E diel, Maj 20, 2012
Ai që nuk gjen ujë e as dhe të pastër duhet prapë të falet në çfarëdo gjendje të jetë ai dhe nuk ka nevojë më ta përsëris namazin. Bazuar nga ajo që shënon Muslimi nga Aishja e cila ki...
![]() | Sot | 229 |
![]() | Dje | 1283 |
![]() | Ketë javë | 8433 |
![]() | Ketë muaj | 27527 |
![]() | Gjithsej | 1099786 |
Nuk ka ndonjë njeri në kë botë përveç se dëshiron siguri, i gjallë dhe i vdekur. Shumica e mëkateve fillojnë atëherë kur njeriu humb sigurinë e tij. Frika e njeriut ndaj dikujt( përveç Krijuesit) është fillimi i dështimit dhe sprova më e madhe me të cilën Allahu i sprovon robët e Tij. “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit” ( Bekare 55). Disa njerëz ndoshta mendojnë se siguria mundë të arrihet përmes grumbullimit të pasurisë. Për këtë ky njeri mundohet që të tuboj prej pasurisë së tij nga çdo anë, e lejuar dhe e pa lejuar. Tërë rrugët në këtë drejtim i shfrytëzon vetëm që ta mbizotëroj frikën e tij. Lufton dhe mbyt dhe bëhet sikur një bishë e egër vetëm që të arrij deri te ky qëllim.
Dikush ndoshta mendon se siguria mundë të arrihet përmes pozitës. Lufton për të fituar karrigen e postit. Pastaj lufton edhe më shumë që ta ruaj atë nga frika se mos po ja merr dikush dhe po bëhet pjesëmarrës në të.
Dikush ndoshta mendon se shumimi i fëmijëve dhe fuqia fisnore i sjell ati siguri. Kështu që lufton për fisin e tij dhe iu del në ndihmë atyre duke mos e shikuar se a kanë qenë prej atyre që kanë bërë padrejtësi apo prej atyre që iu është bërë padrejtësi. I mbron ata në të drejtën dhe në të padrejtën. Shpërndan për ta atë që e meritojnë dhe atë që nuk e meritojnë, prej posteve dhe prej pasurisë. Tërë këtë e bënë që të bëj një fis të fortë që ata ti ndihmojnë në problemet e tij si dhe që ai mos të pyetet për veprimet e tij, të qëlluara apo të gabuara.
Por, siguria e vërtetë në këtë botë dhe në botën tjetër është kur lidhjet njeriu i ka të forta me Allahun. Kur njeriu kthehet tek Allahu dhe troket derën e Tij. Kur njeriu kapet për litarin e fortë të Allahut. Ja se ç’thotë Allahu me rastin kur Ibrahimi polemizoi me idhujtarët e kohës së tij: “Cili nga ne e meriton të jetë i sigurt? Më thoni, nëse njihni të vërtetën! Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin ( njollosin) besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” ( Enam 81,82).
Si ka mundësi që të frikohet besimtari ndaj krijesës, kur ai është në përkujdesjen e Krijuesit të Tij?!!
Një zjarr i madh i cili digjte edhe zogjtë në qiell ishte përgatitur për një rob besimtar. Ai ishte Ibrahimi alejhi selam. Kjo ishte sprovë e madhe, por prapë nuk mundi të largoi nga zemra e Ibrahimit vendosshmerin dhe bindjen e tij në Allahun. Kur ata dëshiruan ta hedhin Ibrahimin në zjarr thanë: “Ata thanë: “Përgatitni për të një furrë dhe hidheni në zjarrin flakërues!” ( Saffat 97). Por vullneti i Allahut ishte që Ibrahimi të gjej shpëtim nga ky zjarr. “Ne thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!” (Enbija 69).
Një ushtri me fuqi shumë të madhe, në krye të së cilës ishte Faraoni kalonte fusha dhe kodra duke i ndjekur disa rob besimtar. Gjersa këta besimtar arritën në një situatë të rëndë, para kishin detin ndërsa mbrapa kishin armikun. Sprova filloi të bëhet edhe më e vështirë, por kjo nuk arriti në zemrën e besimtarit: “Në agim, ata (njerëzit e Faraonit) iu afruan atyre. Kur dy grupet panë njëri-tjetrin, shokët e Musait thirrën: “Me të vërtetë, na zunë!” Ai ( Musai) tha: “Kurrsesi! Në të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai do të ma tregojë rrugën”. ( Shuara 60-62). Edhe kjo sprovë nuk mundi ta largoj sigurinë dhe bindjen e tij se ai është në përkujdesjen e Allahut.
Një ushtri arrin në derën e shpellës. Ndërsa në të ishin të zgjedhurit e Allahut prej Pejgamberëve dhe të sinqertëve. Në të ishte Muhamedi alejhi selam me shokun e tij Ebu Bekrin. Nuk kishin ndonjë forcë e cila do të ju bënte ballë atyre. Sikur dikush prej tyre të shikonte nën këmbët e tij do ta shihte të Dërguarin e Allahut dhe Ebu Bekrin. Sprova u ashpërsua edhe më shumë. Por, zemra e fuqishme e besimtarit i cili e ndien përkujdesjen e Allahut ndaj tij tha sikur që thanë vëllezërit e tij më herët. “ O Ebu Bekr. Çka mendon për dy persona që Allahu është i treti me ta”.
Krenaria e vërtet dhe siguria e vërtetë është kur njeriu afrohet tek Allahu, kur njeriu mbështet tek Ai. Kur njeriu troket derën e Tij në rehati dhe në vështërsi. Besimtari e di se atë që e ngrit Allahu nuk ka kush që e ul. Atë që e ndihmon Allahu nuk ka kush që e mposht. Ai ( Allahu) mbron besimtarët. Forcon zemrat e tyre. Iu përgjigjet kur ata i luten. I ndihmon kur ata kërkojnë ndihmën e Tij. Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim). Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqëdhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)! Ai është Allahu, Krijuesi, Zanafillësi, Ai që çdo gjëje i jep trajtë. Atij i përkasin emrat më të bukur; Atë e përlëvdon gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
Allahu është Ai të cilit duhet ti mbështetemi. Le të jetë motoja e besimtarit “Me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzoj”
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Islam - Tema të ndryshme