëson namazin pastaj jep selam

Gjendja e dytë: të mos ketë mundësi të dalloj se cila prej dy çështjeve është më e saktë, atëherë ndërton mbi bindjen e tij e që është numri më i pakët, pastaj e plotëson namazin e tij.

Në gjendjen e parë sexhden e harresës e bënë pas selamit

 

Në gjendjen e dytë sexhden e harresës e bënë para selamit

5

 

 

 

 

 

 

 

Nëse e len uljen e parë: Nëse nga harresa e len uljen e parë, apo ndonjë vaxhib tjetër

  1. nëse nuk i kujtohet përveç kur ngritet në këmbë, atëherë ai vazhdon në namazin e tij dhe nuk kthehet me në uljen e parë.

  2. nëse i kujtohet pas ngritjes, por para se të merë qëndrimin në këmbë, atëherë ai kthehet në uljen e parë dhe e plotëson namazin e tij.

  3. nëse i kujtohet para se të ngritët, para se ti largoj kofshët e tij nga këmbët e tij, atëherë ai vazhdon ulur e bënë uljen e parë, e plotëson namazin dhe nuk ka nevojë të bëjë sexhden e harresës sepse në këtë rast nuk ka bërë ndonjë shtesë në namaz e as ndonjë mangësi.

 

 

 

Sexhden e harresës e bënë para selamit.



 

 

Vëlla i dashur a e di se:

 

  1. nëse namazliu me qëllim jep selam para se të përfundoj namazin atëherë namazi i tij prishet.

  2. nëse njeriu me qëllim shton në namaz diçka prej qëndrimit në këmbë, uljes, rukus apo sexhdes atëherë namazi i tij prishet.

  3. nëse len ndonjërën prej shtyllave të namazit:

nëse është tekbiri fillestar atëherë ai nuk ka namaz, pa marr parasysh a e len me harresë apo me qëllim, sepse në esencë ai ende nuk ka hyrë në namaz. Ndërsa nëse është ndonjë shtyllë tjetër përveç tekbirit fillestar, nëse lihet me qëllim namazi prishet.

  1. nëse len me qëllim një vaxhib prej vaxhibeve të namazit, namazi prishet.

  2. nëse sexhdeja e harresës bëhet pas namazit atëherë prapë pas dy sexhdeve të harresës duhet të jepet selam.

 

Islam - Tema të ndryshme

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Namazi - Dokumentar

Forma e Namazit